LAJMI I FUNDIT:

Pantina e akuzon për shkelje të Ligjit për BQK-në, i përgjigjet Hamza

Pantina e akuzon për shkelje të Ligjit për BQK-në, i përgjigjet Hamza

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, pati një përplasje me ministrin e Financave, Bedri Hamza, i cili ka qenë guvernator i BQK-së, duke thënë se ka bërë shkelje ligjore kur ka vendosur të jap dorëheqje nga BQK-ja vetëm një ditë para se të bëhej ministër, derisa ligji thotë se duhet të tregoj tre muaj përpara.

“Guvernatori që ka qenë përgjegjës për periudhën që flet ky raport është këtu, por tani në cilësi tjetër, është ministër i Financave. Dua t’ia përkujtoj ish guvernatorit, tani ministër i Financave, nenin 43 të ligjit për BQK-në. Dhe neni 43 thotë kështu. ‘Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët duhet të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim presidentin ose bordin e BQK-së, të paktën 3 muaj përpara’. Zotëri guvernator, tani ministër ka dhënë dorëheqje vetëm një ditë para se të emërohej ministër. Tani kemi një ministër që ka ardhur në detyre duke bërë shkelje ligjore të një pozitë të mëhershme”, tha Pantina.

Por, Pantina mori përgjigje nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se nuk e ka shkelur asnjë ligj.


“E lexove ligjin, e lexove mirë, është mirë që në Kuvend ka jurist të mirë dhe i respektoj. Por ka dallim të madh mes asaj mundet dhe duhet. Edhe këtë juristët na sqarojnë dhe kjo mundet dhe duhet është goxha dallim i madh dhe nuk e kam bërë asnjë shkelje, sepse kur është mundet, nuk e dinë, nuk ka mundësi, kështu që në aspektin ligjor është shumë në rregull”, u shpreh Hamza. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori