Ngadalë të gjithë udhëheqësit botërore po pajtohen me faktin që do t’u duhet të bashkëpunojmë me Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në katër vitet e ardhshme dhe kanë nisur ta urojnë atë për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Vladimir Putin ishte ndër të parët që e bëri, duke shtuar se shpresonte që me Presidentin e ri dialogu t’i shërbente të dy vendeve. Më pas edhe Francois Hollande dhe Theresa May. Presidenti francez dhe kryeministrja britanike, që gjatë fushatës qortuan retorikën e Trump, u mjaftuan me një urim “të thatë” për fitoren e tij.
Më e kujdesshme u tregua kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo doli në një konferencë për shtyp ku u duk se kishte përzgjedhur imtësisht fjalët që do të shqiptonte.
“Uroj për fitoren fituesin e zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump. Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e vjetër dhe e nderuar. Zgjedhjet e këtij viti ishin të veçanta, me përplasje të forta dhe disa deklarata që vështirë se kapërdihen. Edhe unë, si shumë prej jush, ndoqa me ankth rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, nisi deklaratën e saj kancelarja gjermane.
Pas urimit tradicional, Merkel ceku tërthorazi retorikën e përdorur nga kandidati republikan përgjatë fushatës elektorale, sidomos deklaratave të tij rreth emigracionit dhe myslimanëve.
“Njeriu që amerikanët zgjodhën që të ishte Presidenti i tyre në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka një ndikim përtej Shteteve të Bashkuara, përfshirë Gjermaninë. Nuk ka vend tjetër jashtë BE-së me lidhje më të forta për ne sesa SHBA. Dy vendet tona janë të lidhura nga vlerat, demokracia, liria, respektimi i ligjit dhe respektimi i njerëzve, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo përkatësisë politike”, shton kancelarja gjermane.
E në bazë të kësaj lidhjeje dhe të këtyre vlerave, Merkel la të kuptohet se do të kushtëzohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Në bazë të këtyre vlerave, shpreh vullnetin për të punuar ngushtë në të ardhmen me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow
Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan
Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit