LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Zhbogar po diskriminon kompanitë vendore, favorizon të huajat

Osmani: Zhbogar po diskriminon kompanitë vendore, favorizon të huajat

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka shpërthyer sot gjatë shqyrtimit të ligjit për prokurimin publik. Ai ka treguar se në këtë ligj është duke u shkel kushtetuta e vendit dhe atë është duke e bërë përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.

Sipas deputetit të LDK-së, Zhbogar po diskriminon kompanitë vendore duke i favorizuar ato të huajat, pasi që ka ndodhur gjashtë herë që zyra e Zhbogarit ta kthejë ligjin, duke e arsyetuar se nuk është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian, transmeton KosovaPress.

“Është me diskriminimin që po bëhet me insistimin e Bashkimit Evropian që ka të bëjë me përparësinë e dhënies në tender të ndërmarrjeve vendore në poentim. Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë diskriminim kur ka të bëjë me konkurrencën fer. Po ka qenë insistim i Zhbogarit, i cili është mundu edhe me më tregu forcën. Po atëherë ne do të flasim haptas të tregojmë se cilat janë interesimet e të tjerëve që të ndërhynë në ligjin e prokurimit. Ne duam ligj të prokurimit të kontrolluar transparent të zbatueshëm edhe ata që e zbatojnë të jenë mirë të trajnuar”, ka thënë Osmani.


Osmani ka thënë që të mos lejohen këto ndërhyrje, pasi që kjo përgjegjësi bie direkt mbi Ministrinë e Financave.

Ai, është deklaruar se dëshirojnë një ligj të mirë dhe të krijohen mundësi që çdokujt t’i krijohet mundësia të ketë transparencë në shpenzimet e parasë publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori