Pas vdekjes së Florenta e Florent Mramorit, fëmijëve 13 dhe 11 vjeçarë në një gropë të mbushur me ujë në Kolevicë të Prishtinës më 23 qershor, dorëheqje nga pozita e drejtorit të inspektoratit në Komunën e Prishtinës dha Xhelal Sveçla.
Një vdekje tjetër e një fëmije trevjeçar-Xheneta Gashit ndodhi në Prizren më 6 qershor pas shembjes së një objekti në Qendrën Historike të këtij qyteti, ndërsa për këtë vdekje në një protestë u kërkua dorëheqja e kyetarit të Prizrenit ramadan Muja dhe ministrave të Kulturës e Ambientit Kujtim Shala e Ferid Agani.
Por Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës fajin për këtë vdekje ia hodhën njëra-tjetrës.
Pikërisht ky mosprani i përgjegjësisë së zyrtarëve nuk po i pëlqen Raif Marmullakut, ekspert i çështjeve të sigurisë, i cili pas vdekjes së dy fëmijëve në Kolevicë dhe një tjetri në Prizren tha se kërkesat për dorëheqje nuk mjaftojnë.
“Vlerësoj se ka përgjegjësi penale dhe nuk janë të mjaftueshme kërkesat për dorëheqjet eventuale”, tha Marmullaku për KALLXO.com, duke iu përgjigjur pyetjes se a mjaftojnë dorëheqjet pas këtyre tragjedive që përgjegjësit t’i ikin ndjekjes penale.
“Fatkeqësisht ka mungesë komunikimi dhe harmonizimi të procedurave dhe infrastrukturës ligjore të cilën zyrtarët e papërgjegjshëm po e përdorin si justifikim për ti’a hedhur fajin njëri –tjetrit. Ndërsa kemi qytetarë që çdo ditë viktimizohen kryesisht si rezultat i papërgjegjësisë institucionale”, tha ai.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, tha se rasti i mbytjes së dy fëmijëve në Kolevicë duhet të ndikojë që institucionet të reagojnë me kohë.
“Ky rast duhet të jetë një thirrje mendjes sonë që kur kemi përgjegjësi te reagojmë me kohë dhe njëkohësisht të jemi të vëmendshëm. Mendoj që nuk duhet të përfitojmë politikisht asnjë grupim ose individ politik në fatkeqësinë e familjes, e unë mendoj se kjo është fatkeqësi për të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës,” tha Ismajli.
Ndërsa eksperti i çështjeve të sigurisë Marmullaku kërkoi veprim të organeve të drejtësisë ngase sipas tij ka pasur nkesa pr gropën në tëcilën u mbytën dy fëmijët në Kolevicë.
“Përgjegjësia është më e madhe dhe më e drejtpërdrejtë kur dihet fakti se lidhur me rastin e fundit janë adresuar një numër kërkesash te drejtoria përkatëse në Komunën e Prishtinës dhe lidhur me këtë nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç se një neglizhencë e skajshme, papërgjegjësi institucionale dhe morale. Duhet të ndërmerren veprime të shpejta dhe efikase nga institucionet e ndjekjes dhe të sanksionohen të gjithë ata që kanë përgjegjësi për rastin në fjal”, tha Markullaku për KALLXO.com.
Edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovë, Naim Ismajli tha se zbardhja e rastit të vdekjes së fëmijëve që ishin motër e vëlla, është diçka që duhet të ndodhë shpejt që të mos humbet besimi në institucione.
“Organet kompetente duhet të përshpejtojnë me ndritjen e rasteve te tilla, sepse vetëm në ketë mënyrë i bëjmë qytetarët të besojnë në institucionet tona. Duke u nisur nga fakti se pushteti lokal duhet të ushtrojë kompetencat që ka të përcaktuara me ligj për administrimin e territorit të komunës, duke bërë inspektimet e punimeve pa leje e gjithashtu institucionet qendrore përgjegjëse mendoj se duhet të punojnë më shume në sigurimin e preventivave duke eliminuar të gjitha burimet e rrezikut”, tha Ismajli.
Njësoj si ismajli, edhe Marmullaku kërkon veprim institucional që ligjet të mos mbeten vetëm në letër.
“Shteti dhe institucionet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë me vendosshmëri që të ndërmarrin masa dhe sanksione në mënyrë rigoroze për çdo mosveprim të kujtdo qoftë. Në këtë mënyrë të dëshmojnë se ligjet dhe aktet e tjera normative që parashohin obligimet dhe përgjegjësitë e akterëve të ndryshëm në të gjitha nivelet ato nuk janë të shkruara vetëm në letër”, tha Marmullaku për KALLXO.com.
Sipas tij askush nuk duhet ta ketë mundësinë që të krijojë dhe të lë të pasiguruara vende të rrezikshme për jetën.
“Asnjë kompani nuk mund të hapë gropa apo zhvillojë punime pa lejen e institucioneve përkatëse. Drejtoritë përkatëse duhet të sigurohen se punëkryesit kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe jo si rastin e Kolovicës të mbetet një gropë e hapur pa pakujdesi dhe pa ndërmarrë në minimum masat e pengimit për qasjen e fëmijëve apo kujtdo tjetër,” tha ai.
Vdekja e Florenta dhe Florent Mramorit në një gropë në Kolevicë nuk ishte e vetmja e tillë.
Edhe në qershor të vitit të kaluar në gropat e mbushura me ujë në afërsi të Fabrikës së Tullave në Landovicë humbën jetën dy fëmijë.
“Drejtësia në Kosovë” për zvarritjen e hetimeve në këtë rast, shfaqi një hulumtim në tetor të 2015-ës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova