Pajtimi i (pa)mundur i Seremb Gjergjit
Kandidati për President, Seremb Gjergji, premtoi se do të jetë faktor pajtues për rritjen e mirëkuptimit dhe pajtimit ndërmjet faktorëve politik në Kosovë. Sipas tij, me anë të pajtimit politik, do të rriten investimet, punësimi dhe mirëqenia ekonomike e sociale. Kjo platformë politike në shikim të parë duke shumë fisnore dhe humane, por në aspektin praktik, pavarësisht vullnetit të mirë, do të jetë shumë e vështirë të realizohet.
Poeti Gjergj Fishta është figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë. Emri i tij, më shumë është i lidhur në mënyrë të pashlyeshme me një nga krijimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, konkretisht poemën epike “Lahuta e Malcís”. Përveç, me krijimtari letrare Fishta, ka analizuar dhe shkruar edhe për zhvillimet politike të asaj kohe në Shqipëri. Ai ishte fort i zhgënjyer me zhvillimet politike të viteve ’20 në Shqipëri. Në një dorëshkrim, ai shpreh zhgënjimin e tij, për përçarjet e faktorit politik. Fishta i trembej edhe copëtimit të trojeve shqiptare, që lirinë e pavarësinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyre, dhe jo për të mirën e shqiptarëve.
Afër një shekull pas shqetësimeve të Fishtës, situata politike në Kosovë dhe Shqipëri, fatkeqësisht nuk ka ndryshuar për të mirë. Madje, kur e lexon me kujdes dorëshkrimin e para 80-të vitesh të Fishtës, të krijohet përshtypja se Ai, ende është “gjallë” edhe fizikisht në mesin tonë, por që fshehurazi është duke na vëzhguar dhe shkruar për ngjarjet aktuale politike dhe shoqërore të vendit. Të gjithë qytetarët shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe ata që jetojnë në diasporë nëse dëshirojnë të informohen për zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit të tyre, nuk kanë nevojë të përcjellin mediat elektronike dhe ato të shtypit. Mjafton të marrin në dorë dhe të lexojnë dorëshkrimet e Fishtës, Konicës… dhe aty do të njoftohen për të gjitha zhvillimet aktuale në Kosovë e Shqipëri.
Edhe pse këto dorëshkrime janë shkruar para një shekulli, zhvillimet aktuale politike në trojet shqiptare, i kanë fuqizuar dhe po i japin peshë edhe më shumë. Kosovë dhe Shqipëri edhe sot përballen me probleme të njëjta. Politikanët më shumë se kurrë vazhdojnë të jenë të përçarë, ndonëse bashkimi i tyre më së shumti i duhej qytetarëve të ardhmes së dy vendeve. Tri vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ende po përballet me shqetësimet e viteve ’20-ta të Fishtës. Ajo po përballet me rrezikun e ndarjes së Mitrovicës. Ky rrezik i ndarjes sot është bërë problem edhe tek faktori ndërkombëtar. Serbët kërcënojnë me shpalljen e pavarësisë së pjesës veriore të Mitrovicës, ndërkaq shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit në shenjë “hakmarrjeje”, kanë paralajmëruar se njëjtë do të veprojnë edhe ata nëse një gjë të tillë e bëjnë serbet në Kosovë.
Bashkimi Evropian, ndërkaq po i përdorë të gjitha mekanizmat për të zgjidhur çështjen e Mitrovicës. Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt, shkoi aq larg sa që propozoi që veriu i Kosovës, të hidhet për diskutim në tryezën politike në Bruksel. Faktori politik këtë situatë të rëndë të Mitrovicës, po e shikon në prizma të ndryshme. Ata nuk po i bashkon as ky problem serioz i ndarjes së Kosovës. Secila parti politike këtë çështje po e përdor para opinionit vetëm për konsum të brendshëm. Ata në vend të bashkimit janë përçarë dhe bërë pikë e pestë…
Kandidati për President të Kosovës, Seremb Gjergji, javën e fundit shpalosi platformën politike të tij, për postin e të parit të vendit. Ai këtë platformë e mbështet në pesë shtylla. Në këtë platformë Gjergji, premton shumë angazhime për t’ia siguruar vendit një të ardhme më të mirë. Ai, në këtë platformë politike parasheh një element shumë interesant, fisnor, por edhe human. Seremb Gjergji si kandidati për President, premton se do të jetë faktor pajtues për rritjen e mirëkuptimit dhe pajtimit ndërmjet faktorëve politik në Kosovë. Ai është i bindur se vetëm me anë të pajtimit politik, do të rriten investimet, punësimi dhe mirëqenia ekonomike e sociale te të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por, a do të mund t’i pajtojë politikanët edhe nëse vije në krye të shtetit, Seremb Gjergji?
Shkrimtari Anton Çetta në vitet ’90-ta kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmëruar dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Ai nuk kishte provuar asnjëherë që paralelisht me familjet e hasmëruar të pajtojë edhe faktorin politikë të asaj kohe, edhe pse përçarjet e tyre i shkaktonin dëm Kosovës. Shkrimtari Çetta mbase e dinte se një përpjekje e tillë do të kishte qenë e pamundur të ketë sukses. Përçarja e fundit të ASHAK-ut, është treguesi më i mirë se ky ‘fenomen’ në mesin tonë nuk është për shkak mungesës së shkollimit dhe emancipimit, por është një problem gjenetik. “Le ta dijë bota mbarë se Gjergj Fishta s´është më shqiptar!”. Kjo metamorfozë e Fishtës, fatkeqësisht ende është e gjallë. Ai këtë metamorfozë nuk e kishte përdorë për shkak se i vinte turp se ishte shqiptar, por pikërisht për shkak se ishte i zhgënjyer deri në palcë me përçarjet e asaj kohe të faktorit politik.
Përkundër zhgënjimit, as Fishta nuk kishte bërë përpjekje që të pajtojë faktorin politik të asaj kohe. Kandidati për President të Kosovës, Seremb Gjergji, është i pari që ka premtuar dhe paraparë në programin e tij, që të pajtojë faktorin politikë. Në platformën politike, Gjergji nuk tregon për mënyrën apo metodën që do ta përdorë për të arritur këtë qëllim. Pak besoj se do të mund të ketë sukses në këtë qëllim, edhe nëse do të mund të vijë në krye të shtetit. Janë shumë arsye që bëjnë të vështirë dhe të (pa)mundur pajtimin e politikës në Kosovë. Liderët politik deri më tash kanë treguar se mund të ulen vetëm me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe të pajtohen për interesat e tyre të ndërsjella politike, por jo edhe për çështje të tjera, që janë në interes të vendit.
Partitë politike në vend përveç që kanë probleme mes vete, ato përballen edhe me përçarje të brendshme. Nuk ka subjekt politik në Kosovë që nuk funksionon me anë të fraksioneve. Ato brenda ‘shtëpisë ‘ së tyre janë ndarë në dysh. Përçarjet e tyre të brendshme çdo ditë e më shumë po marrin përmasa shqetësuese për stabilitetin politik të vendit. Pajtimi i tyre thuaja se është bërë i pa mundshëm. Kushtetua e Kosovës, parasheh qartë se Presidenti, duhet të jetë person unifikues i liderëve dhe partive politike, por jo edhe të problemeve të brendshme. Dy ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli, pikërisht për shkak të përçarjeve dhe ndarjeve të partive politike,”fluturuan” nga Zyra e Presidentit, pa ju dhënë as mundësi më e vogël, që të tregohen se janë persona unifikues.
Platforma e kandidatit të parë të pavarur për President, Seremb Gjergji, për pajtimin e politikës në shikim të parë duke shumë fisnore, humane dhe e domosdoshme, por në realitet dhe në aspektin praktik, pavarësisht vullnetit të mirë, do të jetë shumë e vështirë të realizohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës