LAJMI I FUNDIT:

Panairi i Artizanaleve në Gjilan

Panairi i Artizanaleve në Gjilan

Edhe në Gjilan është hapur Panairi i Artizanaleve me pjesëmarrës nga treva të ndryshme të shqiptarëve.

Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka thënë se qyteti të cilin ai e kryeson është bërë më i hijeshuar, sepse, sipas tij, ka shumë artizanale të bukura, që janë në funksion të ruajtjes së traditës, transmeton Kosovapress

Ai ka thënë se kreacionet e ekspozuara ishin shumë të mira por edhe interesante.

Ndërsa Sadbere Drishti nga Tirana, ka thënë se shoqata me të cilën marrin pjesë ato në këtë panair është e impresionuar me pritjen shumë të mirë që i bëhet nga Komuna e Gjilanit dhe nga qytetarët. Ajo ka thënë se është mirë që vajzat, femrat të kombinohen me materiale të ndryshme dhe artizanale edhe gjatë përditshmërisë.


Ndryshe, panairi është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me OJQ “Gruaja Hyjnore”. Panairi mbetet i hapur tri ditë.