Partneriteti kundër korrupsionit
Udhëheqës botërorë dhe delegatë nga të pakën 53 vende do të mblidhen këtë javë në qytetin Brazilia të Brazilit, ku do të marrin pjesë në mbledhjen vjetore të organizatës ndërkombëtare “Partneriteti për qeverisje të hapur dhe transparente”.
Kjo lëvizje është një iniciativë ndërkombëtare për të inkurajuar qeveritë e ndryshme që të praktikojnë transparencën në shpenzimet qeveritare, pjesëmarrjen e publikut në punët e qeverisë si edhe nënvizon të drejtën e publikut për të qenë i informuar mbi veprimet qeveritare. Sipas njoftimit të organizatës, mbi pesëmijë delegatë do të mblidhen për dy ditë – të martën dhe të mërkurën – për të biseduar për mjetet dhe teknologjitë e reja që do të vihen në dispozicion për të ndihmuar qeveritë e ndryshme anë e mbanë botës, që të zgjidhin problemet shekullore të qeverisjes transparente dhe korrupsionit dhe për të bërë të mundur realizimin e rezultateve konkrete për shtetasit e tyre.
Në radhët e delegatëve, sipas njoftimit, përfshihen përfaqësues të organizatave civile, tregtare dhe qeveritare, të cilat do të ndajnë përvojat e vendeve të tyre, duke paraqitur shembuj konkret se si transparenca mund të shpëtojë jetën e njerëzve, se si ajo mund të nxisë rritjen ekonomike dhe të luftojë korrupsionin e shumë përhapur anë e mbanë botës.
Vendet pjesëmarrëse do të paraqesin planet e tyre të veprimit drejtë një transparence më të madhe duke sjellë qeveritë dhe qytetarët më afër njëri-tjetrit.
Sipas mediave të ndryshme, pritet që ndër të tjerë udhëheqës të lartë, në këtë mbledhje ndërkombëtare të marrë pjesë presidentja e Brazilit, Sekretarja amerikane e Shtetit, si edhe dhjetëra ministra të lartë nga e gjithë bota.
Ministri brazilian i Kontrollit të Shtetit, Jorge Hage, tha se rëndësia e këtij takimi të nivelit të lartë është se “kjo mbledhje do të konsolidojë të gjitha nismat e ‘’Partneritetit për Qeverisje të Hapur’’, pasi kjo është një iniciativë me pjesëmarrje vullnetare, e jo si një detyrim traktatesh ndërkombëtare ose konventash të detyruara, siç është Konventa Anti-Korrupsion e Kombeve të Bashkuara’.’ Ai tha se vendet pjesëmarrëse i kanë paraqitur tanimë planet e veprimit ose angazhimet e tyre të reja në lidhje me transparencën qeveritare, si dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar mbi veprimtaritë qeveritare, për vitin që vjen.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duke njoftuar pjesëmarrjen e saj në këtë takim tha se “për Shtetet e Bashkuara, lufta kundër korrupsionit anë e mbanë botës është një prioritet i lartë’’. Ajo shtoi se “ne jemi të interesuar në pakësimin e varfërisë dhe në nxitjen e rritjes ekonomike, në krijimin e një sigurie, begatie dhe paqeje më të madhe në mbarë botën… Korrupsioni dhe mungesa e transparencës është si një kancer që prekë dhe dëmton rëndë besimin që populli duhet të ketë në qeverinë e vet. Korrupsioni ia zë frymën lirisë ekonomike dhe përpinë fondet që duhej të shpenzoheshin për shërbime kritike të publikut”.
Shtetet e Bashkuara janë në krye të përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar korrupsionin e formave të ndryshme, anë e mbanë botës. Këto përpjekje ndërmerren kryesisht për arsye të dëshirës për të krijuar një botë më të sigurt, të begatë dhe në paqe, por ka edhe motive ekonomike, pasi firmat e ndryshme amerikane nuk do të shkojnë e të investojnë në një shoqëri ku zyrtarët e niveleve të ndryshme qeveritare përfitojnë nga pozitat e tyre për t’u pasuruar në kurriz të popullit.
Edhe në Shqipëri e në Kosovë vazhdimisht është shfaqur shqetësim nga vendorët dhe nga ndërkombëtarët mbi përkeqësimin e korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë. Qytetarët e thjeshtë shqiptarë janë të mendimit se përveç qeverisë, korrupsion ka edhe në gjykata, në partitë politike e bile edhe në spitale, shkolla e universitete. Si rrjedhim, kjo sëmundje – e quajtur korrupsion – duhet të luftohet nga të gjithë.
Korrupsioni është pjesë e natyrës njerëzore, pa marrë parasysh se në cilin vend jetojmë. Por, ndryshimi nga një vend në tjetrin është niveli i gatishmërisë për të luftuar këtë fenomen në të gjitha veprimtaritë e jetës shoqërore.
Mbledhja e nivelit të lartë kundër korrupsionit, që po mbahet këtë javë në Brazil, pritet që sadopak të sjellë në vëmendjen publike këtë problem dhe në të njëjtën kohë të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe partneritetin midis grupeve dhe organizatave të ndryshme civile, joqeveritare, nga të gjitha anët e botës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës