Peja, bëhet nikoqire e Reel Rock Tour që është një ngjarje me origjinë amerikane që në formë të franqizes ndodhë çdo vit në shumë vende të botës.
Ky është viti i dytë që kjo ngjarje organizohet në Pejë dhe Zubin Potok me ndihmën e tanimë sponsorit tradicional të kësaj ngjarjeje, Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Ndërsa sponsorët tjerë të ngjarjes janë: Komuna e Pejës, Birra Peja si dhe sponsorët medial Klan Kosova dhe Telegrafi.
Ngjarja organizohet nga Klubi i ngjitjes “Marimangat e Pejës”.
Siç bëhet e ditur në një njoftim, sivjet do të ketë eksperiencë të veçantë nga “Bishat” e ngjitjes në shkëmbinj, një përjetim për plot adrenalinë, shfaqjen e shkathtësive dhe fuqive të pamundurës e deri tek aksidentet tragjike.
Gjithashtu shtohet se filmat dokumentarë do të shfaqen në kinemanë e qytetit të Pejës “Jusuf Gërvalla” me datë 14.11.2015 duke filluar nga ora 18:00.
Organizatorët ftojnë të gjithë adhuruesit e bjeshkatarisë, alpinizmit, ngjitjes, aventurave malore, adrenalinës si dhe të gjithë të interesuarit tjerë të marrin pjesë dhe të ndjekin premierën e këtyre 5 filmave dokumentarë të shkurtër.
“Ngjitja në via ferrata, ngjitje në shkëmbinj, ecje malore si dhe shpellë, do ta bëjnë edhe më interesantë këtë festival i cili edhe ashtu është unik për nga natyra e filmave që prezanton“, ka pohuar kryetari i merimangave Nol Krasniqi.
“Reel Rock tour” është një festival lëvizës i filmave mbi alpinizmin të cilat si pjesë e festivalit shfaqen në mbi 500 vende të ndryshme të botës, ndër ta edhe Kosova.
Drejtoresha e Festivalit, Flutura Ibrahimi, pohon se tanimë ky festival lirisht mund të quhet tradicional.
“Suksesi i vitit të kaluar që reflektoi me interesim të shtuar të bjeshkatarëve dhe të qytetarëve të tjerë na bëri që të inicojmë edhe një edicion të këtij festivali. Tani besojmë se më nuk do të ndalemi dhe Peja për vite të tëra do të vazhdojë të jetë nikoqire e festivalit Reel Rock Tour“, ka shtuar Ibrahimi.
“Ky festival do të jetë edhe një hap pozitiv në promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor, kështu duke ndikuar që Peja të njihet si vend atraktiv në regjion dhe destinacion për realizimin e aktiviteteve rekreative në natyrë”, ka vazhduar më tej Ibrahimi.
Ky është viti i 10 i këtij festivali, ndërsa në Kosovë organizohet për herë të dytë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes "hoxhallarëve" serbë e rusë

KOSOVË

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi