Pa njohje reciproke, bisedimet janë të dëmshme
Sinjalet që vijnë nga Prishtina për gatishmëri të bisedimeve të mëtejme Kosovë-Serbi janë jo vetëm frustruese për të gjithë shqiptarët në botë, por janë shenjë i një mosnjohjeje elementare të politikës, por edhe të diplomacisë. Si mund të ketë bisedime teknike kur më herët u nënshkruan disa marrëveshje me Beogradin nga ana e UNMIK-ut dhe EULEX-it e për të cilat asnjëherë nuk u informua pala shqiptare, e as parlamenti? Konkluzion i këtij angazhimi është që marrëveshjet e deritanishme të sforcohen me dhënien e pëlqimit edhe të shqiptarëve (lidhje e lakut rreth qafe), ngase edhe çfarëdo bisede (ta quajmë teknike) parafrazon edhe çështjen e statusit te Kosovës dhe “Autonominë substancionale”(?).
Pa njohje reciproke të statusit të Kosovës, të brendshëm e të jashtëm, por edhe publik nga ana e EULEX-it, nuk mund të kishte “bisedime për çështje teknike”, ngase pala shqiptare kështu nuk është e gatshme të jep garancinë për kurrfarë bisedimesh, e drejtë e rezervuar deri më tash për përfaqësuesin evropian në relacionet Serbi-Kosovë, duke përfshirë edhe vizitat e funksionarëve serbë. Fundja asnjëri nga liderët shqiptarë nuk e ka ketë të drejtë, meqë vota e dhënë ishte votë e sovranitetit shtetërorë..
Pluhuri i ngritur rreth preambulës kushtetuese serbe, thuajse u harrua, qeveria pranoi bisedimet me Beogradin (duke “pranuar” kështu sovranitetin serb mbi Kosovën). Nuk ka zgjidhje tjetër fare për Kosovën, kjo është shumë irrituese, por edhe politikë kapitulante po që se vazhdohet me bisedime të tilla, ngase kjo e drejtë ishte e rezervuar për UNMIK-un, pastaj EULEX-in, BE-5… Pse pra shqiptarët të involvohen në lojëra të tilla? Janë këto përpjekje për zhvendosje të institucioneve sipas dëshirës së estabilishmentit ndërkombëtar, duke mos respektuar fare normat demokratike, duke anashkaluar stabilizimin dhe forcimin e institucioneve demokratike të mbështetura nga elektorati dhe populli.
Për të fshehur mosefikasitetin politik duke treguar edhe mosnjohje të sistemit politik, qeveria e Kosovës demonstron arrogancën politike kundër interesave jetike të shqiptarëve. Në këtë mënyrë bëhet edhe manipulimi me votën e elektoratit meqë për qëllime të caktuara politike-individuale pretendohet që të bëhet personalizimi dhe privatizimi i institucioneve, duke mos e bërë as më të voglën përpjekje për vendosjen e institucioneve në baza konstitucionale. Janë pra brengosëse faktet se si interesat e përgjysmuara dhe parciale partiake janë mbi ato shtetërore, kjo ngase klasa politike nuk është e pavarur në gjykimet politike…!?
Gradualisht po tregohen “rezultatet” konkrete të “një asme” të vazhdueshme “kronike” që po shkakton ngulfatje kolektive. Që dhimbja të jetë edhe më e madhe me shenja të “varjes kolektive”, është fakti se politika zyrtare e Prishtinës po tregon një mospërfillje të skajshme të interesave nacionale të shqiptarëve, duke ua vënë lakun atyre me takimet “e guximshme” me palën serbe. Korniza Kushtetuese – Pakoja Ahtisaari – Kushtetuta e Kosovës, preambula e Kushtetutës serbe, dhe pranimi për bisedime i lidershipit shqiptar është jo vetëm zhgënjyes, por në parim është koncept kapitullues (u dashtë disa vite të luftës që problemi i Kosovës të ndërkombëtarizohet, gjatë të cilit proces diplomacia amerikane u involvua drejtpërdrejtë duke u angazhuar ushtarakisht së bashku me britanikët, duke anashkaluar burokracinë e OKB-së me angazhim e fluturakeve të NATO-s kundër regjimit fashist të Serbisë, duke ngritur ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës në shkallën më të lartë).
Pas kaq vitesh të një politike dështake u dashtë që pala shqiptare të harrojë angazhimin amerikan në Ballkan, duke goditur veten dhe duke i vënë në lëkundje interesat nacionale të saj. Do të ishte shumë më e pëlqyeshme që qeveria dhe parlamenti i Kosovës të ofronin zgjidhje të brendshme brenda koalicionit shumicë-pakicë me minoritarë e jo të koketohet me qeverinë e Beogradit për “biseda teknike”, edhe pse faktikisht në këtë fazë çdo bisedë me palën serbe (bisedimet teknike zhvillohen vetëm në bazën e pranimit reciprok ndërshtetërorë) dhe çdo takim eventual do të nënkuptonte edhe pranimin e sovranitetit serb në një pjesë të Kosovës veriore, apo të serbizimit të Kosovës ashtu siç ishte në preambulën e Kushtetutës së Unionit Serbi-Mal i Zi (të cilin pala shqiptare në Mal të Zi e refuzoi bindshëm dhe nuk e pranoi), më vonë pas pavarësimit të Malit të Zi.
Skepticizmi nuk është i pavëmendshëm ngase shqiptarët në përgjithësi kanë një përvojë të hidhur me përfaqësuesit e popullit, kjo ngase në të kaluarën “përfaqësuesit” ishin të autoritetshëm në rrethin ku jetonin, ata ishin vetëm një mekanizëm institucional për ta zgjatur kolonizimin në Kosovë, në të vërtetë shqiptarët në Kosovë asnjëherë nuk kanë qeverisur me veten, ata kanë zbatuar urdhrat e të tjerëve, ngaqë kjo ishte edhe gjëja më e lehtë për pushtetarët. Kuvendarët komunistë të Kosovës në Kuvendin e njohur si Kuvendi i Prizrenit e shitën Kosovën dhe ia bashkëngjitën Serbisë, Kuvendarët e Kosovës e shitën edhe një herë Kosovën dhe me votën e tyre (kundër votuan dhjetë, ndërsa të tjerët heshtazi pranuan pushtimin) dhanë bekimin që të shkelet me tanke toka shqiptare (edhe pse të gjithë qytetarët e Kosovës, pa përjashtim ndër ta edhe shumë minoritarë kundërshtuan ndryshimin e amendamenteve në Kushtetutën federale dhe atë të KSAK).
Gjërat kanë ndryshuar për të mirë, por a do të jetë e mundur që ky parlament në këtë përbërje politike të ndryshojë rrjedhën e historisë, sidomos paralajmërimet për hapjen e “bisedimeve teknike” për të cilat…, kush i ka kompetencat, dhe kush do të qëndron pas nënshkrimit të marrëveshjes me palën serbe (cilat çështje janë paraparë gjatë bisedimeve eventuale), gjithashtu edhe problemi elektro-energjetik është i hapur… Është kjo pra një lojë mbi të ardhmen e Kosovës, për pasojat e mundshme barrën e përgjegjësisë do ta bartin parlamentarët, por edhe cilido nga bashkëbiseduesit e mundshëm shqiptarë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?