LAJMI I FUNDIT:

Palm Pre 2 për 17 shkurt!

Palm Pre 2 për 17 shkurt!

Operatorit mobil amerikan Verizon do t’i shtohet edhe një model i ri i telefonit. Kësaj radhe, do të jetë Palm Pre 2 i cili do të lansohet përmes këtij operatori, thuhet në një raport të Engadget.

Palm Pre 2 karakterizohet me ekranin HVGA me 3.1 inç, rezolucionin prej 320 x 480 pikselëve, si dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY, bashkë me kamerën prej pesë mega-piksel dhe ndriçuesin LED.

Modeli më i ri i telefonit të mençur Palm Pre 2 është një pikë mobile e cila ju lejon të qaseni në pesë pajisje të ndryshme njëkohësisht.

Ka rastisur që ky model i telefonit të lansohet pikërisht më 17 shkurt, në ditën kur ne e festojmë pavarësinë e Kosovës, ndërsa të gjithë shqiptarët që arrijnë ta blejnë këtë telefon në këtë ditë, do të kenë edhe një arsye shtesë për të festuar.


Siç është bërë e zakonshme tani, çmimi i kësaj pajisje ende nuk dihet, ndërsa ne do ta publikojmë atë, sa më shpejtë që të bëhet zyrtare një gjë e tillë. / Telegrafi /