Ministrja për dialog, Edita Tahiri bashkë me koordinatorin Blerim Shala kanë shpenzuar 65 mijë e 787 euro për 17 takime në Bruksel. Gjithë këto para, sipas të dhënave që posedon Gazeta Fjala, janë shpenzuar për një periudhë gjashtëmujore, nga janari deri në qershor të këtij viti në bisedimet teknike Kosovë -Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian vetëm për delegacionin teknik.
Nga shuma e përgjithshme e shpenzuar, 36 mijë e 561 euro kanë shkuar vetëm për biletat e udhëtimit të pjesëmarrësve. Kurse akomodimi jashtë vendit për ekipin teknik të bisedimeve, në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, i kushtoi buxhetit të Kosovës 13 mijë e 699 euro. Ndërsa, mëditjet e zyrtarëve pjesëmarrës në bisedime, numri i të cilëve nuk dihet, arritën në 8 mijë e 72 euro.
Në drekat zyrtare delegacioni teknik i Kosovës harxhoi 7 mijë e 424 euro, gjatë shtatëmbëdhjetë takimeve.
Sipas zyrës për buxhet dhe financa të kryeministrisë në shpenzimet e ministres për dialog Edita Tahiri përfshihen edhe shpenzimet këshilltarëve dhe koordinatorit Blerim Shala. Por kjo zyrë nuk ka bërë të ditur sa ka qenë numri i këshilltarëve pjesëmarrës.
Megjithëkëtë, nuk ka ende transparencë të plotë në shpenzimet e delegacionit të Kosovës në bisedimet që zhvillohen në Bruksel.
Qeveria e Kosovës ka dhënë vetëm përgjigje të pjesshme për taksapaguesit në lidhje me koston financiare të tyre.
Në kërkesën e Gazetës Fjala për qasje në dokumentet publike, tek pas dy muajsh, ajo tregoi vetëm shpenzimet e delegacionit teknik, për këtë vit. Megjithatë nuk u ofrua qasje në vlerën e përgjithshme edhe të delegacionit politik që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa e as shpenzimet e bëra gjatë vitit të kaluar edhe pse gazeta kishte kërkuar të gjitha shpenzimet.
Vazhdimisht janë adresuar kritika për numrin e madh të pjesëmarrësve si pjesë e dialogut. Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti delegacioni i Kosovës kishte shkuar në Bruksel me përbëhej prej rreth 30 personash. Ku përfshiheshin ministra, kryetarë komunash, këshilltarë e përfaqësues të ndërmarrjeve të ndryshme.
Partitë opozitare madje kanë kërkuar edhe një raport të detajuar për të gjitha shpenzimet e deri tashme që do të duhej të paraqitej në kuvendin e Kosovës.
U raportua se gjatë muajit gusht kur u zhvillua raundi i fundit i bisedimeve Edita Tahiri, kishte reduktuar stafin, pasi që një gjë të tillë i kishte kërkuar shefi i qeverisë Isa Mustafa. “Një gjë e tillë është kërkuar nga kryeministri Mustafa, me qëllim të reduktimit të shpenzimeve në udhëtime”, pati deklaruar Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa.
Shpenzimet e vetme të “zbuluara” viteve të kaluara
Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi filluan në mars të vitit 2011 fillimisht vetëm në aspektin teknik. Dhe më pas janë shtrirë edhe në rrafshin politik, që nga tetori i vitit 2012.
Por, takimet u përcjellën me shpenzime që nuk u zbuluan kurrë tërësisht. Qytetarët e Kosovës nuk e dinë se sa u shpenzua në vitin 2011 dhe 2012.
Ndërkohë që për periudhën e parë të vitit 2013 zyra e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaci kishte ofruar informata të pakta duke treguar vetëm ato të zyrës së kryeministrit por jo edhe zyrtarëve tjerë pjesëmarrës.
Kështu vetëm zyra e Kryeministrit kishte shpenzuar, rreth gjysmë milioni euro për udhëtimet. Fillimisht shpenzimet janë mbuluar nga buxheti i rregullt i zyrës së kryeministrit dhe ministritë e tjera për anëtarët e tyre të delegacioneve. Më pastaj në korrik 2013, qeveria ndau 700 mijë euro si fond të veçantë për bisedimet.
Ky fond parashihte mbulimin e shpenzimeve për të gjithë përfaqësuesit e zyrës së kryeministrit dhe të ministrive të tjera pjesëmarrëse në delegacionet e bisedimeve. Fondet ndaheshin nga rezervat e qeverisë dhe kursimet e ministrive.
Për katër vite, kur edhe kanë filluar këto bisedime qytetarët dinë vetëm shpenzimet e zyrës së kryeministrit për gjysmë e parë të vitit 2013 dhe ato të delegacionit teknik për 6 muajt e parë të këtij viti. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania