LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Acari po largohet

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Acari po largohet

Pas periudhës prej katër javëve me acar, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme vendi do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.

Këto masa te ajrit gjatë javës do të fuqizohen, duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7C deri -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3 gradë deri 7 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/