LAJMI I FUNDIT:

Osteoporoza dhe densitometria

Osteoporoza dhe densitometria

Densitometria: hap revolucionar në mbrojtjen e shëndetit të femrës pas menopauzës.

Dr. Neshet Rizvanolli, mr. sci., internist
“Diagnostika Plus”, Prishtinë
tel. 038/533 533

Osteoporoza, apo ashti poroz, është sëmundje që karakterizohet me masë të ulët ashtërore dhe çrregullim të strukturës së indit ashtëror, e cila pastaj bëhet shkas për thyeshmëri të rritur të ashtit dhe tendencë për fraktura, në veçanti të kërdhokullave, kurrizit dhe kyçit të dorës.

Osteoporoza është kërcënimi kryesor për shëndetin e më shumë se gjysmës (55%) së popullatës mbi 50 vjeç. Femrat në periudhën pas menopauzës janë katërfish më të rrezikuara nga osteoporoza se meshkujt e moshës së njëjtë. Megjithëse kjo sëmundje konsiderohet si problem i të moshuarve, ajo mund të atakojë në çdo moshë.


Simptomat

Osteoporoza shpesh quhet “sëmundje e qetë" sepse humbja, dobësimi i ashtit nuk jep simptome. Njerëzit nuk do të dyshojnë se kanë osteoporozë deri sa eshtrat të dobësohen në atë masë që një traumë minimale bëhet shkas për frakturë të ashtit apo kolaps të vertebrës, duke shkaktuar dhembje të fortë të kurrizit, humbje të gjatësisë, apo deformime si kifoza etj.

Faktorët e rrezikut

Disa nga kategoritë e popullatës janë më të rrezikuara nga osteoporoza. Faktorët që rrisin mundësinë për zhvillimin e osteoporozës dhe frakturave quhen “faktorë të rrezikut” dhe të tillë janë:

• Përjetimi i frakturës pas moshës 50 vjeçare;
• Përjetimi i frakturës nga anëtarët e ngushtë të familjes;
• Konstitucioni: te qenit i hajthëm dhe i gjatë;
• Mosha e shtyrë;
• Prania e osteoporozës në familje;
• Mungesa e estrogjeneve si rezultat i menopauzës, e në veçanti asaj të hershme apo të shkaktuar nga intervenimi kirurgjik;
• Anorexia nervosa;
• Mungesa e kalciumit në ushqim gjatë jetës;
• Mungesa e vitaminës D;
• Trajtimi me ilaçe te caktuara (kortikosteroide, kemoterapi, antikonvulsant, etj)
• Prania e sëmundjeve të caktuara kronike;
• Vlerat e ulëta të testosteronit te meshkujt;
• Një stil i jetës joaktiv;
• Pirja e duhanit;
• Pirja e tepruar e alkoolit;
• Mungesa e periodave menstruale (amenorrhea);
Detektimi

Testet e specializuara të quajtura teste të densitetit mineral të ashtit (bone mineral density; BMD) mundësojnë matjen e densitetit të eshtrave në pjesë të ndryshme të trupit.

Parandalimi

• Dieta e balancuar, e pasur me kalcium dhe vitaminë D;
• Ushtrimet fizike;
• Jeta e shëndetshme, pa duhan dhe alkool të tepruar;
• Konsultimi me kohë i profesionistit për “shëndetin e eshtrave”
• Testimi i densitetit të eshtrave dhe, sipas nevojës, trajtimi adekuat

Medikamentet

Megjithëse osteoporoza nuk është sëmundje që shërohet, ilaçet e pranuara për mjekimin dhe parandalimin e osteoporozës te gratë pas menopauzës janë:

Medikamentet antiresorptive– bifosfonatet

– Alendronate dhe alendronate me vitamin D ( te njohur si Fosamax® dhe Fosamax® plus D);
– Ibandronate (I njohur në treg si Boniva®);
– Risedronate dhe risedronate me kalcium (të njohur si Actonel® dhe Actonel® me kalcium);
– Zoledronic Acid (brand name Reclast®).

Medikamentet antiresorptive

Calcitonina (me emrat Fortical® dhe Miacalcin®)

Terapia me hormone Estrogjene (në dispozicion shumë preparate komerciale)

• Megjithëse të aprovuara për trajtim, duhet dhënë përparësi preparateve tjera për shkak të efekteve anësore;

Modulatorët selektiv të receptorëve estrogjenik (SERMs)
Raloxifene (i njohur si Evista®).

Medikamentet ndërtuese (anabolike) të ashtit

Teriparatide – Parathyroid Hormone ( Forteo®)

Çka ka është densitometria?

Skanimi i dendësisë së ashtit, metodë kjo e njohur edhe si absorbometria radiografike me energji të dyfishtë ose densitometri, është një formë e avancuar e teknologjisë radiografike që shërben për matjen e dobësimit të ashtit. Densitometria është bërë një standard i pranuar për vlerësimin e dendësisë minerale të ashtit.

Densitometria më së shpeshti realizohet duke skanuar pjesën e poshtme të kurrizit dhe kërdhokullat. Aparatet portabël për densitometri që përdorin valët e ultratingullit e jo rrezet X mundësojnë matjen e dendësisë së ashtit në kyçin e dorës, gishta dhe thembër, dhe mund të përdoren për qëllime skriningu.

Për çfarë qëllimesh përdoret densitometria?

Densitometria më së shpeshti përdoret për zbulimin e hershëm te osteoporozës, një çrregullim që shumë shpesh e hasim te gratë pas menopauzës, por gjithashtu e hasim shpesh edhe te meshkujt. Osteoporoza konsiston në humbjen graduale të kalciumit duke e bërë ashtin më të “hollë” dhe më lehtë të thyeshëm.

Skanimi densitometrik ka rëndësi të veçantë edhe për vlerësimin e efekteve të trajtimit për osteoporozë dhe patologjive tjera që shkaktojnë demineralizim (humbje) të ashtit.

Testi densiotometrik mund të përcaktojë edhe rrezikun për zhvillimin e frakturave te një individ i caktuar.

Përcaktimi i dendësisë së ashtit me densitometri rekomandohet fuqishëm nëse:

* Jeni femër në periudhën pas menopauzës dhe nuk merrni estrogjene;

* Ju apo nëna juaj keni përjetuar frakturë të kërdhokullës apo pini duhan;

* Jeni një femër në periudhën e pas menopauzës me gjatësi mbi mesatare apo/dhe e hajthm;

* Jeni mashkull me gjendje klinike që shoqërohen me dobësimin e ashtit;

* Përdorni barëra që dihet se shkaktojnë dobësim të ashtit, duke përfshirë këtu kortikosteroidet si Prednisona, ilaçet për mjekimin e konvulzioneve si Diolantina dhe disa nga barbituratet ose terapia substitutive tiroidiene;

* Vuani nga diabeti tip 1, sëmundje të mëlçisë, të veshkës apo në familje keni të sëmurë nga osteoporoza;

* Vuani nga sëmurjet e gjëndrës tiroide si hyperthyroidismi;

* Vuani nga sëmundjet e paratiroidës sikurse hyperparathyroidismi;

* Keni përjetuar frakturë pas një traume të lehtë;

* Keni të dhëna radiografike për frakturë të unazave ose shenja tjera të osteoporozës.
Ekzaminimi lumbal lateral i kurrizit që është një ekzaminim me doza të ulta të rrezeve X dhe që përdoret si test skrining për fraktura të unazave të kurrizit duhet rekomanduar pacientëve të moshuar, në veçanti kur:

* Konstatohet humbja më shumë se 2 cm të gjatësisë trupore;
* Kanë dhembje të papritur të kurrizit;
* Nëse skanimi densitometrik jep rezultate kufitare.

Si duhet bërë përgatitja për ekzaminim?

– Në ditën e ekzaminimit mund të ushqeheni normalisht. Nuk duhet marrë preparate të kalciumit së paku 24 orë para ekzaminimit.

– Duhet të vishni rroba të lehta dhe të rehatshme duke iu shmangur rrobave që përmbajnë pjesë metalike (pulla metalike, zinxhirë, mbërthyes apo rrypa).

– Mund të kërkohet nga ju që t’i heqin disa nga rrobat, syzet, bizhuteritë dhe objektet metalike që mund të interferojnë me imazhet radiografike.

Informoni mjekun nëse keni pasur ndonjë ekzaminim radiologjik me barium apo me kontrast radiologjik për tomografi te kompjuterizuar CT) apo skanim me radioizotope (scintigrafi). Në raste të tilla duhet shtyrë ekzaminimin për 10-14 ditë.

Gratë duhet informuar teknikun apo mjekun nëse ekziston dyshimi për shtatzënësi sepse testi nuk duhet aplikuar në shtatzëni për shkak të rrezikut për fetusin. Nëse ekzaminimi është i domosdoshëm, atëherë duhet marrë masat për rrezatim sa me të ulët të fetusit.

SI FUNKSIONON DENSITOMETRIA QENDRORE/Whole Body

Përparësitë dhe mangësitë

Densitometria qendrore emeton një vrushkull rrezesh të buta X me dy nivele energjetike: njëri absorbohet në indet e buta dhe tjetri në eshtra. Sasia e absorbuar nga indet e buta “zbritet” nga sasia e përgjithshme e energjisë së absorbuar dhe mbetja do të japë dendësinë minerale të ashtit.

Densitometri posedon një program të sofistikuar kompjuterik që bën llogaritjen dhe prezantimin në ekran të matjeve densitometrike. Përveç ekzaminimit të tërë trupit, procedurat standarde janë: matja e dendësisë në vertebrat lumbale, në kërdhokulla dhe në kyçin e dorës.

Një procedurë plotësuese është i ashtuquajturi Ekzaminim Vertebral Lateral (Lateral Vertebral Assesment) që mundëson skriningun e frakturave vertebrale. Kjo procedurë është e padëmshme, realizohet shpejtë dhe është e padhembshme (joinvazive). Doza e absorbuar është 0,01 mSv që është përafërsisht doza ditore që absorbon organizmi nga radioaktiviteti natyror bazal (background) ose 1/10 e një radiografie të mushkërive.

* Një densitometër portabël që emeton rreze ultraviolete bën testimin e dendësisë së ashtit në pjesët periferike si gishti, thembra apo kyçi i dorës, mirëpo për shkak të variacioneve të masës së ashtit në lokacione të ndryshme, matja e thembrës nuk është gjithmonë një test i saktë për vlerësimin e dendësisë në kurriz dhe kërdhokulla.

Kush e bën interpretimin e rezultatit dhe çfarë parametra fitojmë?

Analizën e rezultateve të ekzaminimit e bën radiologu i trajnuar për mbikëqyrje dhe interpretim të rezultateve por skanimi densitometrik mund të interpretohet edhe nga reumatologu apo endokrinologu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori