Partitë politike në Kosovë mbeten ende në procesin e profilizimit dhe demokratizimit të tyre.
Reformat dhe demokratizimi i brendshëm, potencohen sa herë që partitë politike hyjnë në proceset e brendshme zgjedhore, çka sipas analistëve politikë dëshmon se ato janë me vjet të tëra në këtë proces. Si të tilla, partitë e spektrit politik në Kosovë konsiderohen se janë kryesisht lideriste.
Sipas analistëve, ndonëse një pjesë e partive politike janë formuar qysh në kohën e pluralizmit në ish-Jugosllavi dhe kanë vazhduar punën edhe pas luftës së fundit apo edhe partitë e formuara pas vitit 1999, që të gjitha kanë mbetur të paprofilizuara politikisht dhe ideologjikisht.
Ata nënvizojnë se ende nuk mund të thuhet me saktësi se cilat parti politike i takojnë qendrës, e cilat krahut të partive të djathta apo të majta.
Politologu Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë, së partitë politike në Kosovë edhe më tutje nuk janë të reformuara dhe se shumica janë parti lideriste.
“Nuk kemi reformë te asnjë parti. Nuk dëshirojnë të jenë demokratike. Të gjitha partitë duan të jenë lideriste dhe të udhëheqin në vijë vertikale. Dhe kemi afera të ndryshme të përçarjeve në nivelin lokal të partitë politike në nivelin lokal, po edhe të nivelit lokal me nivelin qendrorë. Faktikisht zgjedhje të mirëfillta për lider në parti politike dhe për kuadro nuk kemi”, tha Tahiri
Sipas tij, nga ajo që vërehet deri tani është se ka një diktat që udhëhiqet nga qendra në pothuajse secilin subjekt politik në Kosovë.
“Kemi pak a shumë një diktat i cili udhëhiqet nga qendra edhe nga oligarkikë që i udhëheqin partitë që është një gërshetim i fuqisë së pushtetit me fuqinë lokale”, tha Tahiri.
Ndërkaq, analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se në asnjë parti politike në Kosovë nuk funksionojnë parimet demokratike.
“Partitë politike kosovare janë parti lideriste dhe rreth liderit krijohet një klan i njerëzve të fuqishëm të cilët i orientojnë partitë respektive. Ndërsa të gjitha ndryshimet kozmetike të cilat bëhen e kanë për synim të vetëm mos-ndryshimin e mënyrës së funksionimit aktual të partive politike”, tha Muhaxhiri.
Ai thotë se në bazë të funksionimit, partitë politike marrin vota jo përmes parimeve e programeve e ideologjisë, por përmes klientelizmit dhe punësimeve jo meritore që u bëjnë personave të caktuar.
“Pra, është një klientelizëm total i cili nuk ka asgjë të bëjë me politiken normale e cila bazohet në ide, në ideologji dhe programe”, tha Muhaxhiri.
Njohësit e zhvillimeve politike theksojnë se si rezultat i mungesës së profilizimit të partive politike, në Kosovë konsiderohet e moralshme që disa individë të lëvizin nga një parti në tjetrën, për të fituar një mandat për veprim politik.
Kjo, sipas tyre, ka ndodhur në shumicën e partive të mëdha politike pa përjashtim.
Në Kuvendin e Kosovës, në legjislaturën e gjashtë, janë të përfaqësuar gjashtë parti politike shqiptare, dy serbe, kurse të tjerat u përkasin komuniteteve,boshnjake, turke, rome, egjiptiane dhe e komunitetit ashkali.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Tahiri-Beqa: Shqetësuese pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në tubime politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?