LAJMI I FUNDIT:

Për ‘ilirat’ e shoqërisë civile

FER-i dhe historia e tij e shkurtë ka befasuar katër herë prej se u shfaq në skenën politike, dhe bëri që një shumicë e vogël elitare të besojë në të. Befasia e parë dhe e vetmja e këndshme erdhi kur ata djem e vajza të reja (kryesisht biondë), morën një rrugëtim të vendosur për të treguar se po vinte fundi i “politikës së vjetër” – një term që e përdorën gjatë gjithë fushatës e që nuk u sqarua asnjëherë deri ne fund. Ishte e këndshme të shohësh njerëz normalë që garojnë në politikë, pa koncerte me këngëtarë si porn-stars, pa vetura super të shtrenjta dhe brigada truprojash. Ishte ndjenjë e mirë – të paktën vizuelisht – që ky vend e ka edhe një shtresë e cila është rrënjësisht ndryshe nga ajo klasë politike që kishim parë deri më sot. Sidomos nga ajo që dy qeveritë e fundit kishin treguar. Për të mos u ndalur në shtjellime të tjera, po them shkurt që gjithçka lidhur me prezantimin, ideologjinë policore dhe sistemin partiak në Kosovë është – GËRRDITSHËM.

FER-i u paraqit ndryshe. Liberalë në koncepte, me njerëz që mbase nuk kanë dosje as për parkim ilegal –e jo më për krime të tjera më serioze, dhe koncepte skandinave të barazisë gjinore. Kjo parti ringjalli një pjesë të elektoratit kosovar i cili ka kohe qe i bojkoton zgjedhjet, ka humbur besimin në perandorët e luftës e të paqes dhe i sheh politikanet pa dallim – gënjeshtar e hajna.

Rezultati i zgjedhjeve e nxori FER-in me 2.2 % të votave. Ndoshta kanë marrë edhe pak më shumë, po nuk arritën ta ruajnë votën e tyre. E në Kosove, kjo është e domosdoshme. Jo se diku tjetër nuk është. Por dallimet janë “industriale”. Tashmë e dimë që në Kosovë, industria më e fuqishme pas show-bizit (frizerkave, rrobaqepësve, turbo folk muzikës), industria e militantëve është më e qëndrueshmja që prej pasluftës. Këtu përfshihen shantazhet, shit-blerjet e votës, sigurimi i votimit familjar, dhe “ruajtja” e votës me ose pa kallash, varësisht se për cilën zonë gjeografike bëhet fjalë.


Befasia e dytë. Prej përfundimit te zgjedhjeve, FER-in e kapi ndryshku. Edhe pse jo parti opozitare në parlament, elektorati prej 2.2 %, por edhe një pjesë tjetër kanë pritur të shohin një rol më proaktiv. FER-i nuk lëshoi zë, kur u bënë ato kapërdimet e fiskulturat nëpër qeveri, zgjedhja monumentale e pres(z)identit, privatizime dhe shitblerje të pothuajse gjitha pronave publike në mënyrën më të palogjikshme e të dëmshme… Përpos në emisionin super humoristik të gjakovarit – Dina, nuk pamë që njerëzit e FER-it të thonë diçka rreth asaj që “politika e vjetër” po vazhdonte (dhe vazhdon) ta shkatërrojë me një vetëmohim të pashoq.

Befasia e tretë. Matematicieni Gashi, lëshoi FER-in. Zakonisht mendoj që akademikë të suksesshëm është më mirë t’i rrinë politikës në distancë. Posaçërisht në Kosovë, ku ka thellësisht më shumë nevojë për njerëz që prodhojnë dije, se sa që shesin mend në kuptimin më banal, por figurative të fjalës. Megjithatë, zgjedhje personale. Ajo që të befason këtu është arsyetimi se largimi vjen si rezultat i pasivitetit të partisë…..Pyetja e radhës është, kush paska qenë pra partia??

Befasia vjen e thartohet. Ilir Deda, figura mbase më qendrore e FER-it u largua dhe dha po të njëjtin arsyetim. Më duket pak cinike, edhe pse Iliri është dukur të jetë djalë i satirë, që ky arsyetim të vije prej njërit prej themeluesve të kësaj partie. Prapë më duhet të pyes, po kush e paska drejtuar dhe kush i paska dhëne kahje FER-it gjatë kësaj kohe?

Më vonë erdhi që pjesa e mbetur e FER-it iu bashkua Vetëvendosjes, një partie me një përzierje të çuditshme të ideologjive majtiste dhe nacionaliste që shpesh (shumë shpesh) janë kundërthënëse.
Prapë, OK. Votuesi kosovar nuk është i edukuar në atë formë të bëj dallime të këtij lloji ose të shquaj paqartësi fundamentale të këtyre bashkimeve politike. Dhe meqë pushteti është graviteti i gjithçkaje kur garon në politikë…..prapë OK.

Krejt kjo u finalizua me aderimin e Dedës dhe Gashit si këshilltarë të lartë në Presidencë… Gjatë fushatës u çirren me etiketime për politiken e vjetër, dhe jo vetëm … edhe për fytyrat (në fizikum) të politikës së vjetër. Dhe është paksa e padenjë (nëse ekziston diçka e tillë ende) që të kalohet kaq lehtazi dhe për më tepër duke dhënë një arsyetim banal kundrejt votuesve tuaj, edhe nëse ata janë veç 2.2 %.

Edhe kjo është e drejtë e juaja, por në tërësi nuk është FER. Nuk është FER ndaj të gjithë atyre që besuan te koncepti se po vjen një politikë “e re” sido që e definojmë atë. Nuk është FER ndaj konceptit. Atë koncept që ORA dështoi ta dërgojë deri në fund dhe FER-i e sakatoi ende pa ia nisë si duhet.

Por është edhe ana tjetër. Të paktën u shkul ai iluzioni që liderë të shoqërisë civile janë motor i ndryshimeve. Të paktën, kushdo që do të vijë pas jush me ide për “politikë të re”, do të mendohet mirë para se t’ia fillojë. E besa edhe do të kalkulojë më mirë.

Në trend

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori