LAJMI I FUNDIT:

Për të heshtin rusët: Qyteti misterioz numër 40, që fsheh sekretet më të mëdha të Rusisë (Foto/Video)

Për të heshtin rusët: Qyteti misterioz numër 40, që fsheh sekretet më të mëdha të Rusisë (Foto/Video)

Qyteti Ozersk është themeluar në vitin 1946, i fshehur thellë në brendësi të Rusisë në anën lindore të uraleve, i ruajtur nga një gardh me tela gjembor që përfaqëson versionin rus të qytetit të ndaluar.

Sipas të dhënave të vitit 2010, ky qytet ka vetëm 82 mijë banorë. Historia e shkurtër e këtij qyteti, thotë se ai quhet Qyteti numër 40, kurse sipas kodit postar Qyteti numër 65, transmeton Telegrafi.

Gjatë gjithë ekzistencës së vet, ky qytet ishte i izoluar nga bota e jashtme, kurse për ekzistencën e tij dinin vetëm zyrtarët e lartë të ish-regjimit komunist. Banorët e Chelyabinsk, kurrë nuk kanë figuruar në dokumentet zyrtare shtetërore dhe ky qytet nuk figuronte fare në edhe harta.


Që nga fillimi i tij, regjimi i Stalinit i ka besuar këtij qyteti rolin më të rëndësishëm në Bashkimin Sovjetik: rolin e vendlindjes së programit bërthamorë sovjetik.

Gazetarja e të përditshmes angleze The Guardian, Samira Goetsel, ka shkruar një artikull për këtë qytet misterioz.

2

Në brigjet e liqenit Irtysh, është ndërtuar në fshehtësi të plotë centrali bërthamorë Majdak, me objektet tjera përcjellëse. Dhe kështu është krijuar qyteti, në të cilin janë transportuar punëtorët dhe zyrtarët e shquar të qeverisë për të krijuar bombën bërthamore.

Qyteti ishte fshehtësi aq e madhe, sa që banorët nuk kanë guxuar të largohen gjatë tetë viteve të para, por as të mbajnë kontakt me familjet dhe miqtë e tyre.

Megjithatë, edhe pse varfëria po shkatërronte vendin, banorëve të Chelyabinsk nuk u ka munguar asgjë. Qyteti ka qenë idilik, i përshtatur me male dhe liqene.

Derisa pjesë tjetër e kombit e kanë pasur të kufizuar sasinë e ushqimit për një ditë, në Ozersk ka pasur gjithçka me bollëk: ushqim, rroba të reja, dhe gjëra tjera luksoze, për të cilat pjesa tjetër e njerëzve kanë mundur vetëm të ëndërrojnë, transmeton Telegrafi.

Ata kanë pasur kujdes të mirë shëndetësor, shkolla, stabilitet të vazhdueshëm financiar, dhe një program të pasur me aktivitete kulturore dhe argëtuese.

Në sytë e regjimit, ata kanë qenë “mburoja bërthamore dhe shpëtimtarët e botës”, dhe gjithkush jashtë kufijve të Qytetit numër 40, ka qenë armik.

3

Megjithatë, edhe përkundër shumë të mirave dhe privilegjeve që i kanë gëzuar, ata kanë paguar një çmim tejet të lartë për këtë. E para, është se qytetarët e këtij vendi edhe sot e kësaj dite, nuk guxojnë të flasin për punën e tyre në Ozersk.

Filmimi brenda qytetit është rreptësisht i ndaluar, sepse atje janë të fshehur rezervat e materialit bërthamorë të Rusisë.

E dyta, është se çmimin që e kanë paguar qytetarët është përkeqësimi i gjendjes shëndetësore. Zyrtarët sovjetikë dhe pasuesit e tyre në Rusi, për dekada të tëra kanë fshehur nivelet e larta të rrezatimit që banorët e këtij që banorët e këtij vendi janë të ekspozuar.

Që prej themelimit të qytetit, banorët kanë jetuar në afërsi të centralit bërthamor,  kurse njerëzit filluan të sëmuren keq dhe të vdesin pa i mbushur 40 vjet.

Gjatë ekzistencës së vet, në qytet kanë ndodhur incidente të shumta bërthamore, ku më i keqi ka qenë ai i vitit 1957. Kjo katastrofë është e njohur si Kistimska, dhe cilësohet si më e keqja para se të ndodhte ajo e Çernobilit.

Për shkak të kushteve të këqija të ruajtjes, kishte ardhur deri tek shpërthimi i rezervuarit me mbetje radioaktive, nga i cili ka rrjedhur më shumë se 80 tonë material radioaktiv, transmeton Telegrafi.

4

Edhe pse zona ishte më pak e ekspozuar, ndotja nga rrezatimi ka qenë më i lartë sesa i Çernobilit, kurse ndotja e rajonit ishte shtrirë në 20.000 kilometra katrorë dhe është quajtur EURT-East Ural Radioactive Trace.

Nuk dihet se sa punëtorë dhe banorë kanë humbur jetën në këtë katastrofë, por autoritetet kishin zhvendosur 20 komuna dhe rreth 100.000 njerëz nga zonat e kontaminuara.

Sipas vlerësimeve, nga centrali bërthamor Majdak është derdhur në lumenj dhe liqenet afër zonës, një sasi e madhe e mbetjeve radioaktive që vlerësohen të jetë katër herë më e madhe sesa ato të Çernobilit.

Dëshmia më e mirë është liqeni Karachay, i njohur si “Liqeni i vdekjes” ose “Liqeni i plutoniumit” në të cilin lënda radioaktive është shumë herë më e lartë se sa në Çernobil.

Megjithatë, banorët e Ozerskut vazhdojnë të jenë të lumtur. Fëmijët luajnë nëpër rrugë, banorët shëtisin, gëzojnë shumë privilegje dhe konsiderojnë veten si një qytet i intelektualëve.

E vetmja gjë e çuditshme është ora e qytetit, pranë të cilës qëndron i varur matësi i radioaktivitetit.

5

Banorët janë të vetëdijshëm se qyteti i tyre i preferuar është duke i mbytur ngadalë, edhe pse me leje speciale mund të zgjedhin të largohen, ata prapë se prapë dëshirojnë të qëndrojnë në këtë qytet.

Të huajve dhe rusëve që nuk janë nga ky qytet, vazhdon tu ndalohet hyrja pa marrjen e lejes speciale nga shërbimi sekret rus FSB. Por, megjithatë një ekip ka arritur të fus kamera dhe te filmoj disa pjesë të këtij qyteti për një dokumentar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QcQPv-nfoZI