Në mungesë të një strategjie të zhvillimit, ekonomia e Kosovës ka hyrë në një krizë të thellë dhe para falimentimit, vlerësojnë ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë. Që nga përfundimi i luftës, autoritetet në Kosovë në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë kanë bërë përpjekje që të hartojnë strategji të zhvillimit, por që të gjitha kanë dështuar.
Vetëm për hartimin e strategjisë të punuar në vitin 2007, ishin shpenzuar 750 mijë euro. Ndërsa, për tri strategjitë tjera, thuhet se është dashur të paguhen me qindra miliona euro.
Synimi parësor i këtyre strategjie ishte zhvillimi i gjithëmbarshëm ekonomik, i bazuar në një koncept afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se zhvillimi ekonomik i Kosovës është duke u bërë në mënyrë parciale pa ndonjë strategji, vizon dhe me mungesë të profesionalizmit. “Trendet ekonomike deri më tani nuk janë të mira përveç GDP-së, që ka trende pozitive të gjithë treguesit tjerë makro ekonomik kanë shenja negative, që tregon se efikasiteti i politikës së zbatuar ekonomike nuk është i mirë. Në Kosovë nuk ka politikë ekonomike, prandaj zhvillimi ekonomik më tepër bëhet në mënyrë stihike”, vlerëson profesor Limani.
Edhe dokumenti i Qeverisë së kaluar, i quajtur “Vizioni i zhvillimit ekonomik të Kosovës për periudhën 2011-2014”, sipas ekspertëve të ekonomisë nuk ka qenë një dokument serioz.
Rritja ekonomike deri në 10 për qind, ulja e varfërisë dhe shumë synime të tjera që ishin paraparë të arrihen gjatë kësaj periudhe, nuk ishin realizuar, pikërisht, siç thonë ekspertët, për shkak të mungesës së një plani konkret të veprimit.
Eksperti i ekonomisë Lekë Musa, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pa një strategji adekuate ekonomia e Kosovës nuk mund të zhvillohet. “Qeveria e Kosovë duhet të ketë strategjinë e zhvillimit ekonomik i cili duhet të jetë një burim i premtimeve që janë dhënë gjatë fushatës elektorale, dhe kjo strategji duhet të zbërthehet në një plan nacional se si duhet të zbatohet strategjia dhe në çfarë afate të caktuara kohore”, thotë Musa.
Ai shton se pa pasur një strategji ku fokusi kryesor do të duhej të ishte krijimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nuk mund të dihet se në çfarë drejtimi është duke lëvizur ekonomia e Kosovës.
Ndërkohë, profesori i ekonomisë Musa Limani thekson se strategjitë zhvillimore të cilat janë bërë deri më tani, e të cilat kanë dështuar janë bërë në mënyrë jo profesionale dhe nuk kanë përkuar me realitetin, por me dëshira.
Sipas tij, është koha që Kosova të ketë një strategji e cila do ta ketë një parashikim real dhe të zbatohet. “Faza e parë e hartimit të një strategjie duhet të jetë që të bëhet një analizë e zhvillimit të deritanishëm të Kosovës në bazë të së cilës ne e shohim se çfarë niveli ka arritur Kosova, çfarë strukture ekonomik ka formuar dhe si kanë qenë trendët për të bazuar më pastaj prognozën për zhvillimin e mëtejme”, thekson ai.
Ndryshe, ekonomia e Kosovës gjatë viteve të fundit nuk ka pasur rritje ekonomike më shumë se tre për qind, derisa papunësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 30 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? – Flasin nga Kompania KIVO

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri