LAJMI I FUNDIT:

Për çka mendojnë femrat derisa përpiqen të arrijnë orgazmën?

Për çka mendojnë femrat derisa përpiqen të arrijnë orgazmën?

Pas shumë hulumtimesh mbi orgazmën e femrës, ka ardhur koha edhe të dihet se çka u shkon nëpër kokë femrave derisa përpiqen të arrijnë orgazmën.

“Mbase do të ishte dashur të merrni kontrollin”
Janë ato situata kur seksi zgjat goxha shumë, ndërkaq duket që orgazma gjithnjë e më vështirë arrihet, transmeton Telegrafi. Atëherë femrat mendojnë për atë që të marrin gjërat nën kontroll dhe të masturbojnë derisa të arrijnë orgazmën.

“Ish-partneri ka qenë aq i mirë”
Nëse femra me ish-partnerin ka pasur seks të shkëlqyeshëm, natyrisht që do t’i kujtohen situatat kur me partnerin e ri assesi nuk mund të arrijë orgazmën.

“Fokusohu”
Është forcë magjike e mendimeve, ndërkaq shpesh mendimet e gjithfarshme marrin kontrollin gjatë seksit.


“E dëshiroj orgazmën, mirëpo dëshiroj që kjo situatë kurrë të mos ndërpritet”
Nganjëherë seksi është aq i mirë sa që femrat dëshirojnë që të zgjat deri në pakufi.

“Oh, kjo është edhe më e mirë se vetëkënaqja”
Po, është e mundshme që seksi me partnerin të jetë aq i mirë sa që ndjenja është më e mirë se vetëkënaqja.

“Hëm, si t’i them për vibratorin, kur gjendem në situatën e këtillë?”
Nganjëherë vibratori është opsion i mirë në disa situata, mirëpo është e vështirë të dihet se çka mendon partneri për të.

“Vazhdo të bësh atë që je duke bërë, vetëm ashtu… Oh, jo, përse ndërpreve?”
Në seks ka situata kur femra kënaqet në atë që partneri bën dhe dëshiron të vazhdojë të bëjë pikërisht atë, mirëpo meshkujt nuk janë në gjendje t’ua lexojnë mendimet.

”Majtas, majtas”
Mbase në këngën Irreplaceable në të cilën Beyonce i këndon To the left, To the left” bashkëshortit, jep këshilla për seks?

“Do të ishte mrekulli nëse tani do të kalohej në pozë tjetër”
Femrat, si edhe meshkujt, shpesh nuk bisedojnë haptas për seksin dhe për preferencat e tyre. Me siguri shumica e femrave kurrë as që thonë se cila u është poza më e preferuar.

“Ëh, poza dogy style herën e kaluar ishte e shkëlqyeshme…”
Për orgazëm shpesh nuk mjafton vetëm një pozë e caktuar. /Telegrafi/