Ekonomia në Kosovë gjatë viteve të fundit nuk ka arritur të shënojë ngritje as deri në katër për qind, pavarësisht premtimeve dhe dëshirave të partive që kanë udhëhequr vendin.
Përderisa në vitin 2010 rritja ekonomike ka qenë 5.39 për qind, në vitin 2011 po ashtu mbi 8 për qind, në katër vitet e fundit kjo rritje fillon të ulet.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2012 rritja reale e produktit të brendshëm bruto arriti normën prej 3.8 për qind, kurse në vitin 2013 pati rënë në 3.5 për qind, po aq sa ka qenë edhe vitin që lamë pas.
Parashikimet e ekzekutivit për këtë vit për rritje ekonomike janë prej 4.0 për qind, shifër kjo që dyshohet nga ekspertë për çështje ekonomike.
Për çdo vit, bartës kryesor i rritjes ka qenë sektori publik nëpërmjet investimeve kapitale. Por, për dallim nga Kosova, vendet e rajonit rritjen ekonomike nuk e mbështesin nga sektori publik, por sektori privat.
Kjo rritje vazhdimisht ka qenë e pamjaftueshme për t’i adresuar problemet me të cilat ballafaqohet Kosova, si zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Nga kjo normë “rezulton“ që papunësia të ketë një shkallë të lartë mbi 30 për qind, kurse varfëria e përgjithshme afër 30 për qind, ndërkaq varfëria ekstreme 10.2 për qind.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, një përmirësim i mundshëm i zhvillimit socio-ekonomik mund të arrihet kur rritja ekonomike të jetë dy shifrore. Por, duke marrë për bazë nivelin e rritjes në dekadën e fundit, sipas tyre do të shkojnë edhe dekada tjera deri në arritjen në 10 për qind.
Në Kosovë, rritja ekonomike përgjatë periudhës 2015-2017 pritet të jetë rreth 4.3%, në mesatare, e cila kryesisht pritet të mbështetet nga ngritja e konsumit si rezultat i rritjes së dërgesave nga diaspora, eksportit dhe investimeve.
Ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë japin disa arsye të stagnimit. Naim Gashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se faktorët kryesorë që kanë ndikuar në frenimin e zhvillimit ekonomik në vitet e fundit kanë qenë rënie e investimeve të jashtme dhe ngecja në realizimin e projekteve të mëdha, siç kanë qenë privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, vështirësitë në inkurajimin e investimeve në sektorin e minierave dhe mineraleve dhe sektorin e energjetikës.
“Nëse Kosova mund të mbajë trendin e rritjes ekonomike 4 për qind, ky është një trend i kënaqshëm. Përkundër nevojave shumë të mëdha që të kemi një rritje edhe më të madhe, duhet të marrim edhe mundësitë tona që i kemi si ekonomi kosovare. Ato mundësi janë që rritja ekonomike të sillet nga 3-4 për qind’, ka thënë Gashi.
Ai thekson se Kosova ka resurse të mjaftueshme të cilat do të mund të ndikonin në rritjen ekonomike, por që “ekzekutivi i vendit duhet të krijojë kushte që burim i rritjes ekonomike të jetë sektori privat”.
Edhe Agron Demi, kryeshef ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara GAP, tha se politikat qeveritare viteve të fundit ka qenë të fokusuara vetëm në sektorin publik, duke mos krijuar kushte për zhvillimin e sektorit privat.
“Qeveria e Kosovës përmes taksave dhe tatimeve të ndryshme vetëm sa ka rënduar gjendjen në sektorin privat si dhe investimet publike viteve të fundit kanë rënë”, tha Demi i cili e konsideron mision të vështirë mundësinë e rritjes ekonomike edhe vitet e ardhshme.
“Nëse bazohemi në premtimet që janë dhënë gjatë fushatës elektorale, se krijohen fonde miliardshe të investimeve dhe rreth 200 mijë vende të reja të punës, neve na duhet se paku një rritje ekonomike dy shifrore”, tha Demi.
Sidoqoftë, zyrtarë të qeverisë se re kanë premtuar se do t’i kushtojnë më tepër rëndësi sektorit privat. Investimet private, sipas projekt-buxhetit, pritet të rriten me një normë mesatare vjetore rreth 8.6 për qind, në mënyrë që pjesëmarrja e tyre në Bruto Produktin Vendor të rritet nga 19 për qind në vitin 2014, në 21 për qind në vitin 2017.
Konsumi i përgjithshëm përgjatë periudhës 2015-2017, pritet të rritet me një normë reale mesatare prej mbi 3.5%, ndërkohë që konsumi privat për kokë banori parashihet të rritet me 3% mesatarisht, nën supozimin që popullësia rritet me një normë prej 1.6%. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri