“Pavarësia” e Gjykatës Kushtetuese!
(Në rastin Limaj)
Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka interpretuar apo ka sqaruar disa dispozita kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve të Kosovës, në rastet e caktuara të padive penale apo civile. Dihet, se në praktikat parlamentare të shumë shteteve deputetët e kanë imunitetin e plotë kushtetues, pra janë të mbrojtur sipas ligjeve të bazuara në kushtetutat e vendeve të tyre.
Se mund apo jo të arrestohen deputetët tanë tani kjo po shihet. Sigurisht se me Kushtetutën e Kosovës kjo e drejtë është e sanksionuar, mirëpo ja se me kërkesë apo interferim të institucioneve vendore dhe nën presion të disa qarqeve ndërkombëtare, ky nocion si kategori kushtetuese, imuniteti i deputetëve me vendim të kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, u interpretua gabimisht duke e degraduar apo sforcuar statutin e parlamentarëve të zgjedhur nga procesi zgjedhor, pra ky paraqet rast unikat në praktikat e shumë parlamenteve.
Pas mendimit të Gjykata Kushtetuese se imuniteti i deputetëve i kërkuar apo iniciuar për rastin e zotit Fatmir Limaj i dyshuar se me nëntë persona të tjerë kanë urdhëruar ekzekutimin e policëve serbë të rrëmbyer gjatë luftës së UÇK-së në vitin 1999, sipas akuzës së ngritur nga EULEX-i, i është hequr imuniteti, sigurisht nën presion, vetëm e vetëm për ta arrestuar zotin Limaj.
Procesi gjyqësor në rasti “Kleçka” ka nisur dy vite më parë, por nuk mundi të përmbyllej brenda vitit 2011, pasi që ky proces paraqet skenarin e disa tendencave të jashtme dhe i ndihmuar nga qarqe vendore vetëm e vetëm për ta dëmtuar personalitetin politik, institucional të Fatmir Limajt. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK-së, kundër të cilit janë duke bërë hetime edhe për kohën sa ishte ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, pra tendenca është shumë e qartë.
Hetuesit ndërkombëtarë i kanë vënë vetës detyrë që të prodhojnë prova vetëm e vetëm për ta dënuar zotin Limaj, për një akuzë që ai ishte liruar nga Gjykata e Hagës disa kohë më parë, edhe për kundër parimit juridik se për të njëjtën vepër penale askush nuk mund të akuzohet apo gjykohet dy herë.
Në lidhje me procesin “Kleçka”, prokurorët kanë marrë në pyetje disa nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së, kryeministrin aktual, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, pastaj deputetët Rexhep Selimi, Ramë Buja, Kadri Vesel, si dhe anëtarë të tjerë të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zoti Limaj ka konfirmuar në hetuesi dhe para Kolegjit të Gjykatës, se në periudhën për të cilën ai akuzohet për rastin “Kleçka” nuk ka qenë në Kosovë, por në Shqipëri, në përgatitje të operacionit të koduar “Shigjeta”, duke ofruar fakte e prova të bazuara.
Mungesën e provave dhe fakteve për ta mbështetur akuzën kundër zotit Limaj, e vërteton edhe skenari i ndodhur para ca kohe nga vetëvrasja e mistershme e Agim Zogajt, i cili deri në atë kohë njihej si “Dëshmitari X”. Kjo solli shumë të papritura e të panjohura, për ta qartësuar tendencën e kësaj procedure penale që e ngarkon Limajn dhe nëntë të pandehurit e tjerë me akuza të ndryshme të krimeve të luftës që dyshohen se janë kryer në vitin 1999 në një qendër të paraburgimit të improvizuar të vendosur në fshatin Kleçkë, gjithnjë sipas pretendimeve nga prokurori ndërkombëtar.
Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin rreth çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë publikë. Pasi që ky aktgjykim hyri në fuqi kjo iu dha mundësi organeve të drejtësisë që të arrestojnë zyrtarët për të cilët tashmë ekzistojnë aktakuza të ngritura. Më parë, EULEX-i nuk ka mundur ta arrestojë zotin Limaj për shkak të Imunitetit që e kanë deputetët e Parlamentit të Kosovës, të sanksionuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, në këtë rast u trilluan qëllimshëm disa paqartësi rreth çështjes së imunitetit nga institucionet tona shtetërore, nën trysni të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë çështje për interpretim të imunitetit të deputetëve e quan për mendim te Gjykata Kushtetuese. Ky aktgjykim, i mundësoi organit ndjekës që ta arrestojë zotin Fatmir Limaj.
Sipas prokurorit të çështjes, Salustro, Fatmir Limaj, i cili ishte një nga komandantët e njohur të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte “torturuar” një të burgosur serb gjatë marrjes në pyetje në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës. Tani, kur mungon dëshmia e dëshmitarit kryesor të këtij procesi, i cili thuhet se ka bërë vetëvrasje, dhe e gjitha kjo procedurë është ngritur duke u bazuar në dëshminë e këtij dëshmitari të quajtur “X”, kolegji i gjykatës në mungesë të provave, fakteve dhe dëshmitë për ta faktuar juridikisht aktakuzën, të njëjtën duhet ta hedh poshtë si jo të bazuar në ligj.
Çka thotë Kushtetuta, Neni 75 (Imuniteti)
1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e
ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit.
2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e ka obligim kushtetues ta vlerësojë kushtetuetshmërinë dhe ligjshmërinë e të gjitha ligjeve, akteve juridike, dhe veprimeve administrative e gjyqësore, gjithmonë duke e respektuar Kushtetutën si aktin më të lart politiko-juridik të Shtetit.
Me rastin e vlerësimit lidhur me imunitetin e deputetëve të zgjedhur nga populli me sistem zgjedhor, ka marrë aktgjykim të gabuar duke e komunikuar mendimin e sajë për imunitetin e deputetëve, sepse nuk ka qen e lirë dhe e pavarur në vlerësim të neneve të Kushtetutës që i referohen imunitetit si kategori kushtetuese dhe si elemente të shtetësisë.
Me nenet e sipërcituara nw Kushtetutë, deputeti e gëzon imunitetin dhe aty thuhet qartë se i zgjedhuri i popullit nuk guxon të arrestohet pa vendimin-pëlqimin e shumicës parlamentare, prandaj Gjykata Kushtetuese në këtë rast del mbi Kushtetutën dhe institucionin e Parlamentit të Kosovës si shtet sovran.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame