LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e tërshërës për zemrën shkojnë përtej fibrave

Përfitimet e tërshërës për zemrën shkojnë përtej fibrave

Ngrënia e drithërave të integruara është e lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, ndërsa studiuesit amerikanë sugjerojnë që një komponentë e tërshërës mund ta mbrojë zemrën.

Shengmin Sang nga Qendra për ekselencë në teknologjitë paskultivuese në Universitetin shtetëror të Karolinës së Veriut për bujqësi dhe teknikë tha se ekzistojnë prova në rritje se një komponent fenolik avenanthramid (AVE) që gjendet vetëm në tërshërë – mund të ketë veti antioksiduese, antiinflamatore, antikruarje dhe antikancerogjene.

“Kulmi i studimeve sugjeroi se AVE-të e tërshërës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës”, tha Sang.

Shumica e përfitimeve i janë atribuuar përmbajtjes relativisht të lartë të fibrave, vitaminave, mineraleve dhe fitokimikateve të drithërave, transmeton Koha.net. Fibrat e tretshme beta-glukan të cilat gjenden në tërshërë tashmë njihen për aftësinë e tyre për ta ulur si lipoproteinën totale ashtu edhe atë me densitet të ulët, apo kolesterolin “e keq”.


“Ndërsa të dhënat të cilat e mbështesin rëndësinë e beta-glukanit të tërshërës janë të sakta. Këto studime tregojnë se përfitimi shëndetësor i ngrënies së tërshërës për zemrën mund të shkojë përtej fibrave”, tha Sang në një deklaratë.

“Derisa hulumtuesit shkencorë gërmojnë më thellë, kemi zbuluar se kompozimet bioaktive që gjenden në tërshërë, AVE-të, mund të ofrojnë përfitime të tjera kardio-mbrojtëse”.

Studimi u financua nga Quaker Oats Center of Excellence.

Njëmbëdhjetë shkencëtarë nga e gjithë bota i prezantuan rezultatet në konferencën e 247-të vjetore të Shoqatës kimike amerikane në Dallas. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori