Mos pajisja e të gjitha bizneseve në Kosovë me aparate elektronike fiskale, po krijon ekonomi joformale, thonë përfaqësues të cilët mbrojnë interesat e bizneseve dhe pronarë të kompanive në vend.
Në mbi 130 mijë kompani, sa llogariten të jenë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, deri në shtator të këtij viti, sipas Administratës Tatimore të Kosovës, numri i bizneseve të fiskalizuara është 22,506, ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është 29,044.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se vetë fakti se shumë biznese nuk janë pajisur me arka fiskale tregon se në Kosovë është krijuar pabarazi në tregun kosovar.
“I tërë procesi i fiskalizimit nuk ka filluar si duhet meqë arkat fiskale që në fillim kanë qenë të shtrenjta dhe si të tilla kanë dekurajuar një pjesë të madhe të bizneseve që të instalojnë arkat që në ditët e para”.
“Ka pasur një mundësi më të mirë në atë kohë që Ministria e Financave përmes Administratës Tatimorë të Kosovës të gjejë mënyra për të subvencionuar apo mbështet bizneset në instalimin më të shpejtë të arkave fiskale”, ka theksuar Zeka.
Zeka kërkon nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa konkrete konform ligjit në mënyrë që të gjitha bizneset të jenë të pajisura me arka fiskale dhe të mundësohet mbledhja e më shumë të hyrave për arkën e shtetit.
“Autoritetet kompetente duhet të punojnë më shumë në drejtim të fiskalizmit të të gjitha bizneseve, situata aktuale që është tani po sjell pabarazi në treg dhe trajtim jo të njëjtë të bizneseve dhe mundëson përhapjen e ekonomisë joformale në tregun tonë”, vlerëson Zeka.
Vendosja e arkave fiskale, nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte bërë me qëllim të shmangies së evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe shitjet në dyqan.
Sipas ATK-së, shikuar nga këndvështrimi i parimeve të riskut, Administrata Tatimore me rastin e fiskalizimit ka realizuar objektivat, ka mbuluar atë segment të subjekteve që marrin pjesë në total me mbi 95 për qind të bruto qarkullimit vjetor të përgjithshëm në Kosovë, apo që marrin pjesë në rreth 90 për qind të të gjitha të hyrave të deklaruara dhe paguara nga tatimet.
Sidoqoftë, për drejtorin e kompanisë ”Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, me arka fiskale duhet të pajisen të gjitha bizneset.
“Mospajisja e bizneseve me arkën fiskale i bënë dy dëme, se pari buxhetin e Kosovës nuk e mbush më atë të hyra që qytetarët e kanë pagur gjatë blerjes, pra Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka ngecur në xhepin e tregtarit, apo një shërbyesi, kurse ne që i kemi arkat fiskale, të gjitha taksat (TVSH-në), që i ka paguar konsumatori përfundojnë në arkën e shtetit”, ka thënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.
Me rastin e mospajisjes të të gjitha bizneseve në Kosovë me aparate elektronike, edhe sipas Kelmendit, po krijohet pabarazi në treg.
“Qeveria duhet shumë shpejt të sjellë një udhëzim administrativ në funksion të zbatimit të ligjit për arkat fiskale në mënyrë që të gjithë akterët ekonomik të jenë të pajisur me arka, që të kemi një ekonomi të drejtë me informalitet të vogël dhe buxheti i Kosovës të mbushet me tatime reale”, thekson Kelmendi.
Vlera e gjobës për mospërdorim të pajisjeve elektronike fiskale nga bizneset, sipas ligjit është 1000 euro.
Ndryshe, me qëllim të përshpejtimit të procesit të fiskalizimit të bizneseve, udhëheqës të Ministrisë së Financave kanë ftuar qytetarët që për çdo shërbim të pajisen me kuponë fiskal, pasi mund të kthehet një përqindje e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. /Telegrafi/Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A