Rrugët e Amsterdamit nuk i dolën më të mira se sa ato të Prishtinës, Adhurimit. Ai për 15 vjet qëndroi në kryeqytetin Holandez por pas kaq vitesh vendosi të kthehet në Prishtinë.
Për jetën e atje nuk është i interesuar të tregoj fort, por për punën e tij, si shitës ambulant në sheshin “Zahir Pajaziti” nuk heziton të flasë. “Nga koha e luftës unë kamë jetuar në Amsterdam të Holandës së bashku me familjen time. Kam 1 vit që jam kthyer në Kosovë, dhe arsyeja e kthimit janë ‘të mirat’ që i kam vepruar atje, kurse deri tani nuk kam punuar, ka pak javë që kam filluar të punoj këtu në shesh”, thotë ai.
Shitja e lodrave për fëmijë në shesh po del të jetë punë më e mirë se sa ato që bënte në Amsterdam. “Fitojmë pak, por të paktën këtu jemi të qetë e nuk kemi telashet sikur atje. Paraja nuk është gjithçka dhe këtu po ndihem më mirë”, tregon Adhurimi, i cili bënë me dije se fitimet brenda dite sillen nga 10 deri në 20 euro.
Ajo që “gjeti” në Prishtinë po e shtynë këtë migrant të ftojë kosovarët të mos marrin rrugën e gyrbetit. “Secili që mund të hapë një vend pune për vete kisha kërkuar të mos shkoj vendeve të huaja. Para pa punë nuk ka as atje. E mundësitë për të devijuar në telashe nuk janë të vogla” thotë Adhurimi.
Por edhe puna në Prishtinë nuk është fort pa telashe. “Të Premten, erdhën përfaqësuesit e Komunës dhe më thanë që t’i largoj gjërat. u pajtova, i mblodha ato dhe ika. Por ditën e nesërme dola sërish. E di se nuk është e mirë por nuk di çka të bëjë tjetër derisa të gjej një punë më të mirë”, shtoi Adhurimi.
Por jo të gjithë kanë telashe me komunën e Prishtinës për të punuar rrugëve të kryeqytetit. “Jam invalid, mbahem për djalin tim kur eci, biri im ka leje ndërsa mua nuk po ma japin atë. Po më thonë se nuk bënë babë e birë me pas leje”, flet me pak mllef Sabiti një shitës tjetër ambulant në Prishtinë.
Por jo vetëm shesheve por gjithandej rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me shitës të tillë.
Në rrugë mund të gjenden shitës të gjërave ushqimore si mish, bylmet e gjëra tjera. Por nuk mungojn as shitësit e pemëve e perimeve gjërave e madje edhe tekstil.
Aktualisht në Prishtinë janë disa vende ku legalisht bëhen pazare. Por komuna e Prishtinës në plan ka edhe krijimin e minitregjeve në disa zona të kryeqytetit.
Vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 kishte premtuar ta bëjë një zgjidhje për tregjet e kryeqytetit, mirëpo një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur.
Miranda Mullafazliu – Bejta, zyrtare e lartë për informim në Komunën e Prishtinës, ka thënë se deri në fund të verës do të janë në gatshëm nëntë tregje. Ajo tha se për projektin e tregjeve mobile, Komuna ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Zyrën e Bashkimit Evropian, në vlerë prej afro 480 mijë euro, prej të cilave 80 për qind e shumës financohet në formë granti nga Bashkimi Evropian, kurse 20 për qind financohet nga Komuna e Prishtinës.
Por në to nuk pritet të akomodohen të gjithë shitësit.
Shitësi i librave, Florimi, i cili qysh moti ushtron biznesin e tij në shesh, e dinte se nuk është duke vepruar mirë për shkak të punës pa leje, mirëpo thotë se shitësit e librave duhet të jemi më të privilegjuar për shkak të llojit të produktit që shesin. “Ne si shitës të librave duhet të jemi në pika kyçe të qytetit. Komuna na ka ofruar disa tezga të drurit për shitjen e librave, mirëpo ato nuk janë për libra sepse librat i kanë karakteristikat e veta”, thotë Florimi.
Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ është i mbushur me shitës edhe të duhanit dhe të syzeve, dhe me ardhjen e verës vetëm sa shkojnë e shtohen më shumë tregtarët e rrugëve. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri