Kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeleid Alibeaj në një deklaratë për mediat ditën e sotme ngriti edhe një herë shqetësimin për implikimin e drejtuesve të policisë në “biznesin e kanabisit”, siç e quajti ai.
“Implikimi i drejtuesve të policisë në biznesin e kanabisit sipas skemës së Edi Ramës ku për çdo rrënjë merret 30 për qind, është dramatik. Kemi denoncuar prej ditësh me emra dhe me zona konkrete se si shefat e Edi Ramës në polici janë kthyer në menaxherë të drogës”.
Alibeaj përmendi edhe emra konkretë drejtues të policisë në vend. “Raporti i shërbimeve partnere dhe shërbimeve inteligjente vazhdon sot me të tjera të dhëna; Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 €. Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë. Alfred Maksuti, Shef i Komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti. Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Elton Alushi, Shef i Komisariatit nr.3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës. Sali Skura, shefi i Komisariatit nr.5. i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef-seksioni i krimeve. Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Kamëz. Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malësinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën. Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit, dhe i përfshirë në çdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet. Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr.2, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish Shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda. Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, i lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre. Oltion Bistri, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, i lidhur me bandën e gjobëvënësve dhe vrasësve me pagesë, si Meart e Ilir Berberi. Mbulon dhe ndan fitimet e drogës në këtë zonë”, akuzon Alibeaj.
Ai thotë se e policisë nuk kanë më prioritet qytetarët, rendin e sigurinë, por ruajtjen e trafikimin e drogës.
“Ja si poshtërohen burrat dhe gratë në uniformë, që kanë integritet e punojnë me përkushtim, por kanë mbi krye një grusht shefash dhe qeveritarësh që po drejtojnë biznesin kriminal. Ky është sundimi de fakto i vendit prej drogës dhe krimit. Ky nuk është vullneti i shqiptarëve, as dëshira e tyre. Shqiptarët duan një vend më të mirë, ku sundon ligji, me rend, siguri e punë të ndershme. Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën”, përfundon deklarata e Alibeajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania