LAJMI I FUNDIT:

Pasi aksidentoi dy këmbësore në Prishtinë, duke ikur shkakton dhe dy të tjera

Pasi aksidentoi dy këmbësore në Prishtinë, duke ikur shkakton dhe dy të tjera
Foto: Ilustrim

Një person ka aksidentuar dy këmbësore, ndërsa duke ikur ka shkaktuar edhe dy aksidente tjera.  

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:10 në rrugën “Vicianumi”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, ndërsa më pas e lë veturën.


“Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion, e braktis veturën”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në raport, bëhet e ditur se i dyshuari e kishte paraqitur rastin se ju kishte vjedhur vetura e tij.

“Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/