Parandaloni rrezikun e vjedhjes së të dhënave nga kompania juaj me Bitdefender GravityZone

Çdo ditë paisjet dhe platformat tona teknologjike janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të ndryshme softwerike dhe një prej këtyre rreziqeve është infektimi me Ransomware.
Çka është Ransomware?
Ransomware është një software i dëmshëm që tenton të enkriptojë të dhënat dhe t’i mbajë peng ato.
Viktimat e Ransomware duhet që të paguajnë sulmuesit në mënyrë që të rikthejnë qasjen në të dhënat e tyre. Sulumuesit kërkojnë pagesa në kriptovaluta për të mos u gjurmuar, në këmbim që t’ua kthejnë qasjen e cila mund të arrijë, por edhe mund të mos arrijë fare pasi keni kryer pagesën.
Për një individ, të dhënat si fotografitë, videot apo dokumentet me rëndësi mund të shkaktojnë ankth nëse janë të kompromentuar(dëmtohen qëllimisht për qëllime abuzive nga sulmuesit), por për një bashkësi biznesi nëse mbahen peng të dhënat atëherë ky është një shqetësim edhe më i madh sepse aty mund të përfshihen informacione tejet të rëndësishme si: Informatat e klientëve, llogaritë dhe detajet e kredit kartelave, apo të dhëna tjera me vlerë.
Ransomware pothuajse gjithmonë motivohet nga profiti, sidoqoftë sulmuesit e avancuar me Ransomware mund të kenë objektiva më të mëdha për të shkaktuar dëme katastrofike për organizata përfshirë shkaktimin e brengave deri në mënyrën e ekzistimit të organizatës nëse pengohet veprimtaria normale. Në raste ekstreme, edhe jetët e njerëzve janë në rrezik.
Shembuj konkret të profilit të sulmueve me Ransomware ku ka pasur dëme monetare dhe impakt negativ shoqëror:
– Spitale: British NHS (total prej 92 milionë funte në kosto direkte dhe humbje të produktivitetit).
– Institucione qeveritare: Shteti i Louisianas (u deklarua gjendje emergjente), 2 qytete të Floridas (1.1 milion dollarë të paguar).
– Edukim: Universiteti i Utah (457 mijë dollarë të paguar), Universiteti i Californias San Francisco (1.14 milion dollarë të paguar).
Ransomware mund të manifestohet në disa mënyra në një laptop të infektuar, dekstop apo server, në formën më tipike të saj duke mohuar qasjen në sistem të përdoruesit derisa sulmuesi të jetë paguar:
– Enkripton të dhëna të ndjeshme dhe të dhëna personale me pamundësi për t’i dekriptuar
– Rrezikon lansimin në publik të të dhënave të ndjeshme dhe personale
– Mbyll ekranin kompjuterik dhe mohon qasjen e plotë në sistem
– Bllokon aplikacione të caktuara që të punojnë, duke ulur produktivitetin e përdoruesit.
Ransomware është tejet i përshtatur dhe i dizajnuar me kujdes që të shmangë detektimin nga softwaret e sigurisë. Edhe vonesa më e vogël në detektim mund të jetë e mjaftueshme që të ndodh enkriptimi.
Si depërton Ransomware në organizatë?
Ransomware ka disa rrugë drejt një organizate dhe cyber-kriminelët janë shumë kreativ në gjetjen e dobësive njerëzore. Përkundër viteve të shumta të trajnimeve për rritjen e vëmendjes për sigurinë, sjellja e rrezikshme e përdoruesve vazhdon të jetë në nivel të lartë, duke çuar në klikime të rrezikshme në linqe të dyshimta dhe shkarkime të aplikacioneve të infektuara.
– Phishing i targetuar në e-mail me linqe dhe fajlla të dëmshëm
– Shkarkim i dëmshëm i dokumenteve, ose i inciuar nga përdoruesi ose nga shkarkime në forma tjera
– Shkarkimi i fajllave të dëmshëm, përfshirë software fals dhe update i rrejshëm i produkteve
– Sulme pa fajll në hapësirën e memories të iniciuar nga browseri pa e prekur fare disk drive (Hard Disk)
– Dokumentet e infektuara nga portable media drives
Çfarë përfshin mbrojtja nga Ransomware?
– Mbrojtje parandaluese
– Bllokim dhe parandalim
– Monitorim dhe detektim i hershëm
– EDR dhe Përgjigje ndaj Incidenteve
– Arnim i Cënueshmërisë
– Menaxhim i konfiguracionit të rrezikshëm
– Monitorimi i rrezikut të sjelljes së përdoruesit
– Kontroll i aplikacionit dhe pajisjes
Mposhtja e Ransomwares kërkon kuptim të plotë të zingjirit vrastar të kibernetikës dhe hartimi i mbrojtjes në secilën fazë të sulmit.
Si funksionon mbrojtja nga Ransomware me Bitdefender?
Backup i pakapshëm
Bitdefender krijon backup kopje automatike të përditësuar të të dhënave të përdoruesit, pa përdorur “kopjet shadow” që janë raportuar se fshihen lehtësisht nga Ransomware. Është mbrojtje “me duar të lira”, pa pasur nevojë që të bëjë asgjë përdoruesi.
Ransomware nuk mund të qaset në të dhënat e mbrojtura në backup dhe përdoruesi po ashtu nuk është në dijeni për prezencën e tyre.
Parandalimi me Ransomware identifikon kurdo që është e mundur tentimet e reja për enkriptim të të dhënave nga Ransomware dhe automatikisht krijon backup të të dhënave të targetuara të cilat do të ri-kthehen kur ky sulm të jetë bllokuar.
Bitdefender bllokon të gjitha proceset e përfshira në sulm dhe fillon riparimin, teksa përdoruesi njoftohet për procesin.
Makineri që mëson vazhdimisht kundër sulmeve
Siguria e Bitdefender automatikisht dhe vazhdimisht trajnon dhe përmirëson aftësitë e njohjes së sulmeve duke përdorur një prej shembujve më të mëdhenj të repozitorëve në industri, të mbledhur nga një numër i madh i senzorëve global. Teksa Ransomware po vazhdon të zhvillohet, Bitdefender saktësisht detekton format e reja në para-ekzekutim dhe në kohë të shpejt.
Anti-shfrytëzim i avancuar
Autorët e Ransomwares përdorin pajisje të shfrytëzimit që krijojnë avantazh nga hapësira të pambrojtura në mënyrë që të marrin në zotërim sistemin. Bitdefender fokusohet në teknikat e sulmit në mënyrë që të mbrojë sistemet dhe ndalojë Ransomwaren që të shpërndahet. Teknologjia e avancuar e anti-shfrytëzimit mund të identifikojë dhe të ndalojë shpejt proceset e dëmshme.
Mbrojtje e rrjetit
Mbrojtja nga sulmi i rrjetit përdor mënyrat e sjelljes në rrjet në kohë reale për të forcuar kontrollin kundër teknikave të shfrytëzimit që mund të nxjerrin(eksfiltrojne) informatat personale nga rrjeti. Shfrytëzon intelegjencën artificiale (machine learning) të pajisjes për të bllokuar shfrytëzimin nga Ransomware që arrijnë me anë të rrjetit në pika si BlueKeep. Mbrojtja e rrjetit poashtu shërben për të ndaluar aktivitetin e dëmshëm në fazën fillestare, të zbulimit dhe lëvizjes së sulmit.
Monitorimi dhe Detektimi i Hershëm
Kontroll i avancuar i rrezikut
GravityZone monitoron procesin e funksionimit në kohë reale – modifikimet e registry key, fajllave, veprimeve enkriptuese = që të identifikojë proceset e dyshimta dhe të dëmshme për t’u ndaluar në formë automatike apo manuale nga ekipet e sigurisë.
EDR dhe përgjigje nga incidentet
Jo të gjitha sulmet mund të bllokohen ose parandalohen dhe disa faza të sulmit mund të manifestohen më ngadalë me kohën, ndërkaq GravityZone EDR automatikisht krijon korrelacion me shumë indikatorë të sulmit.
Zvogëlimi i rrezikut për rreziqet ndaj Përdoruesve dhe Sistemeve
– Sistemet dhe përdoruesit janë në rrezik të vazhdueshëm nga sulmet kibernetike, ndërsa zvogëlimi i rrezikut bëhet në situata kur:
– Kërkohet arnim i dëmeve
– Gabim në konfigurim të sistemit
– Dëme në aplikacion
– Sjellje e rrezikshme e përdoruesve
Pse duhet të përdorni Mbrojtjen e Bitdefender për Ransomware?
Mbrojtja nga Ransomware në pikat përfundimtare është kritike, pasi që pikat përfundimtare janë portat e serverëve më vlerë të lartë dhe targeteve tjera që mbajnë informacione të rëndësishme, të dhënat e konsumatorëve, detajet e pagesave dhe pronësi intelektuale. Benefitet e Bitdefender Mbrojtjes nga Ranswomare.
– Siguri të vazhdueshme kundër të gjitha sulmeve të Ransomware
– Qetësi mendore se zgjedhja juaj për sigurinë është e përshtatur për të mposhtur teknikat e reja të Ransomwares
– Liri nga varësia e backup-eve problematike apo kohërat e gjata nga back up-et cloud
– Rikthim fajllave lokale e të rrjetit të prekura nga incidentet për t’u rikuperuar nga sulmet
– Gabimet ndodhin! Bitdefender largon sigurinë restriktive vs barazpeshës së produktivitetit të përdoruesit në favor të përdoruesit!
Si të aktivizoni Bitdefender Mbrojtjen nga Ransomware?
Kompania juaj vazhdimisht ekspozohet ndaj rreziqeve kibernetike, ndërkaq për të pasur mbrojtje të afërt nga kompania nr. 1 në botë, Bitdefender, atëherë patjetër se duhet të zotëroni produktet në mesin e të cilave është edhe Bitdefender Mbrojtja nga Ransomware.
Për më shumë informata kontaktoni me distributorin e autorizuar për Kosovë për Bitdefender:
E-mail: info@4ptree.com
Nr. Tel: 044 978 893
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth – Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës