Për një shekull qëndroi fshehur: Rishfaqet krijesa misterioze, që mendohej se është zhdukur (Foto)

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, pas 100 vitesh është shfaqur një krijesë që mendohej se është zhdukur.
Radarët kujdestarë që kërkojnë për gjallesa të ndryshme, e kanë regjistruar gjallesën misterioze, që ka trup të tejdukshëm në formë të fulterëzës, me madhësi afro dhjetë centimetra, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ajo është e rrethuar me një ‘shtëpi’ nga proteinat dhe celuloza, që ka madhësi deri një metër në diametër. Gjallesa e krijon këtë lloj mbështjellësi në formë larvash, për të kapur grimca të ndryshme ushqimi, derisa lëvizë nëpër ujë. Kur kanalet e të së ashtuquajturës shtëpi bllokohen, ajo e hedhë dhe e formon tjetrën, për një kohë shumë të shkurtër.
Megjithëse është e gjatë vetëm dhjetë centimetra, familjarët e saj të largët që janë kandilat e detit, nuk arrijnë madhësi më të madhe se tre apo katër centimetra. Megjithatë, janë mjaftë të dobishëm në ujëra, sepse i dërgojnë mbetjet ushqimore në thellësi, pasi aty i heqin nga vetja ‘shtëpitë’.
Shkencëtarët kanë konfirmuar se e kanë parë për herë të dytë Bathochordaeus charon, emri i kësaj krijese sipas mitologjisë greke, për të cilën mendohej se i dërgon shpirtrat e të vdekurve në lumin Styx. Hera e parë që është parë dhe dokumentuar, ka qenë në vitin 1900, ndërsa ishte zbuluar nga një mostër e gjetur më 1890.
Krijesa e pakapshme, mbase ka rënë edhe më parë në radarë, por ka qenë shumë larg dhe nuk shihej si duhet, duke bërë që të mendohet se është zhdukur, apo nuk ka ekzistuar kurrë. Disa kanë menduar se është mit, apo thjeshtë variant i ndonjë specie tjetër që nuk ekziston më.
Në këtë rast, hulumtuesit kanë qenë me nëndetëse dhe i kanë shkuar pas. Megjithëse nuk ia kanë dalë ta zënë me rrjetë, fotografimet e bëra janë përputhur me përshkrimet e para një shekulli.
“Është një zbulim i mirë dhe dokumentet e saktësojmë se evidenca gjenetike, është e njëjtë me atë që kërkohej” ka thënë Allice Alldredge, profesoreshë e biologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara.
Ndryshe, nga i njëjti hulumtim janë gjetur edhe 21 specie të rralla, por që ende nuk është vërtetuar përkatësia e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Fustani që po i “çmend” njerëzit në rrjetet sociale (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët