LAJMI I FUNDIT:

Për t’i ikur të nxehtit, studentët fjetën në stadiumin e klimatizuar (Foto)

Për t’i ikur të nxehtit, studentët fjetën në stadiumin e klimatizuar (Foto)

Tek ne ende është freskët, por vala e të nxehtit në pjesën qendrore të Kinës, ka bërë që studentët të mos mund të flenë rehat.

Meqenëse në dhomat e kampusit të Universitetit Wuhan, nuk ka pajisje për klimatizim, studentëve ju është lëshuar stadiumi i qytetit, ka klima është e kontrolluar, transmeton Telegrafi.

Afro njëmijë student kanë marrë dyshekët dhe batanijet, që të flenë së bashku në stadium, për t’i ikur nxehtësisë prej afro 35 gradë Celsius. /Telegrafi/