LAJMI I FUNDIT:

Paprekshmëria e Pakos

Gjëja që më së shumti e kishte tronditur politikën dhe diplomacinë shtetërore serbe si dhe përkrahësit e saj të hapur dhe të fshehur ishte fjala “pavarësi e mbikëqyrur” në planin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të emisarit Martti Ahtisaari. Thjeshtë kjo fjalë i kishte alivanosur ata duke iu treguar qartë se Kosova tanimë po ecën drejtë pavarësisë dhe proceseve tjera integruese, por edhe duke shpalosur qartë faqen e re të Ballkanit politik. Politika serbe kurrë në asnjë rrethanë në historinë politike të Ballkanit nuk ka pasur vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve në mënyrë racionale dhe pa emocione apo instinkte kafshore. Ky popull ardhacak ka qenë pengesa permanente e rrugëtimit të Ballkanit drejt çlirimit nga zinxhirët ideologjik dhe doktrinave të errëta naçertaniane. Ndërkaq edhe tani pas ndryshimeve që janë bërë në fytyrën e re të Ballkanit politik sidomos pas viteve të ’90 dhe përfundimit të luftërave të përgjakshme etnike, Serbia me politikën e saj mbetet një ndër vendet me një shikim te errët ideologjiko-nacionalist.

Sidoqoftë në kohën kur Ahtisaari kishte propozuar “pavarësinë e mbikëqyrur” për Kosovën, njëri nga këshilltarët e kryeministrit serb Vojislav Kostunica aty në shkurtin e vitit 2007 kishte potencuar se plani gjithëpërfshirës i emisarit të OKB-së është “një goditje me thikë pas shpine për politikën Serbe”, prandaj sipas tij “për ta kompensuar këtë dëm të madh Serbia duhet të kërkoj ndarjen e Kosovës”, një ide kjo e ditur tanimë e politikës serbe dhe qarqeve të caktuara ndërkombëtare në mbështetje të ideve të çmendura çubrilloviqiane dhe të çosiqiane. Këto ide ishin refuzuar edhe pse politika serbe i kishte hedhur në tavolinën e politikës ndërkombëtare menjëherë pas propozimit të emisarit Ahtisaari për statusin e Kosovës. Refuzimi kategorik i këtyre ideve për ndarje të brendshme të Kosovës ishin mbështetur qysh më herët në parimet bazë të Grupit të Kontaktit se “nuk do të ketë ndryshim të territorit të tashëm të Kosovës, ndarje të Kosovës apo bashkim të Kosovës me cilindo shtet apo pjesë të ndonjë shteti tjetër”.
Meqë këto ide ishin refuzuar atëherë, tani sërish janë shtuar zërat rreth ideve të errëta çosiqiane për ndarje apo autonomi, apo status special, apo këmbim territoresh, etj, etj. Duhet që tani fuqishëm të hedhen në shporta të mbeturinave këto ide të errëta, ashtu që Kosova si shtet i mbikëqyrur të filloj të shtrij sundimin e ligjit dhe të kushtetutshmërisë në tërë territorin e saj, këtë ajo duhet ta bëjë urgjentisht sepse në të kundërtën pasojat politike dhe juridike do të jenë të mëdha.

Ndërkaq rreth çështjes së prekjes apo modifikimit të Pakos së emisarit Ahtisaari nga institucionet e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës në lidhje me çështjen e Mitrovicës së veriut janë të gabuara. Sepse, nëse preket Pakoja atëherë duhet hapet edhe Kushtetuta, etj etj. Kjo gjë është shumë e rrezikshme sidomos për themelet e tanishme të Kosovës dhe proceseve të saj. Modifikimi apo prekja e Pakos gjithashtu do të mund t’i shërbente edhe politikës serbe e cila mezi nuk pret që të preket ajo dhe ta kërkojë hapjen e saj dhe kështu hyrjes më të lehtë në një lojë që do të mund të sillte pasoja të tmerrshme si në vend ashtu edhe në rajon. Janë tri arsye që nuk duhet të modifikohet apo hapet Pakoja e Ahtisaarit: Pakoja mbështet vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi, por me një asistencë ndërkombëtare; pastaj Pakoja është futur në kapilarët e ligjeve dhe Kushtetutës; si dhe obligimet tjera që dalin nga kjo pako.


Për ta forcuar këtë gjë do të nënvizoj tri pikë të dala nga Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurt 2008 në të cilën specifikohen qartë gjërat rreth kësaj çështje si vijon: a) Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. b) Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. c) Ne do të miratojmë sa më shpejtë që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

Prandaj nga kjo të prekesh Pakon do të thotë sikur t’i heqësh një shtyllë mbajtëse një shtëpie dhe më vonë do të shini se si shembet ngadalë e gjithë kjo ndërtesë e re. Është një rrezik i madh prekja apo modifikimi i Pakos sepse në të janë të përmbledhura të gjitha elementet që përmban tani aktualisht shteti i mbikëqyrur i Kosovës deri në një proces të mëvonshëm që do të mund të kaloj në një shkallë më të avancuara të proceseve demokratike apo më vonë si p.sh. integrimit në strukturat euroatlantike. Pra as që duhet të mendohet futja e dorës në Pakon e emisarit Ahtisaari, sepse do të kishte pasoja komplekse dhe hyrje në një rrugë të errët të proceseve si dhe një humbje e shansit të Kosovës për të ecur përpara drejtë proceseve integruese. Dhe krejt në fund duhet patur kujdes ndaj këtyre gjërave serioze dhe mjaftë të rëndësishme për proceset e demokracisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, sepse siç dihet e sidomos tani Serbia dëshiron një gjë të tillë dhe nëse e hapin Pakon institucionet e Kosovës, atëherë kjo do të ishte për Beogradin një derë e hapur, një mundësie që më pas përmes saj të hyjë drejt procesit të negociatave që do të mund ta rrezikonin seriozisht themelin e institucioneve të shtetit të mbikqyrur të Kosovës dhe ardhmërinë e saj.

Megjithatë nuk do të thotë se Pakoja e Ahtisaari për statusin e Kosovës ishte perfekte, por mund të thuhet se në realitet ajo është një ndër pakotë që i sfidon modelet në Evropë dhe Ballkan. Siç dihet Pakoja ishte gjithëpërfshirëse dhe hiqte qartë dilemat dhe koklavitjet e mëtejme brenda procesit, thjeshtë ishte dera e vetme për të dal nga hendeku dhe qorrsokaku i politikës dhe diplomacisë serbe të strucit, që kishte hedhur në proceset politike si në kohën e bisedimeve ashtu edhe pas përfundimit të tyre dhe pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë proces duhet pasur gjithashtu kujdes të shtuar ndaj zërave si p.sh ato për modele të llojllojshme në rastin e Mitrovicës së veriut si p.sh. ai i Tirolit Jugor apo veprimet tjera të pamatura e që do të ishin të dëmshme, sepse më pas do të mund ta zhvendosin procesin e nisur të Kosovës, sidomos pas mendimit të GJND-së si një peshë e madhe juridiko-politike drejt konsolidimit dhe të proceseve integruese të saj. Duhet larguar nga tavolina menjëherë lojërat e tilla për modele apo elemente tjera që nuk përputhen me kushtetutën dhe Pakon e Ahtisaarit, sepse po që se pranohet loja atëherë pasojat gjatë procesit do të jenë të pariparueshme dhe do të mund kështu të lëkundej e tërë ndërtesa e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës, nga këto ide apo modele që nuk përputhen aspak me rastin e Kosovës e aq më pak me realitetin e ri.
Prandaj lidershipi dhe institucionet e Kosovës në përgjithësi duhet që të fillojnë të shtrijnë sundimin e ligjit dhe të kushtetutshmërisë në tërë territorin e vendit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të largohen idetë apo modelet dhe veprimet jorracionale që dëmtojnë proceset dhe ardhmërinë e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës drejt rrugës së demokratizimit, shtetndërtimit si dhe integrimit në familjen evropiane.