LAJMI I FUNDIT:

Paraqitet iPhone 4 i bardhë me 64GB

Paraqitet iPhone 4 i bardhë me 64GB

Për një kohë të gjatë është raportuar për modelin e telefonit të mençur iPhone 4 me ngjyrë të bardhë, për të cilin thuhet se dje është parë në një ngjarje në Hong Kong, ndërsa gjithashtu thuhet se ky version i telefonit të famshëm të Apple ka hapësirë magazinimi me 64GB.

Përfaqësuesit e faqes MIC kanë arritur që ta shohin versionin e bardhë të prototipit iPhone 4, ndërsa thonë se në këtë model është vërejtur se numri serik i këtij telefoni mban shifrën 2010, që nënkupton kohën e prodhimit të tij.

Sipas këtyre detajeve të zbuluara, mund të thuhet se Apple ka tentuar që të lansojë modelin e bardhë të këtij telefoni gjatë vitit të kaluar, ndërsa nuk dihet se për çfarë arsye ata kanë vendosur që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, pritet që Apple do ta bëjë lansimin e modelit të bardhë të iPhone 4 gjatë këtij viti, ndërsa gjithashtu pritet që ky model të vijë me 64GB hapësirë magazinimi. / Telegrafi /