Normat e larta të papunësisë në Kosovë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, duhet të jenë një alarm për Qeverinë e Kosovës. Të dhënat zyrtare të cilat flasin për një papunësi 30 për qind, sipas ekonomistëve nuk janë reale. Papunësia në Kosovë thonë ata mund të ketë kaluar 50 për qind.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thekson se zbutja e nivelit të lartë të papunësisë duhet të jetë prioritet i qeverisë.
“Norma e papunësisë nuk ka rënë në Kosovë, përkundrazi ajo është duke u rritur dhe ajo është mbi 50 për qind. Ky është një alarm për qeverinë. Në vendet e Perëndimit kur norma e papunësisë kalon mbi 15 apo 20 për qind, qeveria automatikisht jep”, thekson profesor Limani.
Autoritetet e Kosovës, shton ai, duhet të kenë një plan konkret se si të hapen vende të reja të punës. Plani konkret i cili do të mund të zbuste papunësinë në Kosovë, sipas profesorit të ekonomisë, është përkrahja e bizneseve vendore në veçanti sektori i prodhimtarisë.
Sipas tij, çdo biznesi në vend të cilit do t’i ofrohej përkrahje nga Qeveria e Kosovës, do të duhej të merret obligim të punësojë një anëtarë të një familje, që nuk ka asnjë të punësuar.
“Kjo mund të arrihet duke i favorizuar këto ndërmarrje të cilat marrin nga një punëtor me lehtësira të politikës fiskale me kushte më të volitshme të dhënies së kredive, pastaj lehtësira të politikës së tregtisë së jashtme, zvogëlimin e normës së tatimit. Pra ka një varg masash që mund të bëhen”, thekson Limani.
Harta sociale ka ndryshuar shumë pak gjatë 15 viteve të pas luftës në Kosovë. Shkalla e papunësisë dhe varfërisë vazhdon të mbetet e lartë, përderisa ky është viti i fundit kur Republika e Kosovës duhet të përmbush objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë globale.
Përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë shprehen se për uljen e papunësisë dhe rrjedhimisht zbutjen e varfërisë, autoritetet e vendit duhet të orientojnë politikat e tyre në zhvillimin e sektorit privat.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se bartës i proceseve ekonomike në Kosovë është vet sektori privat. Sipas tij, vetëm sektori privat mund të krijojë vende të reja të punës dhe se sektori privat ka nevojë për mbështetje dhe mbrojtje institucionale.
“Në qoftë se mbështetet sektori privat, në veçanti sektori prodhues, atëherë ardhmëria në punësim do të jetë shumë e ndritshme. Mirëpo, mjerimi më i madh i një shoqërie është kur administrata publike ose Qeveria është ajo që krijon vende të reja të punës. Dhe, sa më tepër krijon vende të reja të punës Qeveria ose institucionet, shumë më e madhe është varfëria dhe perspektiva”, thotë Gërxhaliu.
Trendi në rritje i migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore është potencuar se është shkaktuar nga niveli i lartë i papunësisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri