Për shtet sportiv!
Në veten e parë jopolitike për tendencën si hyrje kulturologjike: Rastësia herë-herë është mrekulli. Debatet mediale tashmë kanë filluar dhe janë aq bombastike sa edhe të irritojnë! Dhe, mirë është që në televizionin tonë publik (s’di cili televizion nuk është publik), në TV-debat jetanekosove.com i është hyrë së kaluarës dhe debatit aktual për rrjedhën e votave (pardon fushatës votuese zgjedhore lokale). Dhe rastësia e ndërrimit të kanaleve televizive më “dërgoi” në Klinë, në qytezën e rrjedhës së tre-katër lumenjve, derdhjes së tyre në lumin Drini i Bardhë, i cili e përshkon një pjesë të hapësirës së Klinës.
Nëse e lëmë anash këtë (për t’iu kthyer në fund të këtij shënimi), në debatin e jetanekosove.com, një margaritar par exellance. Pas logos – videopropaganduese të shpalljes së Kosovës shtet sportiv, filloi debati për këtë shtet sportiv të paparë ndokund në botë! Kosova, që përveç se e ka shpallur shtetin e pavarur Republika e Kosovës (të njohur nga shumë vende të botës), është në “procedim” të shpalljes edhe si shtet sportiv!
Në zgjedhjet “nacionale”, dy vjet më pas, sigurisht se Kosova do ta gjejë edhe ndonjë shtetësi tjetër, pse jo edhe shtet universitar, shtet rinor, shtet yllësor, shtet barsoletash, shtet ujësjellësish, shtet universitar, shtet debat-kafenesh e byreku (gjatë një takimi me xhiruesin e dytë të filmit Slumdog Millionary, Stefan Kuibek i ka lavdëruar kafetë makiato dhe byrekët, i cili ka thënë se askund më të mirë nuk i ka gjetur), dhe, me shkas nga kjo, edhe shtet filmik.
Pse jo shtet sportiv!? Në fillimvitet e ‘90- ta të shekullit të kaluar, në Ligën kampionale të Kosovës, ekipi nga Klina “Dukagjini” u shpall kampion i Kosovës dhe kolegu H. M. ironikisht e vuri në short që të luajë në Ligën e kampionëve me Realin e Madridit.
Afër 250 emisione e mos më shumë Jeta Xharra me kompani i ka realizuar në përpjekje që të kontribuojë për investigime hulumtuese kërkimore.
Nga burime të konfirmuara mësojmë se Jeta Xharra konsiderohet edhe ambasadore e sportit në Kosovë! Në anën tjetër, një tjetër “personalitet” i kulturës dhe sportit në Kosovë është Eroll Belegu, i cili po ashtu mësojmë se e ka një OJQ “INKUS” (Instituti për Kulturë e Sport), që përkrahet nga Ministria e Kulturës (e Rinisë) dhe Sportit. Dhe këto mësime na bëjnë të bindemi se pse nga një debat i tillë u shpalos termi investigues “shtet sportiv”.
Kam dëgjuar se mund të ketë ditë e javë, apo edhe muaj që mund të konsiderohet si ditë, javë e muaj i sportit, po të “dalësh” dhe të hysh në një shtet sportiv çudirat ndodhin vetëm te ne. Dhe sigurisht që për president të shtetit sportiv dihet kush do ta marrë mandatin, dhe për ambasadorë!
Nga Ditari:
– Për kë do të votosh?
– Për Hamit Krasniqin.
– E dini se Ai është gjetur dhe është varrosur?!
– E di. Pse dyshoni?! Për çmendurinë time apo ekzistencën e hidhur?! Do t’u falem vegimeve, në kuptimin e krijuesit të dreqit. Harresa te shpirtrat e përkohshëm është sa e rrejshme, aq e tejkaluar shpejt! Por, gjithmonë e pasaktë. Pëshpëritej për njëfarë uragani, mjegullnaje, tymi, kolere apo nxehtësie, që mund ta përfshijë qytezën ditën e nesërme!
Ndërpritet dialogu nga tingujt e një kënge. Po ashtu, ndërpritet edhe kënga, edhe kënga për të vazhduar me një çast tjetër intervistues. Ata hynë me maska pa ngjyrë, një nga një. U ulën në karriget e paparalajmëruara. Nëpërmjet një dëgjueseje pa formë, zërin e kishin të njëjtë. Një orë më pas, po ashtu, që të tre dolën një nga një të panjohur. U zhdukën. Ardhmëria e çastit zhurmëronte nëpër të gjitha studiot informative. Nuk kishte sekrete. Folur kishin për Fluturimet Vallëzuese në mbrëmjen e parë të Klinës, për Ndriçimet Verbuese në Errësirën e dytë të Uj(ë)mirit dhe për Zhurmat Shurdhuese në Para-mesnatën e tretë të Drinit të Bardhë.
Na vranë të vdekurit! – klithën. Kronikat do ta tejkalojnë jetën për t’u kthyer në shkronja të padeshifruara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame