LAJMI I FUNDIT:

PAlo-LOpa shtet!

Gati të gjitha shtetet në Gadishullin Ballkanik historinë e shtetësisë së tyre e kanë caktuar me data të ndarjes prej superfuqisë së atëhershme botërore Perandorinë Osmane. Me këtë sikur deshën dhe po duan që të krenohen para opinionit ndërkombëtar se sa të fuqishëm që jemi dhe mbi çfarë baza e orientimesh po lindim. Zaten tregimin për ekzistencën e tyre mund ta bëjnë përmes këtyre veprimeve që ato i quajnë diplomatike, ndërsa rrjedha e ekzistencës së tyre është e mbuluar nga veprimtari të cilat shembin në thelb bazamentet e ngritjes së tyre.

Secila shoqëri ka lindjen e saj, por me siguri ka edhe përfundimin! Me lindjen e një shoqërie të re mund të bëhet zhurmë në një sferë të globit, dhe si rezultat i asaj zhurme të tërhiqet kredoja e sensibilizimeve dhe benificioneve politike e ekonomike në favor të asaj lindjeje të re. Ndërsa lindja e Maqedonisë si shtet, pati më shumë zhurmë dhe më shumë sherre sa edhe vet ekzistenca e superfuqisë aktuale botërore SHBA-ja. Ajo lindi me 11 tetor. Po, prej ditës së parë të ekzistencës së saj në skenën e shteteve-kombe, e deri në ditët e sotshme, nuk e besoj se ka një shtet të vetëm në botë që ia ka pa të mirën këtij palo shteti miniaturë në Ballkan.

Kjo copë toke në këtë pjesë të Ballkanit u ngritë mbi konceptin e diskriminimeve dhe ekzistencën e saj e vizionet strategjike i vendoi në atë pikë. Në esencë ky shtet duhet të jetë shembull edhe i demokracisë perëndimore duke reflektuar multikulturalitetin, harmoninë, e bashkëpunimin midis popujve e civilizimeve të ndryshme. Edhe gjeografikisht edhe historikisht ky vend këtu duhet të reflektoj një mirëkuptim ndëretnik dhe asësi të paralajmëroj doza të mëdha nacionalizmi negativ.


Edhe pse disa nacionalizmin të tërin e shohin negativ, për shkak të reflektimit të madh të anëve negative të nacionalizmit të shprehur në pjesën dërmuese tek popujt ballkanik. Nëse flasim në mënyrën dëshirore, do të duhej të kuptojmë formën e organizimit të shteteve të ndryshme në botë dhe të krahasojmë me formën e organizimit të këtij shteti këtu ku iu festua lindja e tij.

Ne shqiptarët e këtij vendi, kemi merita më shumë së maqedonasit që ta urojmë lindjen e këtij shteti të ri. Zaten ne jemi baza politike dhe shoqërore mbi të cilën mbahet dhe u ngritë ky shtet. Shtetformuesit e vërtet të këtij vendi nuk janë maqedonasit, por shqiptarët e këtij vendi të cilët duheshe të jenë më syçelë gjatë të gjitha proceseve politike të realizuara në këtë vend dhe të mos bien nën ndikimin e atyre proceseve dhe në atë mënyrë edhe të margjinalizohen.

Edhe pse shqiptarët e këtushëm janë shtetformues të këtij vendi, ata janë të diskriminuar, të shkelur e të shtypur në të gjitha anët. Secila qeveri maqedonase në format e saja që dallojnë prej qeverive tjera gjen mënyra se si të diskriminoj e të shtyp shqiptarët e këtushëm. Në çdo sferë të shoqërisë shqiptari i Maqedonisë e sheh veten si qytetar i shkallës së njëzetë dhe jo si një qytetar që ka kontribuar për themelimin e këtij palo shteti në Ballkan. Ai ndjehet i huaj në këtë vend, për të cilin vet kontribuoi në shtetësinë e këtij vendi. Ndjehet i huaj në këto procese demokratike të këtij vendi për të cilin shpenzoi energjitë e tij për të parë dritë popujt e këtij vendi.

Si rezultat i sakrificës së këtij populli për të ruajtur multietnicitetin e këtij vendi, për të fituar të drejtat e veta esenciale për jetesë më të mirë, ky popull u detyrua që të kap armën dhe të dale në mal! Sot Maqedonia duhet të turpërohet para vetes dhe opinionit ndërkombëtar se mbi çfarë bazash ka ngritur ekzistencën e vetvetes.

Duhet turpëruar edhe prej pozitës politike nënçmuese të bërë ndaj shqiptarëve të këtij vendi. Zaten maqedonasit duke shfrytëzuar mbështetjen e forcave të jashtme ndërkombëtare për të ruajtur sovranitetin e vendit të tyre, i bënë shqiptarët e këtij vendi të ndjehen të huaj, dhe i fyen në të gjitha format e mundshme.

Në momentin e lindjes së idesë së federalizmit të Republikës së Maqedonisë, ose edhe ndarjes së tërësishme të saj në mënyrë natyrore, maqedonasit shfrytëzojnë pozitën e forcave ndërkombëtare për të bërë presion mbi shqiptarët e këtij vendi.

Politika të cilën po e bën “monarku” Nikolla Gruevski është politikë destruktive fillimisht për vet maqedonasit e pastaj edhe për vet ekzistencën e këtij vendi. Në këtë veprim mendoj se janë bindur të gjithë shqiptarët e Ballkanit me skandalin e Enciklopedisë së parë maqedonase dhe reklamimin e atij skandali nga ana e medieve. Gjatë gjithë veprimtarisë së reklamimit të atij skandali, është rritur kredibiliteti dhe rejtingu i “monarkut” Nikolla Gruevski dhe i ka siguruar edhe dy mandate tjera udhëheqëse në këtë vend.

Ai është në gjendje që edhe akademinë e shkencave të Maqedonisë ta shfrytëzoj në favor të ngritjes së kredibilitetit të tij tek votuesit maqedonas. Duke ngjallur ndjenjat nacionaliste tek to dhe duke i prekur në raportet ndëretnike ai ruan e emocionalisht luan me votuesit e tij, madje edhe shton numrin e tyre. Për të kënaqur oreksin e ndërkombëtareve ai lejon që të “bashkëqeverisë” me “shiptarite”, ndërsa për të shtuar oreksin e maqedonasve ai këto partner në qeveri shqiptar, cilido qoftë, i shndërron në minoritet dhe pa autoritet politik.

Kozmetika politike e këtij vendi është pro Unionit Evropian dhe NATO-s, ndërsa fytyra e vërtet e politikës së këtij vendi është orientuar drejtë Rusisë, Serbisë, e ngjalljes së ndjenjave të ish-bllokut socialist. Politika e bazuar mbi shovinizmin sllav është politik destruktive, e dhunshme dhe e padrejtë skajshmërisht ndaj çdokujt. Është e padrejtë edhe ndaj vetvetes. Padrejtësi reflekton edhe në skenën ndërkombëtare, dhe mbi konceptin e padrejtësisë luan lojën e viktimës shtet në Ballkan dhe kërkon që të ledhatohet nga forcat e mëdha botërore. Kjo vijë politike me siguri i konvenon edhe disave prej fuqive të mëdha ndërkombëtare, prandaj edhe realizohet pikë për pikë.

Shqiptarët e Maqedonisë duhet të vetëdijesohen për pozitën e tyre në këtë vend, e të mos lejojnë që të bëhen mashe për të mos u djegur duart e politikbërësve maqedonas.

Në trend

Më shumë
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni

Magazina
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Kalo në kategori