Pa kundërgoditje
Nëse është e vërtetë ajo që raportojnë mediat se presidenti në detyrë që është edhe kryetar i Kuvendit te Kosovës, zoti Jakup Krasniqi, çështjen e zgjidhjes së krizës institucionale e ka lënë në duart e partive politike, atëherë liderët tanë nuk kanë pasur ndonjë moment më të mirë për ta provuar rolin e tyre konstruktiv në ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës.
Është moment shumë i volitshëm që të gjithë liderët e partive politike ta tregojnë vullnetin e mirë dhe zemërgjerësinë e tyre për ta gjetur rrugën më të mirë të daljes nga kriza aktuale. Retorika e politikanëve se vendi nuk ka krizë institucionale më nuk bën punë. Fakti se me këtë ka filluar të merret edhe Brukseli flet mjaft se ajo është realitet, por çështja është se si të tejkalohet sa më mirë.
Së pari, besoj se nuk është e tepërt të ritheksohet se shkaktar i kësaj krize në mënyrë të dyfishtë është zoti Fatmir Sejdiu. Një, pse për një kohë të gjatë kishte shkelur Kushtetutën e vendit dhe dy, pse pas dorëheqjes së tij tërhoqi edhe ministrat e LDK-së nga qeveria pa llogaritur pasojat për vendin. Zoti Sejdiu dorëheqjen e tij e përjetoi si një komplot politik e jo si rezultat të injorimit të rolit të presidentit në respektimin e Kushtetutës së vendit. Kështu, ai humbi balancën refleksive dhe goditja e tij kundër “komplotit” paranoik përfundoi në gjoks të shtetit.
Sido që të jetë, situata është kështu si duket dhe kjo nuk është e pazgjidhje. Nëse liderët tjerë bëjnë të njëjtën gjë, çdo goditje dhe kundërgoditje e tanishme ndaj njëri-tjetrit ka gjasa të përfundojë atje ku përfundoi grushti i Sejdiut. Partitë politike dhe liderët e tyre janë këtu për ta mundësuar funksionimin e shtetit të Kosovës e jo për ta penguar atë. Edhe pse është e qartë kush e shkaktoi këtë krizë institucionale, përgjegjësia kryesore për hapat e mëtejmë bie mbi partinë kryesore, pra PDK-në dhe lidershipin e saj. Aq më tepër kur dihet se kjo parti është bartëse e funksioneve më të larta shtetërore, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë. Tani është koha që PDK t’i lërë anash interesat dhe favoret që i ofron një moment i caktuar dhe të veprojë me gjakftohtësi dhe maturi politike drejt zgjidhjes më të mirë për vendin dhe qytetarët e Kosovës.
Ajo që kërkohet në këtë moment është ruajtja e frymës njerëzore të bashkëpunimit të partive politike për ta gjetur çelësin e përbashkët të daljes nga situata, pa marrë parasysh kush çfarë fuqie politike përfaqëson momentalisht. Fundja, zgjedhjet janë në prag dhe nuk është larg dita kur do të konfirmohet fuqia e secilit. Pra, partitë politike duhet ta bëjnë një vlerësim të thuktë të krizës institucionale dhe të përcaktohen qartë midis alternativës së zgjedhjeve të parakohshme me datën që tashmë është caktuar, apo të zgjedhjeve të jashtëzakonshme me një datë që së pari do t’i shërbente situatës së krijuar e së dyti interesave të secilit grupim politik.
Nëse alternativa e parë konsiderohet si zgjidhja e ligjshme, atëherë është mirë që të mos dilet prej saj. Vetëm të konfirmohet vullneti i subjekteve politikë dhe të vazhdohet me agjendat aktuale politike dhe shtetërore duke përmbushur çdo vakuum të përkohshëm institucional në mënyrën më të mirë të mundshme. Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me interesat e vendit tani është e rëndësishme që të sigurohet funksionimi sa më normal i të gjitha niveleve të pushtetit. Është përgjegjësi sidomos e dy partive më të mëdha në vend, pra e PDK-së dhe e LDK-së që edhe pse nuk qeverisin së bashku të krijojnë një atmosferë tolerance e mirëkuptimi që Kuvendit t’i mundësohet funksionimi me kapacitet të plotë. Normalisht se rol konstruktiv duhet të ruajnë edhe partitë tjera parlamentare.
Vendimet e Kuvendit dhe Projektet e Qeverisë që konsiderohen jetike për momentin nuk bën të prolongohen si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërpartiake dhe aq më pak e kapricieve individuale. Nëse zhvillimi dhe përparimi ekonomik i vendit vazhdon të vuajë për shkak të mosmarrëveshjeve me motive të përfitimeve paraelektorale, jeta e qytetarëve të Kosovës në vitin e ardhshëm në vend se të shënojë përmirësime, do të bëhet edhe më e vështirë. Meqë zgjedhjet parlamentare janë shumë afër, votuesit kanë fatin që shkaktarin e vërtetë ta dënojnë shpejt dhe meritueshëm, por askush nuk mund ta kthejë faktorin kohë për t’i riparuar ngecjet që do të ishin prodhim anësor i krizës.
PDK dhe LDK mbajnë të gjithë pluset dhe minuset e qeverisjes së derikëtushme. LDK bart minusin për krizën e tanishme institucionale. Për këtë ajo duhet të reflektojë në vlerësimet brenda partiake. PDK mban përgjegjësinë për qeverisjen e mëtejme të vendit. Puna e Kryeministrit Thaçi duhet të fokusohet në kompletimin dhe funksionimin e qeverisë deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri me tani autoriteti i tij, të paktën formalisht është i pacenueshëm dhe nuk ka arsye objektive që të kërkohen alternative tjera. Opsioni i qeverisë teknike është zgjidhje e keqe, sepse nuk siguron as minimumin e kontinuitetit të projekteve aktuale të Qeverisë. Kurse, opsioni i formimit të qeverisë me mandatorin nga LDK-ja nuk është serioz, sepse nuk do të ishin reale pritjet që një parti e cila e futi vendin në krizë të jetë prijëse për dalje nga kriza!
Duket që zgjedhjet e parakohshme dhe 13 shkurti paraqesin zgjidhjen më të mirë për të gjithë dhe nëse ka mundësi kushtetuese ky opsion do të duhej të konfirmohej si vendimtar. Të gjitha partitë politike kanë nevojë të reflektojnë për punën e tyre të deritashme dhe të punojnë për shtetin dhe për vetveten, kurse është mirë që Vetëvendosjes dhe Frymës së re edhe formalisht t’u jepet më shumë hapësirë për t’u organizuar. Kjo datë do të përputhej edhe me shpresën e AAK-së që lideri i tyre Ramush Haradinaj të ishte prezent dhe në gjendje për të garuar në zgjedhje.
Partitë politike nuk rrezikohen nga pluralizmi politik dhe demokracia, por nga niveli i punës dhe organizimit të tyre. Është në interes të qytetarëve të Kosovës që të krijohet terren i përshtatshëm dhe i barabartë për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në garat politike të radhës. Ky interes duhet të respektohet që Kosova të jetë në gjendje për të votuar më të mirët në drejtimin e ardhshëm të vendit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?