LAJMI I FUNDIT:

Paraja publike për transmetuesin publik

Transmetuesit publik, çdo kund në botë, janë krijuar që të përfaqësojnë interesat e publikut të gjerë, mirëpo shumë nga ta kanë pas vështirësi në arritjen e këtij synimi në praktikë, apo edhe nuk e kanë arritur kurrë. Në anën tjetër disa transmetues të tjerë kanë luajtur rol vital në shoqërinë e tyre; British Broadcasting Corporation (BBC) zakonisht merret si shembull me eklatant në efikasitetin e arritjes së kësaj. Më shumë se 70 vjet pas formimit të BBC-së, të arriturat teknologjike në mënyrë radikale kanë ndërruar botën mediale. Analizimi i argumenteve të prezantuar në debate të shumta të ekspertëve të mediave ndihmon në hapjen e një diskutimi tjetër: nëse transmetuesi publik e ka vendin e merituar në shoqërinë tonë dhe se në cilën formë duam që ta financojmë? Çështje kjo që është me rëndësi esenciale, sepse financimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në vetë begatinë e përmbajtjes së skemës programore të transmetuesit publik.

Aspekti historik i transmetuesit publik dhe roli i qeverisë

Janë dy argument kryesore që shfrytëzohen për të mbrojtur rolin e qeverisë në transmetues publik: njëri është i bazuar në arsyet ekonomike, derisa i dyti është se televizioni ka ndikim shumë të madh dhe kjo pastaj nxit ndikimin në të nga ana e grupeve të interesit. E në këto raste është qeveria ajo që duhet të ndërhyje që përmes ligjeve të mbroj transmetuesin publik.


Kur për herë të parë televizioni ka hyrë në përdorim në vitet 50 të shekullit të kaluar spektri i qasjes në frekuenca ishte i kufizuar – dhe ato ishin në pronësi të shtetit. Mendohej se transmetuesit përmbanin kualitet e asaj që ekonomistët e quajnë “monopol natyror”, apo mall / shërbim me shpenzime fillestare shumë të larta, por që sa më shumë shfrytëzues (shikues) shtoheshin çmimi zvogëlohej. Dhe kjo ka ndikuar që shpërndarja e sinjalit për vetëm disa qindra njerëz të ishte shumë i lartë. Shtimi i shikuesve kishte ndikuar që shpenzimet të zvogëloheshin dukshëm.

Për shkak se numri i frekuencave ishte i vogël, në atë kohë, qeveritë ishin të detyruara që të mbështesin në çdo formë ekzistimin e transmetuesve. Qeveria natyrisht që e kishte kuptuar se televizionet janë me rëndësi të madhe për përditshmërinë e qytetarëve se sa mediat tjera, për shkak të ndikimit në opinion që kishin arritur. Emetimi nën kontrollin e qeverisë është dashur të ketë efektin e ndërtimit të kombit (si në rastin e BBC-së gjatë Luftës së Dytë Botërore), por edhe duke pas kujdes në ruajtjen e interesave të minoriteteve të vendit.

Zgjerimi i vlerave demokratike, kulturore, arsimore mundet të realizohet vetëm përmes rrugëve jokomerciale. Transmetuesit publik është dashtë të krijojnë forume për këmbimin e ideve, ku asnjë ide nuk do të ngulfatej nga qëndrimet e shumicës. Pavarësia nga interesat private dhe individuale, si dhe nga çfarëdo ndikimi nga ana e partive politike, do të duhej të jetë moto e transmetuesve publik.

Me disa përjashtime (siç është rasti në SHBA, në pjesën më të madhe të Amerikës Jugore dhe të një pjese të Azisë), qeveritë e vendeve të zhvilluara kishin forcuar monopolin mbi transmetuesit publik deri në fillim të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, kur skena mediale kishte filluar gradualisht të ndërroj. Përvoja ka treguar që ka qenë shumë e vështirë të krijohet pavarësia e plotë editoriale e transmetuesve publik. Për shkak të mungesës së alternativave, është e vështirë të argumentohet ose të kundërargumentohet roli i transmetuesve publik në arsim, kulturë, etj. Për më shumë, arsyetimi i monopolit publik dhe fuqisë së madhe të transmetuesit publik është treguar iluzore. Tom Burns, në atë kohë profesor i sociologjisë në Universitetin e Edinburgut, kishte shkruar në një libër për BBC-në qysh në 1977 se “nëse kërkohen dëshmi të cilat do të mbështetnin (vërtetime të potencialit të madh të transmetuesve publik në ndikimin politik, kulturor, shoqëror) në hulumtimin e kryer gjatë 35 vjetët e kaluara, nuk do të ketë – ose do të ketë shumë pak”.

Por, çka është më me rëndësi, me zhvillimin e teknologjisë të transmetuesve kabllor dhe satelitor ka shtuar dukshëm mundësitë e transmetimeve e kjo ka ndikuar edhe në krijimin e konkurrencës së mirëfilltë. Mirëpo, mungesa e ligjeve adekuate që ka pasuar ka ndikuar në krijimin e sistemeve të dyfishta: përpos ekzistimit të transmetuesve publik fillojnë të paraqiten një numër i konsiderueshëm i alternativave komerciale. Kanalet komerciale shumë shpejtë marrin një pjesë të konsiderueshme të tregut që kishin deri atëherë transmetuesit publik, e besa një pjesë e tyre edhe bëhen, shumë shpejt, lider në treg. Pas kësaj, për ti ikur “luftës së drejtpërdrejtë” transmetuesit publik bashkë me qeveritë arrijnë marrëveshjen për plasimin e parapagimit si shpëtim. Televizionet komerciale në anën tjetër plasojnë produktin “pay-per-view”.

Roli i transmetuesve publik po vihej në pikëpyetje

Kushtet e debatit për rolin e transmetuesit publik kanë ndryshuar. Shpenzimet e ulëta kanë ndikuar në shtimin e konkurrencës mediale, edhe pse integriteti i medieve nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nuk kanë hequr të gjitha dilemat të lidhura me keqpërdorimin e fuqisë së medieve. Argumentet për unifikim gjithashtu kanë pësuar goditje: programet argëtuese dhe sportive në kanalet komerciale në të vërtetë mund të prodhojnë ndjenjën e kohezionit. Kanalet e vogla plotësojnë një varg interesash, duke prezantuar sfidë të madhe për transmetuesit publik për “të gjithë dhe për çdokënd”. Mbi të gjitha, cilido lloj arsimimi demokratik apo kulturor më nuk mund të jetë efikas: shikuesit thjesht mund të ndërrojnë kanalin që janë duke e shikuar. Shumica e transmetuesve publik kanë edicionet më të mira të lajmeve, si dhe programet më të mira dokumentare. Mirëpo shtrohet pyetja a do të kishin mund të arrinin një gjë të tillë edhe rivalët komercial po të mos kishin ekzistuar transmetuesit publik?

Befas është bërë e paqartë çfarë roli duhet të kenë transmetuesit publik në sistemin e ri, nëse në përgjithësi duhet të kenë. Unioni i Transmetuesve Publik të Evropës (EBU), organizata kryesore e cila mbledh rreth vetes pjesën dërmuese të transmetuesve publik në Evropë, pohon se transmetuesit publik janë pjesë e modelit të shoqërisë evropiane. Transmetuesi publik “ka mision dhe detyrë që të ofroj skemë programore e cila kënaq pritjet e të gjithë shikuesve, derisa kanalet komerciale i drejtojnë programet e tyre kah konsumatorët”. EBU gjithashtu thotë se “televizionet evropiane ofrojnë garanci të pakrahasueshme për të gjitha shtresat e shoqërisë, në mënyrë që të gjithë në Evropë të kenë qasje në programet të cilat përfaqësojnë identitetin e tyre kulturor, politik, ekonomik, etj”. Këto pikëpamje elitiste mund të jenë, apo nuk mund të jenë të arsyeshme. Mirëpo, në bazë të lirisë së zgjedhjes së konsumatorëve mund të komplikoj shumë një pjesë të madhe misionin e transmetuesve publik.

Transmetuesit publikë në Evropën Juglindore: kushtet e brendshme kundër ndikimit global

Derisa një pjesë e mirë e rezonimit për rolin e transmetuesve publikë ka të bëjë edhe me vendet në tranzicion të Evropës Lindore dhe Juglindore, ekzistojnë edhe disa konsiderata specifike të cilat duhet marrë parasysh. Shumica e vendeve në këto dy rajone janë relativisht të vogla, ndërsa shumë nga to të sapokrijuara. Në përputhje me këtë, mund të nxirret argumenti që transmetuesit publik mund të kenë rol vital në avancimin e kulturës vendore (prodhimi i filmave artistik dhe dokumentarë) kundër invazionit të importit (kryesisht amerikan dhe evripianoperëndimor). Transmetuesit publik do ti kushtonin më shumë vëmendje pakicave etnike, të cilat do të mund të pësonin humbje nëse transmetuesit komercial (që zakonisht kanë shikueshmërinë më të madhe) do të okuponin tërësisht tregun medial.

Nga ana tjetër, në ish vendet komuniste të Evropës Lindore ekziston një trashëgimi e pasur me manipulim politik përmes monopolit të krijuar për transmetuesin publik të cilin e kontrollon shteti. Edhe përkundër reformimit të transmetuesve publik vazhdon të jetë prezent ndikimi politik apo thënë më mirë ngarkesë në mendimin politik. Transmetuesit publik e kanë shumë vështirë të pohojnë se janë shembull për gazetarinë. Gjithashtu, duke pas parasysh vështirësitë financiare në shumë vende në tranzicion, financimi i transmetuesve publik paraqet ngarkesë shtesë. Presionet buxhetore sjellin programe jo të mjaftueshme kualitative, zvogëlim të shikuesve dhe më shumë pyetje se si të mbijetoj transmetuesi publik.

Pagesa e transmetuesve publikë: zgjedhja e mënyrës më të drejtë dhe më efikase

Larushia e argumenteve ekzistuese për themelimin e transmetuesve publik mund të sqarohet me një varg mekanizma të financimit të tyre. Shumica e vendeve përdorin burime të përziera të të hyrave, me pjesëmarrjen e llojeve të ndryshme të të hyrave të cilat mund të ndërrohen varësisht nga viti në vit. Mënyra më e vjetër dhe akoma më e mirë e mbledhjes e mjeteve për transmetuesit publik është parapagimi, shumën të cilën e paguajnë shfrytëzuesit e aparateve radio – televizive. BBC, për shembull, 100% financohet nga parapagimi. Edhe transmetuesit publik të Çekisë dhe Sllovakisë gati dy të tretat e buxhetit i sigurojnë përmes parapagimit, përderisa ORF e Austrisë siguron vetëm 43% të buxhetit. Përderisa pothuaj se çdo familje posedon së paku një TV dhe një radio, parapagimin e paguajnë të gjithë banorët. Por, pasi që secili paguan shumën e njëjtë për një aparat TV /radio, kjo shumë në të vërtetë paraqet tatim regresiv (të pasurit paguajnë proporcionalisht më pak për transmetuesit publik nga të hyrat e tyre se sa të varfrit). Gjithashtu, nga këndvështrimi praktik, parapagimin në aspektin politik është vështirë të rritet.

Shumica e transmetuesve publik, në mbarë botën, mbështeten në mjetet e ndara nga buxheti i shtetit, p.sh para të mbledhura nga taksapaguesit. Raste ekstreme janë CBC kanadeze dhe ABC e Australisë të cilat financohen vetëm nga taksat e tilla shtetërore. Këto të hyra dallojnë nga vendi në vend në Evropën Lindore dhe Juglindore. Radio Televizioni Shqiptar merr 65% të hyrave nga buxheti i shtetit, përderisa në anën tjetër STV sllovak merr vetëm 16% të të hyrave të veta nga taksat. Problemi kryesor tek të hyrat e ndara nga buxheti i shtetit është pavarësia editoriale, sepse parlamenti i një vendi është ai që aprovon financimin, zakonisht për periudhë njëvjeçare.

Në mënyrë tjetër e financimit të transmetuesve publikë është që t’u lejohet që të garojnë për të hyra nga reklamat me kanalet komerciale. Edhe pse, kjo mënyrë mbetet burim relativisht i vogël i të hyrave për transmetuesit publik. TVE spanjolle paraqet përjashtim qenësor – të gjitha të hyrat e saj vijnë pikërisht nga reklamat. Përderisa ORF austriake merr 45% të të hyrave të saj nga reklamat, që është pjesë shumë më e vogël tek transmetuesit tjerë publik (ZDF gjermane me vetëm 16%, STV sllovake vetëm 12%). Nga të hyrat e reklamave fare nuk financohen transmetuesit publik në Britani të Madhe, Australi dhe Suedi.

Roli i reklamave është sikur thika me dy teha. Ata që fuqishëm i mbështesin transmetuesit publik shpesh e kundërshtojnë idenë e mbështetjes vetëm në reklama. Sipas mendimit të tyre, kjo do të sjell deri te shkatërrimi i transmetuesve publik, deri te zvogëlimi i kualitetit të programit gjatë përshtatjes me kërkesat e publikut të gjerë. Mirëpo, reklamimi gjithashtu luan rol të dobishëm në përcaktimin e interesave të shikuesve dhe dëgjuesve. Nëse disa transmetues publik nuk mund të gjejnë askënd që dëshiron të reklamoj në kuadër të programit të tij, kjo ndoshta askush nuk ia vë veshin atij programi, që do të thotë se nuk ka shumë arsye për të vazhduar së ekzistuari.

Përfundimisht, ekzistojnë disa mënyra specifike për mbledhjen e parave për transmetuesit publik. Një pjesë e të hyrave nga reklamat tek transmetuesit komercial do të mund të ndaheshin në formë të taksës e që do të derdheshin në një fond të veçanta, e të cilat pastaj do të shfrytëzoheshin për avancimin e transmetuesve publik (Kanali 4 në Britani të Madhe financohet në këtë mënyrë). Mirëpo, këtyre skemave shpesh iu mungon justifikimi i duhur.

Nëse pajtohemi se argumenti më i fuqishëm për mbajtjen dhe zhvillimin e transmetuesit publik fillon nga brenga e mbrojtjes së standardeve kulturore dhe edukative, atëherë ndarja e mjeteve nga buxheti i shtetit duhet të jetë burimi kryesor i financimit. Sikur edhe te financimi i projekteve tjera publike nga ana e qeverisë (arsimi, infrastruktura ose teatri), të hyrat këto që paraqesin një mënyrë për financimin e transmetuesve publik. Por kjo do të kishte mund të funksionoj vetëm në ato vende me demokraci të avancuar, ku shteti dhe partitë politike nuk do të kishin ndërhyrë në politikën editoriale të transmetuesit publik.

Në trend

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Kalo në kategori