LAJMI I FUNDIT:

Pagesë me telefon

Pagesë me telefon

Google në bashkëpunim me Citigroup dhe Mastercard është duke zhvilluar një sistem për telefona celularë për pagesa, i cili aparatet telefonike të bazuara në Android duhet t’i shndërrojë në “kuleta elektronike”.

Zgjidhja e bazuar në teknologjinë për komunikim në distanca të afërta (NFC) duhet t’u mundësojë përdoruesve që vetëm ta lëvizin telefonin e tyre përpara lexuesit përkatës të arkës dhe të realizojnë pagesën.

Po ashtu thuhet se teknologjia e re do t’u mundësojë tregtarëve të sigurojnë më shumë të dhëna për klientët e tyre dhe do t’u ndihmojë në reklamime dhe oferta të veçanta në raport me përdoruesit e këtyre “portofolave elektronikë”.

Sipas asaj që thuhet, Google nuk do të përfitojë asgjë nga transaksionet, ndërsa këtë mundësi do ta kenë përdoruesit e kartelave të Citigroup që kanë telefona me Android. /Telegrafi/