LAJMI I FUNDIT:

Pak ditë pasi fitoi 291 mijë euro, kampioni botëror në snooker shihet duke e pritur autobusin

Pak ditë pasi fitoi 291 mijë euro, kampioni botëror në snooker shihet duke e pritur autobusin

Legjendari Ronnie O’Sullivan fitoi Kampionatin Britanik të Snookerit fundjavën e kaluar dhe videoja që u shfaq në rrjetet sociale pak ditë pas atij momenti i gëzoi fansat.

Një tifoz duke ecur nëpër rrugët e Sheffield, qytetit ku tradicionalisht mbahet kampionati i Britanisë së Madhe, si dhe turnetë e tjerë më të mëdhenj të snooker, takoi O’Sullivanin, i cili po priste autobusin me një cigare në dorë.

“Shiko me kë po qëndroj këtu! Ronnie O’Sullivan, ylli im. Djalë i bekuar, kampion legjendar i snooker. Unë jam duke qëndruar këtu pranë tij… O Zot, nuk mund ta besoj që të takova. Të kam kërkuar. Paç fat!”, ka thënë fansi në videon e publikuar në TikTok.


Vetëm pak orë më vonë O’Sullivan mposhti në ndeshjen finale kinezin Ding Junhui me 10:7 dhe u bë kampion i Britanisë së Madhe për të tetën herë, dhe është interesant fakti se këtë e bëri për herë të parë edhe para 30 vitesh.

Me fitoren ndaj Junhuit, O’Sullivan fitoi 291 mijë euro, ndërsa në karrierën e tij ka fituar më shumë se 35 milionë euro.

O’Sullivan njihet edhe si dashamirës i makinave, më parë mediat shkruanin për flotën e tij të lakmueshme, por ai sërish preferon më së shumti Audi RS4 Avant, i cili shërben si makinë e tij familjare.

Pavarësisht gjithçkaje, snookeri i njohur përdor transportin publik, për këtë arsye mediat në ishull e cilësuan atë si një njeri të popullit. /Telegrafi/

@kingkongkhokar

♬ original sound – KKk

Në trend Sport

Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Ligat tjera
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori