Për shtet apo protagonizëm?
Pas një viti a dy, të gjitha do të harroheshin nëse pikat kufitare nuk do të kontrollohen nga doganat e Kosovës. Qeveria do të marrë notën negative dhe do të shkojë në fund të pusit, por po në atë fund do të gjendet edhe sovraniteti i Kosovës. Prandaj, nëse opozita e tanishme nuk kontribuon në krijimin dhe implementimin e një strategjie funksionale për ta kthyer dhe ruajtur sovranitetin e vendit, ai pushtet që do ta humb pozita nuk ka çka i duhet as opozitës.
Operacioni i ROSU për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31 ka legjitimuar Policinë e Kosovës si një force serioze dhe e aftë për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë. Hiq disa mangësi, ajo që bëri qeveria e Kosovës më 25 korrik në Mitrovicë është një ngjarje pozitive që shënoi aksionin e parë për kthimin e sovranitetit në duart e shtetit. Njëkohësisht kjo shënoi një etapë të re të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë. Por nuk duhet lënë anash momentin që i parapriu aksionit të ROSU e që ishte vendimi për reciprocitet i ministres se tregtisë Zonjës Mimoza Kusari. Në të vërtetë, vendosja e suksesshme e reciprocitetit tregtar është goditja më madhe që Serbia ka pësuar nga politika e Kosovës që nga paslufta e deri më tani. Një rol të veçantë e mbase kryesorin për këtë e ka ministrja Mimoza Kusari, e cila u tregua inteligjente dhe e guximshme për ta mbrojtur ekonominë dhe dinjitetin e Kosovës me një vendim adekuat politik dhe ekzekutimin e tij konform ligjit . Kur kësaj i shtohet puna e palodhshme e shefit të saj, Behgjet Pacollit në lobimin për njohjen e Kosovës që po manifestohet me rezultate inkurajuese, atëherë mund të thuhet se Serbia shigjetat më të fuqishme aktualisht po i merr nga AKR-ja dhe lideri i saj! Ndoshta kjo tregon më se miri se për të bërë punë të mira nuk ka nevojë që patjetër të jesh në ballë të një forcë të madhe politike. As që patjetër të jesh president apo kryeministër. Mjafton të dish dhe të duash.
Tani me kalimin e kohës janë shfaqur edhe ekuivokët për suksesin e aksionit të qeverisë në veri. Përderisa opozita kishte një qëndrim pozitiv dhe kurajues sidomos në ditët e para, kohëve të fundit ajo ka filluar të luhatet dhe t’i bjerë pishman fjalëve të veta. Disa analistë po ashtu, nuk janë konsistentë në vlerësimet e tyre. Tani sikur ka filluar të legjitimohet thënia se shqiptari të falë gjithçka, qoftë edhe gjakun, por nuk ta fale suksesin! Suksesi i qeverisë, apo më saktë i ROSU në Veri është një diçka që nuk mund ta falin ata që kanë llogaritur në rënien e qeverisë së Hashim Thaçit. Është e vërtetë se momenti i ri i krijoi një bunker të mirë për problemet e Hashim Thaçit dhe partisë së tij, por kjo nuk duhet ngatërruar me vlerën e aksionit në veri që nuk kishte emër tjetër pos atij të suksesit.
Në anën tjetër, është herët të vlerësohet nëse si kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi do të arrijë ta kapitalizojë këtë fitore për vete dhe partinë e tij, por qartazi po hetohet se ai po mundohet ta bëjë këtë. Vetëlavdërimi i tij nga pozita e kryeministrit nuk i kontribuon situatës vërtet serioze që është ende në veri, por as krijimit të unitetit të spektrit politik në Kosovë si parakusht për kapërcimin sa më me sukses të kësaj krize dhe të krizave që mund të shfaqen në vazhdim. Njeriu nga i cili mund të mësojë jo vetëm Thaçi, por edhe shumë politikanë të tjerë, është zonja Mimoza Kusari, e cila asnjëherë nuk dha ndonjë deklaratë megallomane, edhe pse llogaritur nga rezultatet e fundit partia e saj ka pasur nevojë për publicitet më shumë së çdo parti tjetër. Por, Zonja Kusari tani është e përqendruar në ruajtjen dhe forcimin e pozitës së shtetit e jo të partisë. Ajo nuk ka thirr mediat dhe nuk ka shkruar faqe të tëra të ndonjë “strategji të veçantë”, por ka vepruar shpejt dhe drejt për ta zëvendësuar mungesën e mallrave serbe në tregun e vendit. Ajo bëri që bomba e politikës serbe e kurdisur kundër Kosovës të zbrazet në vetë Serbinë. Tani pasojat do t’i bartin tregtarët serbë dhe shteti i tyre. A duhet strategji më e mirë se kjo!
Pra, Hashim Thaçi së pari dhe opozita së dyti, duhet ta dinë se koha e fushatës ka përfunduar dhe është më e dobishme për vendin që në çdo moment, sidomos në momentet si këto që po i kalojmë, të sillen më kompetencën dhe dinjitetin e duhur. Jo vetëm kur veprojnë, por edhe kur komunikojnë me njëri tjetrin, si dhe me qytetarët. Lista e problemeve që ka sot Kosova është e madhe e po aq e madhe është edhe lista e dobësive të qeverisë, por edhe të klasës politike të Kosovës në tërësi. Më së pakut ka vend për vetëkënaqësi! Tani e tutje kërkohet që të krijohet një unitet politik e jo të caktohen meritat. Qeveria ka nevojë të tregohet e vëmendshme me veprimet e ardhshme e kurrsesi të komentojë deri në ekstrem efektet e një operacioni. Fundja, vetëm atëherë kur të kapen autorët që ideuan, kryen, apo ndihmuan krimin mbi ROSU mund të konstatohet efikasiteti i shtetit edhe në Veri.
Pas një viti a dy, të gjitha do të harroheshin nëse pikat kufitare nuk do të kontrollohen nga doganat e Kosovës. Qeveria do të marrë notën negative dhe do të shkojë në fund të pusit, por po në atë fund do të gjendet edhe sovraniteti i Kosovës. Prandaj, nëse opozita e tanishme nuk kontribuon në krijimin dhe implementimin e një strategjie funksionale për ta kthyer dhe ruajtur sovranitetin e vendit, ai pushtet që do ta humb Hashim Thaçi nuk ka çka i duhet as opozitës. Kjo i bie sikur dy vëllezër të luftojnë për pronësinë e një shtëpie, të cilën sakaq vjen dikush dhe ua rrënon. Pastaj njeri syresh shpallet titullar i shtëpisë së rrënuar?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës