LAJMI I FUNDIT:

Parandaloni në kohë “Kancerin e Cerviksit”

Parandaloni në kohë “Kancerin e Cerviksit”

Kanceri i qafës së uterusit (i njohur gjithashtu edhe si kanceri i cerviksit) njihet si një nga format më të shpeshta të kancerit midis grave. Ai hyn në grupin e sëmundjeve, të cilat mund të kurohen dhe mjekohen, nëse trajtohet qysh në stadet e hershme.

Dr. Göksu Göc
Obstetër- Gjinekolog
Spitali Amerikan
038 221 661 / 045 500 910
www.spitaliamerikan.com

Cerviksi është pjesa e poshtme e mitrës e quajtur gjithashtu qafa e mitrës. Fetusi rritet në pjesën e sipërme ( në korpus) të uterusit. Cerviksi lidh trupin e mitrës me vaginën qelizat kryesore që janë në sipërfaqe të cerviksit janë qelizat Squamoze (në ektocerviks) dhe qelizat glandulare (në endocerviks). Kufiri ku bashkohen këto qeliza quhet zona transformasioni, ku shumica e kancereve të cerviksit formohen në këtë zonë. Këto qeliza nuk transformohen menjëherë në kancer, por gradualisht zhvillohen njëherë në ndryshim me prekanceroze (CIN neoplazicervikale intraepiteljale, SIL lezione squamoze intraepiteljale dhe Displazia) që këto mund të kthehen në kancer.


Simptomat dhe shenjat e kancerit cervikal
Zakonisht kanceri cervikal në fazë të hershme nuk jep asnjë simptomë. Zakonisht kanceri derisa rritet në fazën invazive (në fazë progresive) dhe prek indet përreth nuk jep asnjë simptomë. Dhe kur arrin në fazën invazive zakonisht simptomat janë gjakderdhje vaginale dhe gjakderdhje pas marrëdhënieve. Zakonisht kancerët invazive diagnostikohen te femrat që nuk kanë bërë rregullisht Pap testin. Diagnostikimi në kohë i kancerit të Cerviksit ndihmon në parandalimin dhe kapjen në kohë të sëmundjes.

Të gjithë femrat duhen të bëjnë Pap testin që në moshën 21 vjeçare, femrat në moshë 21 deri 29 vjeç duhet ta përsërisin Pap testin një herë në 3 vjet. Pas moshës 30 vjeçare deri në moshën 65 vjeçare Pap testi duhet bërë një herë në 3 vjet, gjthashtu një herë në 5 vjet Pap testi duhet kombinuar me testin HPV.

Femrave që iu është hequr mitra nuk është nevoja të kontrollohen, por ato që kanë hequr mitrën për shkak të lezioneve prekanceroze duhet të vazhdojnë të jenë nën kontroll. Femrave që iu është hequr mitra dhe iu është lënë cerviksi (histerektomisupra-cervikale) duhet të kontrollohen sipas rekomandimeve të mësipërme.

Edhe ato që kanë bërë vaksinën HPV duhet t’i nënshtrohen këtyre kontrolleve rregullisht. Ato që kanë Pap test anormal duhet ta përsërisin njëherë në 6 muaj ose një herë në vit.

Për të pasur një Pap test sa më të saktë duhet që:
– Koha më e mirë është të merret Pap test pas 5 ditësh pas menstruacioneve.
– Të mos ketë marrëdhënie seksuale për 48 orë.
– Të mos jetë përdorur ndonjë tampon apo medikament vaginal për 48 orë.

Faktorët kryesorë që risin rrezikun e kancerit cervikal
* HPV (Human Papilloma Virus) është shkaku kryesor dhe gjendet në 99,7% të rasteve me kancer të cerviksit.
* Aktivitet seksual në moshë të re, rreziku i kancerit cervikal është para moshës 18 vjeçare 2 herë më i madh në krahasim me seksin e filluar pas moshës 21 vjeçare.
* Aktiviteti seksual me më shumë se një partner në raste kur ka më shumë se 6 partner rreziku rritet trefish.
* Aktiviteti seksual me një partner me rrezik të lartë (që mund të ketë HPV)
* Histori e sëmundjeve transmetuese seksuale (klamidia, herpesgenital)
* Histori e mëparshme e ndryshimeve qelizore prekanceroze
* Imunosupresion (HIV)

Terapia e kancerit të cerviksit
Terapia që kryhet është kirurgjikale (operacion) ose radioterapi. Kanceri i cerviksit është radio sensitiv dhe radio terapia mund të përdoret në çdo fazë, edhe në fazat ku nuk mund të kryhet operacioni.

Në kancerin mikro-invaziv në fazën 1A terapia ideale është heqja e mitrës (histerektomia). Në fazën 1A2 duhet të hiqen dhe gjëndrat lenfatike përreth. Për pacientet që janë në këtë fazë të hershme dhe që kanë dëshirë për të ngelur shtatzënë mund të përdoren dhe procedurat Konizasion (heqje e cerviksit në formë koni) ose trakelektomi (heqja total e cerviksit).

Komplikacionet e mundshme të këtyre 2 procedurave janë mos heqja totale e qelizave kanceroze dhe rreziku për një lindje të parakohshme.

Në fazën 1B1 dhe 2A (më të vegjël se 3 cm) kryhet histerektomi radikale + heqja e gjëndrave lenfatike dhe në qoftë se rezultati i patologjisë tregon rrezik të lartë, duhet dhe radioterapi.

A mund të parandalohet kanceri cervikal?
Këto ndryshime qelizore prekanceroze mund të ­diagnostikohen me Pap test, kështu që duke u trajtuar me terapi të duhur parandalohet progresimi i tyre në kancer. Jo gjithë lezionet prekanceroze ­transformohen në kancer dhe duhen disa vite ( një kohë e gjatë) që të transformohen në kancer. Testet diagnostikuese janë Pap Testi dhe testet përcaktuese të HPV. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori