LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Së shpejti marrëveshje me Serbinë për sigurimet, Idrizaj: Deklarimet e Pacollit janë politike

Pacolli: Së shpejti marrëveshje me Serbinë për sigurimet, Idrizaj: Deklarimet e Pacollit janë politike

Kompanitë e Sigurimeve dhe Qeveria e Kosovës janë duke tentuar që të arrihet një marrëveshje me Serbinë për njohjen e polisave të sigurimeve sikur me Maqedoninë, por për të ndodhur kjo marrëveshje palët ende nuk janë pajtuar plotësisht.

Kryetari i Asamblesë së Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rexhep Idrizaj, ka thënë për Telegrafin se procesi për njohjen e polisave të sigurimeve nga Serbia ka filluar para tri viteve. Sipas tij, ky proces nuk mund të ndodh shumë shpejtë.

Idrizaj, i cili përfaqëson industrinë kosovare të sigurimeve në bisedimet me Serbinë në Bruksel thotë se gjatë takimeve të mbajtura më herët, kanë avancuar bisedat por nuk janë definuar të gjitha detajet.


“Procesi i njohjes së polisave të sigurimeve nga ana e Serbisë është proces që ka filluar para tre viteve dhe nuk presim se mund të ndodh së shpejti. Ne ende nuk kemi një draft përfundimtarë të marrëveshjes”, tha Idrizaj.

Ai thotë se qëndrimet e shprehura nga Rrahim Pacolli janë politike.

“Në takimin e fundit nuk kemi marrë pjesë si industri e sigurimeve. Deklarimet e Rrahim Pacollit janë politike pasi që ai është pjesë e delegacionit si i dërguar nga Qeveria e Kosovës”, thekson Idrizaj.

Kryetari i Asamblesë së Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rexhep Idrizaj ka thënë se Kosova mund të behet anëtare e Kartonit të Gjelbër vetëm atëherë kur bëhet anëtarë e Organizatës së Kobëve të Bashkuara (OKB).

Po ashtu Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 2011, ku janë caktuar çmimet e sigurimeve, por sipas Idrizajt pala serbe nuk është duke e aplikuar atë sidomos në pjesën veriore ku futen makina pa paguar sigurimet.

Ndryshe Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi, në fushën e sigurimeve ka thënë për Radio Kosovën se shumë shpejtë pritet te arrihet një marrëveshje me Serbinë.

Kjo marrëveshje, sipas tij, do të lejonte qytetarët e Kosovës të lëvizin edhe në Serbi me polisën e sigurimit të Kosovës.

Kjo, ka shtuar ai, do t’i hap rrugë edhe hyrjes së Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Bisedimet e fundit në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në fushën e sigurimeve të automjeteve, kanë dhënë shpresë se qytetarët e Kosovës, së shpejti do të lëvizin lirshëm me kartonin e gjelbër në tërë Evropën.

Rrahim Pacolli thotë se po shqyrtohen disa variante se si do të pajisen qytetaret e Kosovës me karton te gjelbër. Nëse do të hapet një Zyrë në Prishtinë, apo Kosova do të hyjë në kartonin e gjelbër.

Ndryshe, Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve, është pajtuar që kompanitë kosovare të sigurimeve ta kenë një buxhet të përbashkët prej tre milionë eurosh, i cili i hap rrugën Kosovës drejt anëtarësimit në kartonin e gjelbër.

Vlerësohet se me hyrjen e Kosovës në kartonin e gjelbër edhe diaspora jonë që do të vijë në Kosovë, nuk do kenë nevojë të paguajë taksë sigurimi në kufi.

Por burime të Telegrafit kanë treguar se përfaqësuesi i Industrisë së sigurimeve në Bisedimet me Serbinë nuk ka marrë pjesë në takimin e fundit për shkak të njoftimit në çastet e fundit për takim në Bruksel.

Po sipas këtyre burimeve, për tu arritur një marrëveshje për polisat e sigurimit me Serbinë duhet të pajtohen edhe kompanitë e sigurime në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori