Kohëve të fundit shpesh kam hasur në konceptin e “fuqizimit të femrës” që ka për qëllim të drejtojë dhe inkurajojë gjininë femërore të sfidojë në jetë!
Javën e kaluar u mbajt samiti i gruas së PDK-së. Pavarësisht fokusit për krijimin e vendeve të punës për gratë, në këtë samit Lumnija foli për burrin e saj! Metaforikisht, fjalimi i saj më ngjante me “Ditarin e Ana Frankut”, veçse në një kuptim ndryshe!
“Ditari…” është i lidhur me Luftën e Dytë Botërore, se si në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenje. Ana shkruante gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes!
Si duket, edhe gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Lumnija kishte gjetur shoqen e saj të zemrës: ditarin, duke i rrëfyer çdo gjë, dhe se do të jetë një burim ngushëllimi për të!
Në atë samit ajo tha që e ka kapërcyer disa herë kufirin ilegalisht, vetëm për tu takuar me burrin e vet! Ditari i saj mbeti si dëshmi e vuajtjes dhe sakrificës së saj për dashurinë që kishte dhe ka për burrin e saj!
Ajo theu edhe mitin e krijuar prej kohësh “Larg syve, larg zemrës! Dhe pas çdo fjale, një duartrokitje!
Unë akoma edhe sot nuk e kam kuptuar se ç`lidhje kishte fjalimi i saj me samitin e gruas? Kujt po i intereson rrëfimi i një dashurie të realizuar mes tyre?
Kjo tregon mungesën e seriozitetit në atë samit, si dhe peshën reale të gruas në shoqërinë tonë!
Më kujtohet respektivisht data nga 4 deri më 6 tetor 2012 në Prishtinë që u mbajt Samiti Ndërkombëtar i Gruas “Partneriteti për ndryshim: Fuqizimi i gruas”, ku Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte nikoqire e këtij samiti! Koncepti i “fuqizimit të gruas” më pengon! Jo se jam kundër sfidimit dhe edukimit të gruas, mirëpo mendoj se ky “fuqizim” duhet ti drejtohet gjinisë mashkullore, e më pak asaj femërore!
Gratë kosovare dhe shqiptare janë gra të njohura me shkathtësi të ndryshme, janë punëtore, menaxhere, nëna superiore, lidere dhe në situata të vështira veprojnë me mençuri dhe durim! Historia e ka treguar, sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë, rolin e rëndësishëm të gruas në mbrojtjen e fëmijëve, të dashurve dhe familjarëve nga torturat!
Andaj, pyetja e cila më mundon është se a ka nevojë femra të fuqizohet? Jo. Shumë gra i kanë këto shkathtësi, çfarë ju mungon është liria dhe drejtësia!
Për t’u fuqizuar ka nevojë më shumë gjinia mashkullore! Po nxitoj të jap edhe argumentin!
Mos ta injorojmë faktin se dhuna dhe padrejtësitë e nënshtruara ndaj gruas shumë shpesh janë të imponuara nga gjinia mashkullore. Andaj, kësaj gjinie i mungon edukimi dhe arsimimi! Jo vetëm të mësojë rolin e gruas, por edhe të çmojë vlerën e saj, dhe t’i përmirësojë sjelljet e tij ndaj saj! Ata meshkuj të cilët i trajtojnë gratë dhe nënat e tyre si skllave apo shërbëtore, janë pikërisht këta meshkuj që kanë nevojë për fuqizim! Ky mashkull ka nevojë të mësoj dhe të emancipohet! Të çlirohet nga idetë antike dhe nga preokuptimet “kanunistike”, “kuranistike” dhe ato “biblistike”. Janë këta meshkuj që frikësohen nga fuqia e femrës dhe nga sukseset që një grua mund ti arrijë!
Dhe, pikërisht për këtë i imponojnë këto rregulla dhe kontroll ndaj gruas.
Janë këta meshkuj që harrojnë që suksesi i femrës është edhe suksesi i tij e mbarë shoqërisë njëkohësisht!
Prandaj, mendoj se gjinia mashkullore ka nevojë të fuqizohet! Le të merremi me fuqizimin e tyre më shumë! T’i edukojmë, mësojmë qysh prej fëmijërisë! I kotë është suksesi ynë në fuqizimin e gruas kur mashkulli ngec mbrapa.
Dua ta përfundojë me optimizëm. Me gruan kosovare dhe shqiptare pasi meriton respekt të veçantë! Këto gra punojnë, kujdesën për fëmijë, pastrojnë, janë të edukuara, e disa janë lidere. Këto gra vlen të përmenden! Nuk janë gra të dobëta dhe pa fuqi! Këto janë gratë tona nga të cilat mashkulli mund të mësoj shumë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij