Paradigma e përjashtimit dhe kapitalizmi grabitqar!
“Edhe para Jush kanë kaluar popuj e ligje, por ecni nëpër botë dhe vëreni, çfarë përfundimi kanë pasur përgënjeshtarët.”
1. Çka është përjashtimi sociologjikë?
Procesi i përjashtimit, në fakt është një proces sistemor sociologjikë ku njerëzit e stratifikuar në shkallët e ndryshme sociale, ekonomike, politike e edhe kulturore të një shoqërie të caktuar, herë me vullnet e herë pa vullnet të vetin, i problematizojnë statuset e tyre të arritura në mënyra dhe kohëra të ndryshme.
Në botën e një revolucioni teknologjikë, ku asgjë më nuk mbetet si ka qenë , por çdo gjë zhvillohet dhe ndryshohet, procesi i përjashtimit e gjithsesi edhe ai i tjetërsimit të individit po bëhen forma dhe mënyra pothuajse normale të akomodimit me rrethanat dhe raportet që krijohen si pasojë i po këtij ndryshimi marramendës. Dikush do pyet, në ç’ vend dhe në ç’ raport po ndodhin këto ndryshime jo vetëm sociale, por edhe sosh shoqërore, ekonomike, e kulturore? Nëse shikojmë përvojat e shteteve dhe shoqërive që në një mënyrë kanë qenë objekt i eksplorimeve të kësaj natyre, kuptojmë që procesi i përjashtimit zhvillohet gjithsesi në përputhje me nivelin e emancipimit para së gjithash: ekonomik dhe politikë të atij vendi apo shoqërie.
Tani, nëse ndalemi dhe analizojmë mënyrën e jetesës, apo siç thuhet, nivelin e komforit të qytetarëve në raport me shtresat e ndryshme sociale, në procesin e globalizimit hetojmë se ajo dita ditës po merr fizionomi dhe trajtë të larmishme. E gjithë kjo dukuri ndodhë jo vetëm si pasojë procesit të ndodhur të shtresëzimit që e prodhoi revolucioni i industrializimit, por tani në kushtet dhe rrethanat e globalizimit edhe revolucioni i ri teknologjik i cili është i njohur për ndryshimet marramendëse që është duke i shkaktuar në të gjitha poret e jetës shoqërore. Por, ky proces në vende dhe shoqëri të ndryshme sjellë pasoja dhe reperkusione të ndryshme.
2. Rezervat dhe skepsat
Nëse i adresohemi procesit të infektimit të mundshëm të shoqërisë kosovare me këtë sjellje sociologjike, hetojmë dy tipa skepsash apo arsyesh:
Njëra, e cila për mendimin tim mund të shquhet si sjellje e pakrahasueshme edhe nga fakti se revolucioni i ndodhur industrial nëpër vendet e ndodhura, disi u zhvillua dhe u ngritë, jo vetëm si pasojë rrethanave dhe specifikave ekonomike e sociale, por sidomos tyreve politike (ngadhënjimi i komunizmit) dhe ideologjike, gjersa revolucioni i tanishëm teknologjik në masë të madhe duket që është duke u shtrirë në dimensionet e lartcekura, por edhe në ato vlerore-kulturore.
Dhe tjetri dyshim që ka të bëjë me dyshimet në paradigmën e ngrehinës së përjashtimit social që u prodhuar si pasojë e procesit të industrializimit, e ku shoqëria shqiptare (në përgjithësi) fare nuk ishte pjesëmarrëse në ndërtimin e këtyre kapaciteteve, e në fakt as që i ishte dhënë mundësia të akomodohej me përvojat paraprake: ekonomike, sociale, politike, e kulturore sistemit kapitalist. Shoqëria shqiptare, siç e dimë u emancipua në sistem dhe rrethana tjera të sjelljes sociologjike, pra ato socialiste ku pak a shumë jemi dakord se e atrofuan rëndë si trashëgiminë sociale ashtu edhe perspektivën ekonomike e sidomos atë kulturore.
Duke e thjeshtësuar edhe më tej këtë konstatim timin, them se: rrjedha e zhvillimit të paradigmës së përjashtimit shqiptar, si model i sjelljes sociologjike ndodhi dhe u ndërtua me përplot përpëlitje të vazhdueshme herë si model aksidental, e herë oksidental edhe për faktin se nuk zhvillua në shtratin e vetë normal, ashtu si u zhvilluan shoqëritë tjera për rreth, por u devijua nga rrugëtimi i instalimit të kapitalizmit të nisur (në Shqipëri gjatë kohës së Zogut, e në Kosovë as që kishte filluar?!) që prodhon model sjelljesh sociologjike.
Tani, nëse analizën tonë e fokusojmë në rrethanat e zhvillimeve dhe proceseve të shekullit të revolucionit teknologjik, ne rrafshin gjithëshqiptar kuptojmë se paradigma e procesit të përjashtimit në fakt merr edhe disa specifika mentale, sociale e padyshim edhe sosh kulturore të paradigmës gjysmë të nisur të sistemit të mëparshëm, pra atij komunist apo socializmit (qe dosido përkon me ekspansionin industrial). Pse e themi kështu? Për mendimin tim janë disa arsye të forta për këtë gjykim pak a shumë empirik më shumë se sa ndoshta racional. Njëri i cili ka të bëjë me trendin e fuqishëm të absorbimit të vlerave të reja identifikuese, në sferën sociale dhe sidomos atë kulturore globale, ku edhe po manifestohen më dukshëm kacafytjet kisha me thënë, fillestare midis dy sistemeve vlerore: atij tradicional (që po bënë përpëlitjet e fundit për të mbijetuar!) dhe këtij bashkëkohor (që gjithashtu me një afsh të paparë po eklipsohet në raportet tona të përditshmërisë sociale e kulturore)
3. Paradigmat e tranzicionit
Ky tip apo model i sjelljes sonë te tanishme kolektive thënë me thjesht ka te beje mënyrat apo procesin e përjashtimit te individëve dhe grupeve të ndryshme sociale, të cilat duke qene të inkorporuara në ish sistemin e paradigmës gjysme industriale, në një forme ishin bashkë ideator e të shumtën e rasteve edhe pjesëmarrës aktiv në kuptimin e dizajnimit të sistemit të mëhershëm, i cili atyre si kundërshpërblim për akomodimin e ushtruar herë me dhunë e herë me vullnet në ish sistemin e kaluar, u ofroj’ privilegje dhe statuse të benificuara sociale, ekonomike e politike. Koncepti i përjashtimit, në fakt nuk është ndonjë shpikje “made in Kosova”, por është një model i rafineruar i ekskomunikimit të njerëzve që nuk shkojnë në koherencë me kohën dhe zhvillimet e saja.
Paradigma ekonomike, konsiston më shumë në arsyet e natyrës ekonomike që i ushtrojnë grupet e ndryshme të interesit që në esencë kanë lidhje të forta si me politikën ashtu edhe me grupet e ndryshme të interesit që gravitojnë edhe në qarqe kriminale e korruptive
Në Kosovë, sikurse edhe në disa vende të rajonit, procesi i tranzicionit ishte një proces i cili me fillimin e luftës në fakt ishte ndërprerë. Këtë proces që tashme është i vetmi në rajon që po vlen për Kosovën, me se miri mund ta koncipojmë përmes disa konstruksioneve sociale. Mirëpo, nëse hyjmë drejtpërdrejtë në konceptet bazë që i ushqejnë në një mënyrë këto konstruksione, atëherë padyshim që duhet të japim një mendim sociologjik, e i cili për mendimin tonë në vija të trasha duket shume konfuz dhe i pa sistemuar edhe për shkak se mungojnë analizat empirike. Por nëse u adresohemi proceseve (ekonomike, sociale e politike) të ndodhura gjatë dy dekadave të fundit, ku edhe në fakt ndodhën përleshje të furishme midis tradicionales dhe modernes, ne mund të diagnostifikojmë në vija të trasha modele e sjelljes sonë sociologjike.
4. Kapitalizmi grabitqar i UNMIK-ut
Mirëpo, nëse dëshirojmë të japim mendimin meritor, kuptojmë që procesi i “këmbimit” (empiric exchange) të përvojave me ato te tranzicionit, na del se ky i fundit ka pësuar një fiasko të llojit te vetë në rastin e Kosovës! Ilustrimi më i mirë për këtë konstatim, pak ndoshta edhe rigoroz, janë dëshmitë e ndodhura sociologjike që ndodhën në këtë periudhë me përplot paradokse, e skandale të llojit të vetë.. Të përkujtojmë vetëm procesin e privatizimit, që në vend të prodhojë kushte dhe një ambient me të volitshëm social për të rritur kapacitetet dhe mirëqenien sociale, prodhojë pasiguri, ankth, dhe degradim jo vetëm për ish punëtorët e punësuar në gjigantet siç ishin Trepça, KEK-u dhe te tjerët, por edhe kontingjentet e reja që për çdo dite hyjnë në tregun e ri të punës,
Ky lloje kapitalizmi që unë e quaj tipik grabitqar(?!), ngase nuk përfilli asnjë rregull apo normë që vetë e ka prodhuar në vendin prej nga vjen! Kjo ndodhi ndoshta për shkak se në periudhën e pasluftës, gjithë Kosovën e administronte (UNMIK-u) administrata më heterogjene e evidentuar ndonjëherë në analet e historisë së misioneve paqeruajtëse(!?), apo ndoshta edhe për shkak se shqiptaret e Kosovës, akoma ishin të frustruar dhe ende të pamësuar me qeverisjen e vetvetes(!), apo ndoshta edhe për shkak se luftërat prodhojnë situata të tilla identike mekanike, ku administrimet globale menaxhohen me pretekste ekskluzive materiale e strategjike. Këtë, tezë lypset akoma më shumë me e analizua dhe me e debatua në të ardhmen, në qarqet shkencore sociologjike.
Por, nëse dëshirojmë të analizojmë me parametra multidisiplinar procesin e tranzicionit kosovarë, padyshim që duhet skalpelin tonë sociologjikë ta orientojmë edhe kah një tjetër drejtim që (pak kapet apo kapet si thuhet gjithnjë nga bishti!) në fakt ka të bëjë me një ish “deal” të heshtur midis një ish pjese të nomenklaturës sonë politiko-ekonomike. Që dosido përveç “bashkëjetesës” edhe u pasurua tmerrësisht shumë gjatë sundimit të administratës së UNMIK-ut ! Në anën tjetër, kjo kastë dilerësh politikë ndihmojë shumë në masakrimin (s’po gjejë fjalë tjetër!) e ekonomisë së Kosovës, duke ia fragmentarizuar asaj si: ish sindikatat e fabrikave dhe institucioneve që pak a shumë të gjendura në deliriumin e vetëkënaqësisë, (si tha një protagonist i një filmi dokumentar:” na u çliruam dhe duhet veç me bo sehir”) ishin hutuar edhe për shkak të kompetencave tashmë folklorike që ua kishte imponuar me draft ligje UNMIK-u..
Sjellja indolente dhe e papërgjegjshme e UNMIK-ut, prodhojë probleme artificiale politike (veriun e Mitrovicës: përmes kultivimit të pasigurisë së komuniteteve), skandale ekonomike në privatizim (pasoja këto që ende po reflektohen në zhgënjimin e përgjithshëm si edhe hendekun gjithnjë e me të shtuar midis të pasurve dhe të varfërve) e si edhe dallime enorme sociale (pasojat që po ndihen për çdo ditë në shtimin e varfërisë sonë të skajshme!).
Pra, duke bere një bilanc logjik të këtyre fenomeneve dhe dukurive ekstremisht evidente, është i çuditshëm fakti, se si qytetarët kosovar e durojnë edhe me tej gjithë këtë padrejtësi që u solli procesi i tranzicionit? Natyrisht për të jap një diagnozë akoma më të saktë në shifra dhe përqindje empirike do të duhej të paktën të shpupurisim disa nga dimensionet që e shkaktuan këtë gjendje, ku nga ky proces përfituan vetëm ata që u rreshtuan pas administratës së UNMIK-ut, e ata ishin kasta e re politike që po shfrytëzonte pamëshirshëm benifitet e kapitalizmit grabitqar unmikian…
Thënë më troç, janë interesant fenomenet dhe dukurit që i prodhoi kjo periudhë, por edhe më interesant duket që do të jenë këto të tanishmet (për të cilat duhet të kalojë një kohë për t’i eksploruar) që akoma fshehën prapa procesit të tranzicionit(!) që kujtojë se as një Weber apo Giddens, nuk do të mundte t’u jepte përgjigje të prera sociologjike. Por unë besojë thellë që gjenerata e studenteve të mi në master dhe doktoratë, do të mund një ditë qetas dhe pa asfare presioni t’i identifikojë e me pastaj edhe t’i hulumtoj në dimensionet e duhura shkencore këto fenomene paradoksale!. Gjerë atëherë, neve dhe publikut të gjerë kureshtarë na mbetet të përmbyllet procesi i tranzicionit, apo siç e quajta pa eufemizëm: kapitalizëm grabitqar!
Komentet mund t’i dërgoni në email adresën: fadil.maloku1@gmail.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?