LAJMI I FUNDIT:

Pas 180 viteve, britanikët i japin Gjibraltarit statusin e qytetit  

Pas 180 viteve, britanikët i japin Gjibraltarit statusin e qytetit  

Gjibraltari është territor i Britanisë në jug të Spanjës, dhe tani zyrtarisht mund të quhet qytet dhe atë pas 180 vite që atë status ia dha mbretëresha Victoria.

Ky territor britanik jashtë shtetit në fillim të këtij viti kishte ofruar të jetë qytet si pjesë e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton Telegrafi.

Por kur shikuan arkivat kombëtare, zbuluan se ishte njohur tashmë si qytet në vitin 1842. Kështu Gjibraltari ka marrë sërish statusin që e kishte kërkuar, kurse kryeministri Boris Johnson e ka përshkuar si “njohje të madhe” që shënon kështu “historinë e pasur dhe dinamike”.


Gjibraltari është territor britanik jashtë shteti që nga viti 1713, kur iu dorëzua Britanisë sipas traktatit të paqes të nënshkruar pas Luftës Spanjolle.

Gara jubilare ka treguar se 39 vende kanë aplikuar për t’u bërë qytet, e tetë prej tyre përfshirë Doncaster, Bangori dhe Dunfermline, përfundimisht fituan statusin.

Statusi i një qyteti shpesh lidhet me ekzistencën e një katedrale, universiteti apo një numri të madh banorësh, por nuk ka rregulla që e përcaktojnë atë – atë e jep monarku me këshillin i ministrave.

Statusi i qyteti sjell pak përfitime materiale, megjithatë shpesh mund t’ju japë shtysë komuniteteve duke i vendosur ato në hartë dhe zakonisht janë burim krenarie për banorët e atjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Evropa
Përmbyten disa vendbanime, uji shkatërron shumë shtëpi - shiu nuk ka të ndalur në Bosnje

Përmbyten disa vendbanime, uji shkatërron shumë shtëpi - shiu nuk ka të ndalur në Bosnje

Bosnja
Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

Azia
Cila është industria e radhës që pritet të goditet me tarifa, Trump: Jam i hapur për marrëveshje

Cila është industria e radhës që pritet të goditet me tarifa, Trump: Jam i hapur për marrëveshje

Amerika

"Liri për Imamoglun" - shpërthejnë protesta masive në Turqi kundër arrestimit të rivalit politik të Erdoganit, mijëra njerëz në rrugë

Turqia
Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Serbia
Kalo në kategori