LAJMI I FUNDIT:

Origjinaliteti, dituria, plagjiatura dhe analfabetët

Origjinaliteti, dituria, plagjiatura dhe analfabetët

Titullin e mora nga fjalët lavdëruese për vetën dhe fjalët ofenduese që doktorët e shkencave në Prishtinë ia bëjnë njëri-tjetrit.

Veç të sqarohemi me pak fjalë se çka quajmë plagjiaturë? E çka kërkim shkencor?
Sqarimi më i mirë vjen nga Steven Wright: “Të vjedhësh ide nga një person i vetëm është plagjiaturë. Të vjedhësh ide nga shumë persona është kërkim shkencor”!

Meqë Kosova e jonë e dashur është në fazën e përplasjeve të mëdha për të gjetur rrugët e duhura për zhvillim të gjithmbarshëm, në skenë kemi edhe lloj-lloj doktorë shkencash që më shumë rrinë duke shpenzuar energji për ta atakuar njëri-tjetrin, sesa me ndonjë kërkim shkencor, respektivisht me ndonjë vjedhje idesh apo teorish për të fituar ndonjë titull tjetër apo ndonjë shkronjë më shumë si parashtesë para emrit dhe mbiemrit.


Pa dashur të ofendoj askënd, por vërtetë është e çuditshme lufta e intelektualëve rreth Universitetit të Prishtinës.

Disa doktorë shkencash i quajnë madje edhe analfabetë disa doktorë shkencash tjerë, se gjoja titujt i paskan fituar me plagjiaturë.

Cilët qenkan ata doktorë shkencash në Prishtinë që kanë ndonjë teori apo diçka të ngjashme të patentuar ndërkombëtarisht si një shpikje e tyre gjatë kërkimeve shkencore?!

Ma gjeni ndonjërin që ta rilexoj me vëmendje (flasim për shkenca shoqërore)?

Të gjithë janë plagjiatorë nga një kënd i vështrimit. Disa që kanë bërë doktoratën me programet e mega-biznesmenëve, për të qenë pastaj masha e tyre në zinxhirin e bizneseve për procesin e globalizimit, aq shumë ofendojnë pjesën tjetër të intelektualëve duke i quajtur ata edhe analfabetë, vetëm pse ata nuk paskan bërë një titull në një program të huaj. Ndërsa, veten po e quajnë edhe origjinal. Origjinal në çka? Në shkencë!? Nuk e kam as idenë sesi do të mund ta shpjegojnë origjinalitetin e tyre shkencor! Ndoshta duke lexuar librat origjinal të Dr. Filan Fistekut!

Është neveritëse tendenca për të ngritur veten në maje të shkencës, e në anën tjetër duke ofenduar kolegët dhe profesorët tjerë. E gjitha nën emrin e një reforme universitare, gjoja se Universiteti mund të reformohet nga një individ i vetëm.

Pikë së pari ky mendim mbi reformën është një naivitet i skajshëm, që një doktor shkence nuk do të duhej absolutisht ta kishte. Reformat në Universitetin e Prishtinës mund të zbatohen vetëm përmes komunikimit njerëzor mes profesorëve aktualë dhe klasës intelektuale që shprehin vullnet për të kontribuar në Universitet. Përndryshe, derisa profesorët ndahen në blloqe duke ofenduar njëri-tjetrin se kush ka bërë më shumë e kush më pak plagjiaturë, atëherë në vend të reformave do të ketë veç ndërrime të rektorëve dhe dekanëve, ndërsa plagjiaturat do të vazhdojnë të shtojnë shkronjat DR, MR, Prof. Dr. Ass, etj. para emrit dhe mbiemrit të atyre që vuajnë për tituj e që nuk ia varin aspak shkencës.

Mbi të gjitha, nuk janë titujt e njerëzve që i bëjnë ata të bëjnë ndryshimet, por janë ndryshimet e bëra nga disa njerëz që iu japin atyre tituj që mbahen mend nga historia. Andaj, në vend të përçarjeve dhe mend-shitjeve, uluni bashkë pranë tryezës dhe zgjidhni problemet e reformës universitare mbi bazat e arsyes. Nëse ëndërroni ta bëni UP-në sikur Universitetin e Bolonjës, atëherë vërtetë keni ambicie të mëdha. Por, për ta bërë një gjë të tillë, duhet të zgjoheni nga gjumi dhe të ia filloni punës.

Në trend

Më shumë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat

“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin

Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin

Shëndetësi

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Kalo në kategori