“Pavarësia” në krizë të thellë
“Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje ose arsye në sallat e diplomacisë. Djali jem, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota”. (George Fred Williams)
“Pavarësi është e pakthyeshme”, ”Pavarësia është punë e kryer”, ”Pavarësia nuk negociohet”, këto janë fjalët më të shpeshta të diplomatëve të huaj që dëgjohen këtyre ditëve në Prishtinë dhe gjetiu.
Këto deklarata të kujtojnë ato të ish-sekretarit amerikan Xh. Beker gjatë viteve 90- dhjeta se kurrë nuk do të lejohet shkatërrimi i Jugosllavisë së Titos. Vox Populi: ”Mos thuaj tri herë për një gjë, sepse ndryshe së fundi kjo del e vërtetë”. Eh, kur kësaj i shtohen edhe deklaratat e z.Montgomerit, ish-ambasador amerikan në Zagreb dhe Beograd, i cili në një intervistë për gazetën “Blic” të Beogradit tha se në Ballkan ka dështuar politika ndërkombëtare në krijimin e shoqërive multietnike (fjala është për Bosnjën dhe Kosovën) dhe se këto shtete duhet të ndahen në mënyrë që të krijohen rrethana të reja për këto vende në formë që të ketë një stabilitet më afatgjatë në rajon.
Ky farë burrështetasi amerikan pas viteve 90-dhjeta ishte një aktor shumë i rëndësishëm në rajon, së pari gjatë luftës në Kroaci ishte ambasador në Zagreb, e më pastaj gjatë vitit 2001, në konfliktin e Luginës së Preshevës ishte ambasador në Beograd. Ky biznesmen politikan amerikan nuk ka dyshim se është njohës i mirë rrethanave të këtij rajoni. Por, shtrohet pyetja pse dalin këso deklarata nga njerëz të cilët deri dje ishin aktorët kryesorë të ngjarjeve të përgjakshme që ndodhën në të kaluarën e afërt.
Vallë, a mos janë këto lojna të një para politike për të cilën politikanët e rajonit nuk kanë mësuar nga e kaluara e hidhur e rajonit? Kur duhen të mësojnë politikanët e rajonit, sidomos politikanët tanë nga leksionet e politikanëve të huaj? Pse mu tani, dalin këso iniciativa politike kur shumica e politikanëve ndërkombëtar ftojnë Prishtinën dhe Beogradin të ulin gjakrat dhe të punojnë për të mirën e rajonit dhe inkuadrimin e tyre në projektin e Bashkësisë evropiane?
Fakti se pavarësia e Kosovës e shpallur nga shkurti i këtij viti deri më tani po has në pengesa të ndryshme, sidomos nga Beogradi, por edhe nga faktori ndërkombëtar, i cili në njërën anë harton projekte për popujt e robëruar, ndërsa në anën tjetër nuk bënë asgjë për implementimin e tyre dëshmon qartë se kjo Bashkësi ndërkombëtare është duke eksperimentuar në këtë rajon, sidomos me çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare.
Projekti i Ahtisarit për Kosovën shtet të kufizuar është dëshmia më e mirë se kjo Bashkësi ndërkombëtare për një vit nuk ka ndryshuar gjendjen në këtë vend, bile as që po mbështet faktorin vendor në mënyrë që të ndërmarrë masa në zbatimin e Kushtetutës së saj, për normalizimin e gjendjes dhe zhvillimin ekonomik. Tani kemi një Kosovë të ndarë, njërën për shqiptarët me Planin e Ahtisarit, ndërsa tjetra për serbët me Planin e Ban Ki Munit, apo UNMIKU-ut. Kjo është ajo ndarja për çfarë po flet Montgomeri, ndërsa politikanët tanë nuk po dinë asgjë.
Kur do të flasin politikanët kosovarë kjo nuk po duket, sepse siç po shihet këta përveç dëshirës për pushtet nuk kanë ambicie tjera. Këta politikanë duhet të marrin seriozisht deklaratat e tilla sa nuk është bërë vonë, sepse në fund do të jetë ky popull që do të paguaj çmimin, ashtu siç e pagoi në të kaluarën për mospërgjegjësinë e tyre.
Ata duhet të ndërrojnë strategjinë e veprimit të tyre dhe nëse Serbia nuk e pranon shtetin e Kosovës, atëherë duhet të pajtohet me bashkimin e këtij kombi në një shtet të vetëm shqiptar. Kjo është zgjidhja më e mirë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të rajonit, por edhe të Evropës. Implemetimi i projektit të bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet mund të ketë vonesë në kohë, por zgjidhje tjetër nuk ka. Çdo zgjidhje tjetër sjell krizë, jostabilitet dhe investime të panevojshme, si të politikës kombëtare, por edhe të asaj ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës