LAJMI I FUNDIT:

PD reagon pas sulmit të rusëve në Uzinën Ushtarake të Gramshit

PD reagon pas sulmit të rusëve në Uzinën Ushtarake të Gramshit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë nga tre shtetas të huaj, dy me pasaporta ruse dhe një ukrainas sonte në fabrikën ushtarake në Gramsh.

Berisha në një postim në Facebook, ka bërë thirrje njëherësh rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e hyrjes së tyre në territorin e Shqipërisë.

Ai ka thënë se ky është akt agresioni terrorist i zbuluesve rus ndaj rojave të fabrikës ushtarake të Gramshit dhe akt subversiv ndaj Shqipërisë.


Policia në Shqipëri jep detaje për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh
Lexo po ashtu Policia në Shqipëri jep detaje për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh

“Mediat njoftojnë se rusët, në fakt agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës ushtarake të Gramshit. Ushtarët roje të Uzinës kanë tentuar ndalimin e tyre, por rusët i kanë sulmuar me lëndë kimike djegës të natyrës së paqartë dy ushtarët roje dhe kanë krijuar plagë djegie”, ka shkruar ai.

“Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rusë nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori