Partitura e dështuar
Partitura e orkestrës së ashtuquajtur “Thaçi 1” dhe “Thaçi 2” me sa duket nuk po arrin t’i prodhojë tingujt e duhur për Kosovën. “Kosova shtet sovran i pavarur dhe demokratik, i integruar në BE dhe vendet euroatlantike”. Ky frazim tashmë shumë i konsumuar nga i pari i qeverisë, si në mandatin e parë, ashtu edhe në këtë mandat – vazhdon të jetë po i njëjti. Derisa gjendja reale është krejt ndryshe, dirigjenti i kësaj orkestre deklaron se nuk ekziston asnjë dështim apo ndonjë fushë, e cila mund të ketë ngecur diku, gjithçka shkon në mënyrë të duhur.
I pari i qeverisë së Kosovës në takime dhe konferenca, si vendore po ashtu edhe në ato ndërkombëtare, paraqet gjendjen aktuale në vend, sikur gjithçka është e përkryer, sikur Kosova ka një stabilitet ekonomik dhe politik, por a qëndron kjo në realitet, aspak jo. Për dikë që nuk jeton në Kosovë tek sa i dëgjon këto deklarime do t’i bëhej zemra mal dhe do të habitej me progresin e arritur këtu, po çka me ata të cilët jetojnë në Kosovë, ata të cilët e dinë saktësisht çfarë realisht ndodh këtu.
Plani të cilin qeveria e Thaçit zotohej ta zbatonte në fillim të mandatit asnjëherë nuk arriti ta zbatoj. Në një vend ku varfëria e ka kapluar shumicën e popullit, në një vend ku rinia pjesa më vitale e shoqërisë endet rrugëve poshtë e lartë pa ndonjë perspektivë, në po të njëjtin vend ku çmimet rriten sipas dëshirës individuale të gjithsecilit, në një vend ku pensionistët fyhen me pensione qesharake, në një vend ku … shihet qartë se partitura e kësaj qeverie nuk ka arritur të prodhoj tingujt që realisht i duhen Kosovës, as në mandatin e kaluar, por si duket as në këtë mandat.
Gjatë kohës sa Kosovës i “mungonin” institucionet lirisht mund të thuhet se mungesa e tyre nuk u vërejt edhe aq nga qytetarët e rëndomtë, sa u vërejt nga partitë politike, ata të cilët ishin mësuar me pushtet dhe afër tij.
Institucionet e një shteti krijohen nga vota e popullit, si të tilla ato krijohen të jenë në shërbim të tij, për t’i ofruar një jetë më të mirë, e jo për të ia vështirësuar jetën qytetarit. Tek ne ndodh e kundërta. Populli me votën e tij krijon institucionet, përfaqësuesit e të cilave as që dëshirojnë të ia dinë më për të. Përveç privilegjeve dhe lukseve të cilat i krijojnë për vete, ata pak ose pothuajse asgjë nuk bëjnë për të mirën e përgjithshme publike. Edhe ndonjë projekt i cili realizohet për të mirën e përgjithshme është fund dhe krye familjarizim dhe asgjë më tepër. Krejt çka qeveria arrin të bëjë për qytetarët është të ia mbledh tatimet me rregull si dhe të krijoj politika që shkojnë në dëm të qytetarit.
Në vendin tonë të jesh në pushtet si duket është keqkuptuar. Në vend se pushteti të kuptohet si obligim dhe përgjegjësi ndaj votës së qytetarit, këtu ndodh e kundërta, pushteti kuptohet si vend ku hynë me një qindarkë në xhep dhe del nga ai vend duke i siguruar edhe nipave dhe mbesave pasuri për të ardhmen e tyre. I vetmi kontakt ku pushtetarët e këtij vendi kanë me qytetarët janë ditët e fushatës parazgjedhore. Ato ditë nuk mund të dëgjosh gjë tjetër veç premtimeve boshe dhe vështirë të realizuara. Me të përfunduar kjo fushatë kush e merr pushtetin do të gëzojë të gjitha privilegjet dhe luksin që ia ofron pushteti, ndërsa kush mbetet pa pushtet jep aty këtu ndonjë kritikë atyre që gëzojnë privilegjet e pushtetit ndërsa në gjithë këtë proces, qytetari pëson, pasi që iu është marrë vota dhe në shkëmbim të saj nuk pritet t’i jepet asgjë.
Dashtë Zoti në të zgjedhjet e ardhshme të na ofrohet ndonjë partiturë, e ndonjë dirigjent, i cili me partiturën e tij do të arrij të prodhoj tinguj të këndshëm për veshin e secilit qytetarë të Kosovës, në të kundërtën vaj halli për ne.
(Autori është jurist i diplomuar)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin