LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësueset U-18 të Kosovës në basketboll udhëtojnë në Austri

Përfaqësueset U-18 të Kosovës në basketboll udhëtojnë në Austri

Me ftesë të organizatorit "Basketball Ëien 2013" nga datat 25-31 mars, përfaqësueset e Kosovës U-18, për meshkuj dhe femra në basketboll, do të marrin pjesë në turneun më të madh ndërkombëtar, ku pjesëmarrës janë ekipet nga 20 shtete të ndryshme evropiane, në të dy konkurrencat të grupmoshave nga U-12 deri në U-22.

Ky është edicioni i dytë i pjesëmarrjes së basketbollit kosovar në këtë turne. Edicionin e kaluar pjesëmarrëse në këtë turne ishte Përfaqësuesja U-16, e cila pati një prezantim të mirë, kur nga gjithsej pesë ndeshje të zhvilluara arriti tri fitore dhe dy humbje.

Të dy përfaqësueset tona në grupe kanë për kundërshtar përfaqësueset nga Gjermania, Austria dhe Letonia, ndërsa do të zhvillojnë së paku nga pesë ndeshje gjatë pjesëmarrjes, duke u ballafaquar me pjesëmarrës nga grupet tjera për rangim sa më të mirë në kategorinë U-18. Ndërsa nga grupet tjera na presin pjesëmarrës nga Italia, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Maqedonia dhe Serbia. /Telegrafi/