LAJMI I FUNDIT:

Orizi bojëkafe mbron nga diabeti

Orizi bojëkafe mbron nga diabeti

Studimet e reja të cilat kanë analizuar më shumë se 200 mijë persona, kanë vërejtur se duke zëvendësuar orizin e bardhë me atë ngjyrë kafe mund të ulet edhe rreziku për prekje nga diabeti.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se konsumi i lartë i orizit të bardhë është i lidhur edhe me rrezikun më të madh për t’u prekur nga diabeti krahasuar me konsumin më të ulët të tij.

Në anën tjetër shkencëtarët kanë vërejtur se te grupi i cili ka zëvendësuar pjesërisht (50 gr/ditë) orizin e bardhë me oriz ngjyrë kafe, gjasat për t’u prekur nga diabeti kanë qenë 16% më të ulëta. Nëse orizi i bardhë është hequr krejtësisht prej përdorimi, rreziku është ulur madje në 36%.

Autorët bëjnë të ditur se për shkak të procese të ndryshme të përpunimit të orizit të bardhë dhe atij ngjyrë kafe, edhe efektet janë të ndryshme. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori