Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova do të jetë e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por si shtete të barabarta dhe në një proces që do të rezultojë me njohjen reciproke.
Osmani tha se Kosova do të jetë e përgatitur për dialogun dhe të respektojë interesat e qytetarëve të Kosovës, ndërsa tha se nuk do të diskutohet në Bruksel për kufijtë pasi Kosova më 17 shkurt 2008 është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, në kufijtë ekzistues.
“Për Kosovën procesi i dialogut duhet të ketë një rishikim, ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e qytetarëve të Kosovës…. në një proces që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë aktual të Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se ka kërkuar që sapo të formohen institucionet e reja të marrin informatat për këtë proces 10 vjeçar të dialogut për të parë cilat marrëveshje janë zbatuar, e cilat jo.
Sipas saj, nga vlerësimi i deritanishëm Serbia nuk ka zbatuar shumicën prej tyre, raporton Telegrafi.
Ushtruesja e detyrës së presidentes tha se duhet të hapet një kapitull i ri në dialogun me Serbinë.
“Duhet të sigurohemi në radhë të parë, respektimin e vijave të kuqe të cilat nuk lejojnë të negociohet për kufijtë e Kosovës apo rregullimin kushtetues…. Kosova më 17 shkurt e ka përmbyll këtë proces dhe nuk ka çka të diskutohet shtet i pavarur dhe sovran”, tha Osmani.
“Ne presim që dialogu të jetë ndërmjet dy palëve të barabarta dhe të trajtohemi si të tilla edhe nga Bashkimi Evropian. Statusi i Kosovës si shtet i pavarur është determinuar më 17 shkurt”, tha Osmani.
Ajo më tej tha se do të punojnë me opozitën pasi sipas saj vetëm kur Kosova flet njëzëri është e suksesshme.
“Do të punoj shumë afër me opozitën, shoqërinë civile, mediat, qytetarët…Presim të kemi koordinim ndërmjet SHBA-së njërën dhe BE-së anën tjetër, pasi vetëm kur ka pasur bashkëpunim transatlantik ka pasur suksese”.
Osmani tha se Republika e Kosovës e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit duke dialogur me Serbinë, pavarësisht se nuk ka kërkuar falje për krimet.
“Koha është që në Bruksel dhe gjetiu të kërkohet përgjegjësi nga Serbia”, tha ajo.
Sipas saj, deri në qershor nuk ka ditë në Kosovë që nuk përkujtohet ndonjë masakër prandaj kërkesa për drejtësi do të jetë e përhershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja